Pse disa femra humbin më shumë peshë nga ushtrimet

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse disa femra humbin më shumë peshë nga ushtrimet

Disa femra mund të përfitojnë më shumë se tjera nga ushtrimet e njëjta, kurse, sipas një studimi të ri, pjesë e arsyes për këtë janë gjenet.

article-humbje-peshe-femrat-ushtrime Pse disa femra humbin më shumë peshë nga ushtrimet

Femrat, pjesë e studimit të cilat kishin shënues gjenetik të caktuar fituan peshë pasi përcollën një regjim për trajnim të forcës për një vit, kurse femrat të cilat nuk i kishin këta shënues humbën peshë pas të njëjtin regjim, thanë hulumtuesit. Hulumtuesit kërkuan gjenet të cilat lidhen me studime të mëparshme me rrezik të rritur për obezitet.

Këto gjetje mund të sugjerojnë se famrat të cilat kanë gjene që i predispozojnë drejt obezistetit duhet të ushtrojnë më shumë për të arritur rezultatet e dëshirueshme të humbjes në peshë dhe mund të kenë më shumë nevojë tu dedikojnë vëmendje dietës së tyre, thotë autori i studimit Yann C. Kliementidis, profesor-asistent u epidemiologjisë dhe biostatistikës në University of Arizona në Tukson.

“Është një mur më i lartë për tu ngjitur nëse ke predispozita gjenetike (për obezitet),” thotë Kliementidis. Sidoqoftë, ai theksoi se “ushtrimet janë të mira (për shëndetin tuaj) në shumë mënyra, jo vetëm përbërja e trupit dhe pesha’’.

Në studim, hulumtuesit kontrolluan mostra të ADN nga 84 femra të moshave prej 30 deri 65, duke u fokusuar në gjenet që lidhen me obezitet. Hulumtuesit kërkuan prej femrave të përfshihen në ushtrime me intensitet të lartë të rezistencës dhe ushtrime me ndikim të moderuar me pesha, për të paktën një orë, tri ditë në javë, për një vit. Për të analizuar efektet e ushtrimeve tek femrat, hulumtuesit i grupuan në bazë të rrezikut gjenetik për obezitet.

Hulumtuesit zbuluan se ushtrimet kishin ndikim më të madh si në humbje të peshës edhe në humbje të dhjamit te femrat, rreziku gjenetik për obezitet i të cilave ishte më i ulët në krahasim me femrat të cilat kishin rrezik më të lartë gjenetik për obezitet.

Për shembull, femrat me gjene që kishin rrezik të lartë për obezitet shtuan mesatarisht 1.2 kg gjatë periudhës së studimit, kurse femrat të cilat kishin gjene me rrezik të ulët për obezitet humbën peshë mesatarisht 1.3 kg.

Gjithashtu, hulumtuesit zbuluan se femrat me gjene që kishin rrezik të lartë për obezitet mbajtën të njëjtën përqindje të yndyrës në trup përgjatë periudhës së studimit, kurse femrat të cilat kishin gjene me rrezik të ulët për obezitet humbën mesatarisht 2.7% të yndyrës në gjak.

Studimi tregoi se “përfitimet që dikush mund ti ketë nga ushtrimet varet nga niveli i rrezikut gjenetik (për obezitet)’’, tha Klimentidis

Indekset e masës së trupave (BMI-të) e femrave në fillim të studimit variuan prej 19 (normal) te 33 (obezë). Femrave iu kërkua të ndryshojnë dietat e tyre për kohëzgjatjen e studimit.

Nuk është e qartë se si gjenet e asociuara me BMI mund të luajnë rol në ndikimin e ushtrimeve në peshë dhe kompozim të trupit, thane hulumtuesit. Një mundësi është se këto gjene mund të bashkëveprojnë me ushtrime përmes mekanizmave fiziologjik si ngopja, shija dhe rregullimi i shpenzimit të energjisë.

Por, është gjithashtu e mundur se njerëzit që kanë rrezik të ulët për obezitet mund të përgjigjen ndryshe ndaj ushtrimeve, në sensin e sasisë që konsumojnë dhe energjisë që e shpenzojnë, në krahasim me ata që kanë rrezik të lartë, thotë studimi.

Më shumë studime mund të bëhen për të ndihmuar në identifikimin e mekanizmave që mund të përfshihen në lidhje, thonë hulumtuesit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.