Pse burrat nuk do ta kuptojnë kurrë si është të jesh shtatzënë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Pse burrat nuk do ta kuptojnë kurrë si është të jesh shtatzënë

Lifestyle-00001a Pse burrat nuk do ta kuptojnë kurrë si është të jesh shtatzënë

Të nderuar burra,

Dëgjoni, e kemi një muhabet bashkë. Është njëri prej atyre muhabeteve ku ju duhet të dëgjoni me vëmendje në vend se të buzëqeshni, pohoni me kokë, dhe të mërmëritni fraza pohuese emocionale në intervalet të caktuara kur jeni duke shikuar në Twitter për të rejat e fundit të lojës.

Por… në rregull, ja ku qëndron problem: Ashtu sikur ne gratë që kurrë nuk do ta kuptojmë si është t’i urinosh shkronjat e emrit në mur, ju kurrë nuk do ta kuptoni si është ta mbani një fëmijë nëntë muaj në bark. Nuk jeni fajtorë, vetëm se kjo është një e vërtetë e jetës.

Përveç arsyes së natyrshme biologjike, burrat duket se vërtetë e kanë fiksim shtimin e peshës gjatë shtatzënisë. Edhe Tre Baballarët i mundonte e njëjta gjë, ankoheshin vazhdimisht për vështirësitë gjatë lëvizjes dhe se ndjeheshin trashaluqë. Por mbipesha është vetëm njëri nga mikro-aspektet në universin e pafund të shtatzënisë.

Kjo është asgjë fare në krahasim me gjinjtë e fryrë, qimet që dalin kudo (mos pyet se ku), dhe nevoja për të shkuar në tualet çdo 30 sekonda. Pastaj vjen kapsllëku, neveria e papritur për ushqimin që iu ka pëlqyer dje, dhe vala e baticës së hormoneve që iu bëjnë të qani, bërtisni, uria e pazakontë që ju bën të dëshironi palapeta bananeje në orën 1 pas mesnate. Uh, po kjo i ka ndodhur një shoqes time.

Kur jeni shtatzënë, këto gjëra ndodhin. Dhe nuk ndalen për 40 javë rresht.

E tash le të flasim për lindjen, dhe nuk e kam fjalën këtu për lindjen e diellit. A ju ka ndodhur ndonjëherë ta nxirrni jashtë trupit tuaj një qenie njerëzore? Besomëni është më shumë se epike. Edhe mëkeq, keni kohë nëntë muaj të mendoni se çfarë do t’iu pret gjatë lindjes. Është sikur t’i shohësh numrat e “Jackass” në xhirim të ngadalësuar nga një orë rresht çdo javë para se ta provoni ndjesinë e vërtetë.

Atëherë në rregull, dëshironi ta ndihmoni partnerin juaj, dhe kjo është në rregull. Vërtetë është në rregull. Nëse dëshironi ta përjetoni shtatzëninë e vërtetë, paramendoni veten me hemorroidet, shtoni rreth 30 kilogramë, fryni këmbët dhe urinoni të brendshmet sa here që te shtini/kolliteni ose merrni frymë gabimisht. Oh edhe lejoni dikë t’iu godas në bark disa herë brenda ditës me intervale të shkurtra tre minutëshe sepse kështu përjetohen kontraksionet Braxton Hicks.

Derisa jeni duke i përjetuar të gjitha këto hidhni nga dollapi të gjitha rrobat që ju pëlqejnë, dhe vishni rroba ekskluzivisht që janë super të mëdha në të gjitha aspektet.

Nuk dëshironi ta provoni këtë në lëkurën tuaj? Atëherë thuaji partneres tuaj se sa e mrekullueshme është sa herë tu jepet mundësia. Kjo i ndihmon asaj më shumë se që ju mund ta imagjinoni. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − eleven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.