Pse djersiteni nga stresi dhe si ta ndaloni

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse djersiteni nga stresi dhe si ta ndaloni

Djersitja është e pranueshme në një ditë me 90 gradë (32 gradë celsius) në New Orleans përderisa jeni duke vendosur një rekord personal për ushtrimet e burpees- jo edhe aq si një dhomë konferencash gjatë takimeve të mëngjesit. Përpara se të luftoni këtë perspirim jo të mirëseardhur, duhet të kuptoni se jo çdo lloj i djersitjes krijohet njësoj.

article-lifestyle-stresi-djersitje Pse djersiteni nga stresi dhe si ta ndaloni

Nxehtësia, aktiviteti dhe stresi janë shkaqet kryesore për djersitje, por djersitja që shkaktohet nga ankthi ka një burim të veçantë dhe kërkon mënyrën e vet të përballimit. Por mos u stresoni për këtë gjë-lexoni dhe gjeni pse ndodhë dhe si mund ta ndaloni.

Pse djersitja e stresit është ndryshe

“Djersitja e stresit është e veçantë sepse vjen nga një gjëndër tjetër’’, thotë Kati Bakes, shkencëtare e djersitjes-po, ky është titulli i saj- për Procter & Gamble. Lagështia që rezulton nga sesionet CrossFit apo një ditë tipike gushti vjen nga gjëndra ekrine kurse djersitja për të cilën “duhet të bëj një prezantim në PowerPoint” vjen nga gjëndra apokrine.

Gjëndrrat apokrine kryesisht gjinden në nën-sqetullat tuaja, më pak në ije dhe, çuditërisht, në veshin e brendshëm, thotë Bakes. Gjëndrat ekrine gjinden në tërë trupin tuaj dhe ndihmojnë në rregullimin e temperaturës duke lëshuar lagështi që avullon.

Por kur të përjetoni djersitje të ftohtë nga nervoza- kur mundoheni të bisedoni me Ryan Gosling-un e zyrës tuaj, për shembull – enët e gjakut nuk zmadhohen ashtu siç do të zmadhoheshin gjatë djersitjes nga koha e nxehtë, shpjegon Ramsey Markus, M.D, profesor i asociuar i dermatologjisë në Baylor College of Medicine në Houston. Duart dhe këmbët tuaja mund të duken të ftohta, sepse gjaku juaj drejtohet te organet vitale kur jeni nën stres.

Pse duhet të djersitemi gjatë stresit

Sinjalet për djersitje të stresit vijnë nga pjesë të ndryshme të trurit në krahasim me djersitjen nga të nxehtit, thotë Markus. “Kur ndjeni ankth, sistemi simpatik bën që duart, këmbët dhe nën-sqetullat tuaja të perspirojnë”, shpjegon ai. “Kjo ju përgatit juve për reagimin lufto-apo-ik”. Ai sugjeron se lagështia e shtuar mund të ketë ndihmuar paraardhësit tanë të kapin armët apo të mbahen tek tigri dhëmbë-mprehët. (Kjo ul intensitetin e çfarëdo stresi që po ndjeni, apo jo?).

Evolucioni mund të luajë rol në arsyen pse lëshojmë aroma kur jemi të stresuar’’, thotë Bakes. Nëse diçka më e madhe se macja e shtëpisë ju ndjek, aroma e keqe mund të neverisë një grabitqar si dhe i le njerëzit përreth të kuptojnë se ka rrezik, shpjegon ajo. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 9 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.