Pse nuk duhet të keni frikë nga yndyrat?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse nuk duhet të keni frikë nga yndyrat?

Dekadat e fundit, yndyra- një element që gjendet në djathë, gjalpë dhe proshutë- ka fituar një reputacion të keq.

article-humbje-peshe-avokado Pse nuk duhet të keni frikë nga yndyrat?

Duke filluar nga 1980-at, yndyra filloi të konsiderohej si e kundërta e të shëndetshmes. Shumë besuan se konsumi sa më i vogël i yndyrës ju bën më të shëndetshëm.

“Në vitin 1980, udhëzimet dietale për amerikanët përfshinin rekomandime për kufizim të konsumit të yndyrës deri në jo më shumë se 30% kalori,” shpjegon Brian Tanzer i The Vitamin Shoppe, specialist i certifikuar i nutricionit me M.S në shkencën e të ushqyerit. “Kjo rezultoi në një çmenduri ku gjithçka, biskotat, jogurti ishin me shumë pak yndyrë kurse kremrat e sallatave dhe mishi gjysmë i gatshëm (Deli) ishin pa yndyrë fare. Këto rekomandime shkuan nëpër programe ushqimi të spitaleve, shkollave dhe ushtrisë.”

Por, edhe pse tani e dimë se yndyra nuk është forca e keqe që kemi menduar, prapë produktet janë me pak yndyrë dhe shumë njerëz vazhdojnë ta shohin si diçka negative dhe nuk e përfshijnë në dieta të shëndetshme.

“Në vitin 2002, Gary Taubes publikoi një libër të quajtur Kaloritë e mira, kaloritë e këqija e cila bën një rishikim të hulumtimeve dhe mungesës së hulumtimeve, që dërgonin në përfundime të dietave me nivele të ulëta të yndyrës,” thotë Paul Kriegler, R.D., L.D., C.I.S.S.N., Pn1, asistent, menaxher i programit për Life Time Weight Loss të Life Time Fitness. “Përmbledhja ishte se në fakt, kishte shumë pak dëshmi të qarta për të arsyetuar dietat me nivele të ulëta të yndyrës.”

Kështu, dietat me pak yndyrë nuk kontribuojnë të shëndet më të mirë apo humbje të peshës (të paktën, jo në periudhën afatgjate), por yndyra dietale duket të mbetet njëfarë tabuje që njerëzit e shmangin.

“Deri më tani, keqkuptimi më i madh është se të ngrënit e yndyrës nuk është e shëndetshme dhe mund të çojë të fitim të peshës dhe sëmundje kronike,” shpjegoi Tanzer.

“Studimet më të reja tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit të rafinuar dhe kalorive është kontribuuesi më i madh i sindromës metabolike epidemike, e cila rrit rrezikun për obezitet, llojin e 2 të diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare.”

Sigurisht, ka lloje të ndryshme të yndyrës dhe jo të gjitha janë krijuar njësoj-disa janë më të shëndetshme se të tjerat.

“Yndyrat e shëndetshme përfshijnë yndyra të mono ngopura, të cilat gjendet në avokado dhe vaj ulliri, si dhe yndyrat e poli ngopura-omega 3 duke përfshirë salmonin dhe sardinjën dhe yndyra omega-6 që gjenden në arra, fara dhe disa vajra bimore,” thotë Tanzer. “Sasi të vogla të yndyrave të ngopura si vaji i arrë-kokosit dhe gjalpit mund të përdoren për gatim të kontribuojnë në ngopje.”

Një lloj i yndyrës që duhet të shmanget është trans yndyra.

“Shmangni çfarëdo ushqimi që përmban vaj pjesërisht të hidrogjenizuar, i cili ka trans yndyra,” tha Tanzer. Këto yndyra kanë treguar të rrisin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe mund të gjenden në ushqime të paketuara si biskotat, tortat dhe petullat.”

Kur vjen te përfshirja e yndyrave më të shëndetshme në dietë, duhet të kushtoni vëmendje llojeve të burimeve shtazore që po zgjidhni të konsumoni. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.