Pse femrat qajnë më shumë se meshkujt?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse femrat qajnë më shumë se meshkujt?

Të bëhemi të sinqertë: A keni qarë ndonjëherë kur jeni të stresuar në punë? A keni vajtuar ndonjëherë muajin e kaluar pasi keni dëgjuar histori të tmerrshme në lajme? A mbani me vete shami sa herë shikoni filma të Nicholas Sparks?

article-lifestyle-femra-duke-vajtuar Pse femrat qajnë më shumë se meshkujt?

Nëse përgjigja juaj ishte po në njërën nga këto pyetje, atëherë ju mund të jeni grua- të paktën, sipas stereotipit të zakonshëm. Ne jemi gjinia e ndjeshme, ne i veshim emocionet në mëngë, ne qajmë vetëm se kemi nevojë për të qarë. Por, përderisa do të jemi të parët që themi se ka shumë gra që nuk i përshtaten stereotipit, shkenca ka zbuluar se truri ynë është i programuar ashtu që ne të reagojmë në këtë mënyrë.

Hulumtuesit kanadez mblodhën njerëz të shëndetshëm të shohim një grumbull fotografish dhe të tregojnë për secilën fotografi nëse u përçon ndjenja pozitive, negative apo neutrale. Gjatë gjithë kësaj kohe, ata ishin duke regjistruar nivelet hormonale në skanerët e trurit. Hulumtuesit zbuluan se gratë shpesh i konsideronin imazhet negative si më shumë stresuese në krahasim me burrat. Si dhe, sa më të larta nivelet e testosteronit apo estrogjenit që secili pjesëmarrës kishin, aq më fuqishëm reagonin.

Kjo diferencë u tregua në skanimet e trurit. Te burrat, komunikimi në mes situatave- dhe amigdala, që është e përgjegjshme për të na lajmëruar për kërcënime-ishte më e fortë. Shkencëtarët spekuluan se sa më e fortë lidhja, aq më racionale ishte dmPFC që e zvogëlon amigdalën e frikësuar, duke rezultuar në zvogëlim të intensitetit të emocioneve. Dhe duket se testosteroni e forconte atë lidhje në mënyrë të konsiderueshme.

“Është e mundur që gratë fokusohen më shumë në ndjenjat e prodhuara nga këta stimuj, kurse burrat mbeten më pasivë drejt emocioneve negative, duke u munduar ti analizojnë stimujt dhe efektet e tyre”, tha Stephane Potvin, Ph.D, hulumtuese në Insitut Unversitaireen Sante Mentale dhe bashkë-autore e studimit.

Por çfarë ka të bëjë e gjithë kjo me të qarën tuaj gjatë The Fault in Our Stars (Faji në yjet tona) (OK, është edhe faji jonë!). Praktikisht, hulumtuesit thanë se gratë janë biologjikisht me të ndjeshme në situata që janë të frikshme ose të trishtueshme, kështu që ne kemi më shumë gjasa të ndjejmë ato emocione-dhe në mënyrë më të fuqishme-sesa burrat. Sa më i lartë të jetë niveli i estrogjenit, aq më e ndjeshme do të jeni. (Tung, PPM) Kjo mund të shpjegojë pse gratë kanë më shumë gjasa të preken nga disa probleme mendore në krahasim me burrat, si për shembull fakti që gratë janë dyfish më të rrezikuara të preken nga depresioni, në krahasim me burrat, sipas Mayo Clinic.

Sidoqoftë, përderisa shumë njerëz mund të mendojnë se të qenit shumë emocionale është një gjë negative-dhe sigurt ka raste kur lotët e pakontrolluar nuk janë adekuat- do të donim të theksonim se të qenit e ndjeshme apo empatike është diçka e mirë dhe ka plot mënyra si mund ti përdorni në avantazhin tuaj. Për shembull, të pranoni emocionet dhe ndjenjat tuaja në vend se ti shtypni ato mund të ju ndihmojë të tejkaloni situatat më të vështira të jetës. Quajeni superfuqi e gruas. Ne mund të jemi të ndjeshme, po kjo nuk do të thotë që nuk jemi të forta. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.