Pse njerëzit e shëndetshëm s’duhet të konsumojnë pije energjike

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse njerëzit e shëndetshëm s’duhet të konsumojnë pije energjike

Të gjithë kemi nevojë për më shumë energji çoftë kur dalim e kalojmë një natë jashtë ose mbesim ca orë më shumë në punë. Dhe nëse pini një pije energjike, mund ta arsyetoni këtë duke thënë se kjo është në rregull, pasi kurrë nuk e keni bërë. Pra ju jeni në dijeni për efektet e mundshme negative, por kjo është vetëm për ata njerëz që pinë çdo ditë, apo jo?

Lifestyle-00008a Pse njerëzit e shëndetshëm s’duhet të konsumojnë pije energjike

Nëse nuk jeni konsumues i rregullt i pijeve energjike (ose i varur nga kafja, ose konsumues i rregullt i çdo forme tjetër të kafeinës), ju jeni ajo që studiuesit e quajnë “naivë të kafeinës”. Trupin nuk e keni të mësuar me këtë simulant, dhe sipas një studimi më të ri kjo i bënë pijet energjike më të rrezikshme për ju – edhe nëse jeni i ri e i shëndetshëm.

Studiuesit e Mayo Clinic, të cilët i paraqitën rezultatet e studimit të tyre në konferencën vjetore të American College of Cardiology, ia dhanë nga një pije energjike ose zëvendësim mashtrues të saj (i njohur si efekti Placebo) disa të rinjve të moshave nga 19 deri në 40 vjet me presion normal gjaku. Të nesërmen, ata ua dhanë një lëng tjetër për të pirë. Studiuesit pastaj panë ndryshimet në presionin e gjakut dhe të rrahurat e zemrës për të dy ditët, dhe po ashtu krahasuan se si konsumuesit e rregullt të kafeinës (ata që konsumojnë 160 mg ose më shumë kafeinë – sa sasia e një filxhani kafeje – çdo ditë) dhe atyre që konsiderohen si “naivë të kafeinës”.

Pas konsumimit të pijes energjike, presioni i gjakut tek pjesëmarrësit e këtij studimi u rrit. Dhe nëse jeni në grupin e atyre personave që nuk përdorë rregullisht kafeinën, ky ndryshim bie në sy edhe më shumë. Ky është një fakt shqetësues, pasi ndryshimet në presionin e gjakut mund të dërgojnë sinjale stresuese në zemër dhe mund të ju bëjnë të rrisin shqetësimin.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.