Pse çdo gjë ju ngre nervat kur jeni të lodhur

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse çdo gjë ju ngre nervat kur jeni të lodhur

Si dikush që ka nevojë për shumë gjumë për të funksionuar, një natë e keqe dhe pa gjumë mundet, lehtësisht të më bëjë ti sulem dikujt i cili edhe mund të më duket qesharak ditën tjetër. Përderisa gjithmonë kam menduar se kjo ka qenë një e metë e personalitetit e cila kishe nevojë për të punuar në të, hulumtimi i ri i publikuar në The Journal of Neuroscience sugjeron se ndoshta nuk është fare faji yt. Rezulton që deprivimi ndaj gjumit mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të kontrolluar emocionet duke ju bërë të reagoni më emocionalisht ndaj sfidave ditore. (Edhe pse, lajm i mirë, hulumtimi i fundit tregon se Deprivimi ndaj gjumit nuk është shkas për brengosje për shumicën e amerikanëve).

article-lifestyle-nerva Pse çdo gjë ju ngre nervat kur jeni të lodhur

Në studim, hulumtuesit nga Tel Aviv University zbuluan se reagimet hiper-emocionale lidhen me sasi të vogla të fazës së gjumit REM (lëvizje e shpejtë e syve) i cili është vital për kujtesën, mësimin dhe performancën mendore. Ata bënë 18 vullnetarë të memorizonin sete numrash përderisa ishin të detyruar të injoronin imazhet e që tërhiqnin vëmendje e që ishin ose të pakëndshme ose neutrale. Çdo person kompletoi memorizimin në dy mënyra të ndryshme: herën e parë, detyra u kompletua pas një nate normale me shtatë deri në nëntë orë, kurse tjetra pasi kishin qëndruar zgjuar për 24 orë rresht. (Tingëllon si ankthi im më i madh).

Gjatë gjithë kohës, hulumtuesit e regjistronin aktivitetin e trurit duke shikuar specifikisht në amigdalë dhe korteksin para-frontal, pjesë të trurit që procesojnë emocione (aktiviteti në amigdalë është më i lartë kur përjetojmë emocione si zemërimi, kënaqësia, pikëllimi, frika dhe nxitja seksuale).

Hulumtuesit gjetën se kur njerëzit kishin pushuar mirë, amigdala e tyre përgjigjej fuqimisht ndaj imazheve negative, ashtu siç pritej dhe nuk ndikoheshin nga imazhet neutrale. Ata që ishin të deprivuar nga gjumi treguan nivele të larta të aktivitetit ne amigdalë për të dy llojet e fotove, edhe ato të pakëndshmet edhe fotot neutrale, kurse aktiviteti u zvogëlua dukshëm në korteksin para-frontal që rregullon emocionet. (Psst: A mund të ndikojë një natë me pak gjumë në ushtrimet tuaja?). Në realitet, kjo mund të tregohet nga ngjarje neutrale-një telefon që cingëron, i dashuri juaj që ju bën pyetje, radha në Starbucks- ju bëjnë shumë nervoz.

Në thelb, deprivimi ndaj gjumit e humb aftësinë e trurit të dallojë saktësisht çka kërkon përgjigje emocionale e çka jo. (Në mënyrë tronditëse, shkenca po ashtu tregon se Deprivimi ndaj gjumit mund të rrisë produktivitetin në punë.) Kështu që gjëja më e mirë që mund të bëni është të ndaloni çdo lloj veprimi apo vendimi të ngutur (të bërtisni në telefon, të acaroheni me të dashurin, të dilni jashtë kafenesë stuhishëm) dhe, flini. Shkenca thotë se gjërat do të duken shumë më mire në mëngjes, përderisa keni marrë mjaftueshëm nga zzz-jat tuaja. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.