Pse dietat pa gluten nuk ndihmojnë në humbjen e peshës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse dietat pa gluten nuk ndihmojnë në humbjen e peshës

Mendoni se heqja dorë nga gluteni do t’ju ndihmojë të humbni peshë? Nuk jeni vetëm: Sipas një pyetësori të vitit 2013, 27% e amerikanëve besojnë se eliminimi i glutenit nga dietat e tyre do tu ndihmojë të heqin kilogramët e tepërt. Personalitete të profilit të lartë si Miley Cyrus dhe Victoria Beckham thonë se jetesa pa gluten i ka ndihmuar ato të humbasin peshë gjithashtu. Problemi i vetëm? Nuk ka absolutisht asnjë dëshmi apo arsye to mbështesë këtë mendim, thotë një hulumtim i ri i publikuar në The Journal of the American Academy of Physician Assistants.

article-ushqim-pa-gluten Pse dietat pa gluten nuk ndihmojnë në humbjen e peshës

“Amerikanët kanë dëshirë të kërkojnë shkopin magjik që do të ua zgjidhë shumë prej problemeve shëndetësore”, thotë Glenn Gaesser, PhD, autore e studimit dhe drejtoreshë e qendrës së hulumtimeve Healthy Lifestyles në Arizona State University. “Por ne nuk mund të gjenim as edhe një studim të vetëm që e mbështet deklaratën e humbjes së peshës nga dieta pa gluten.”

Sipas Gaesser, janë vetëm tri arsye pse dikush duhet të fillojë dietën pa gluten:

1. Nëse keni alergji nga gruri apo alergji në proteinat e grurit e cila kap 0.1% të popullatës dhe zakonisht largohet pas fëmijërisë.

2. Nëse keni sëmundje të zorrëve apo çrregullim auto imun i cili afekton 1% të popullatës.

3. Nëse keni ndjeshmëri ndaj glutenit që nuk lidhet me zorrët (NCGS), gjendje e karakterizuar nga simptoma si gazrat, fryrje, lodhje dhe kokë dhimbje pas ngrënies së produkteve që përmbajnë gluten. Nuk ka ende test të saktë për NCGS (përkundër alergjisë ndaj grurit apo sëmundjes së zorrëve, të cilat mund të detektohen me anë të testeve të gjakut), kështu që diagnoza është subjektive. Mbetet i paqartë numri i njerëzve të afektuar nga NCGS.

E nëse nuk bëni pjesë në njërën nga këto tri kategori? Nuk ka absolutisht asnjë arsye pse të hiqni dorë nga gluteni.

Sigurisht që braktisja e ushqimeve të rënda në karbohidrate, produkteve të procesuara që përmbajnë gluten si buka, pastat dhe drithërat mund të ju ndihmojnë të humbisni peshë. Kjo sepse ato ushqime janë burimi kryesor i kalorive dhe sheqerit në dietën tipike amerikane, shpjegon Gaesser duke shtuar se të njëjtat ushqime kanë nivele të ulëta të fibrave që luftojnë urine, pak proteina dhe nutrientë të tjerë. Mirëpo, vetëm të kaloni në versione të dietave pa gluten nuk do të ju bëjë më mirë: Produktet pa gluten zakonisht përmbajnë mjaftueshëm kalori dhe sheqer si ushqimet e tjera që përmbajnë gluten dhe për më tepër që janë shumë ushqyese.

Gjithashtu, rezultatet e hershme të hulumtimit tregojnë se gluteni mund të ketë përparësi shëndetësore të vetat: Në dy studime të ndara, proteinat e grurit rezulton të ulë tri gliceridet, një lloj i kolesterolit të “keq” me 19%. Në një tjetër studim, eliminimi i glutenit në disa pjesëmarrës zvogëloi numrin e baktereve të dobishme në zorrë.

Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni problem me tretjen e glutenit? Gaesser thotë që, në vend se të shkoni te mjeku juaj i përgjithshëm, shkoni të një nutricionist i regjistruar që ka specializim në këtë fushë. Vendi i duhur për të filluar është Akademia e nutricionit dhe dietikës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + 10 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.