3 proteina bimore që nuk jeni duke i ngrënë – por që do të duhej

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 3 proteina bimore që nuk jeni duke  i ngrënë – por që do të duhej

Nëse po kërkoni ushqime që përshtaten në çfarëdo diete, proteinat qëndrojnë në maje të listës. Vegjetarianët dhe veganët e dinë se fasulet e pasura në proteina janë shoqja më e ngushtë. Proteina është tejet e rëndësishme për riparimin e muskulit, për energji dhe për të mposhtur urinë, thotë Kelly Pritchett, PhD, RDN, dietologe dhe përfaqësuese e Academy of Nutrition and Dietetics. Dobia e këtyre lëndëve ushqyese shpjegon pse përgatitësit e ushqimeve janë duke bërë forma të reja të tyre dhe duke i përfshirë në produkte të reja. Tri burimet e reja të proteinave janë algat, Quinoa dhe pulset (fasulet, bizelet, thjerrëzat), sipas Institute of Food Technologists (IFT).

article-ushqim-protein-1 3 proteina bimore që nuk jeni duke  i ngrënë – por që do të duhej

“Burimet e proteinave bimore po fitojnë popullaritet falë përfitimeve shëndetësorë të dietave me bazë bimore,” thotë Pritchett. “Ato mund të ulin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo diabetit”, thotë ajo. Në fakt, rekomandimet e National Dietary Guideline Advisory Committee për vitin 2015 e theksojnë rëndësinë e dietës me bazë bimore dhe sugjerojnë që amerikanët ti rikthehen konsumit të mishit për arsye shëndetësore dhe mjedisore. “Po ashtu, këto proteina me bazë bimore mundësojnë më shumë fibra se produktet e tjera me bazë mishin, si dhe kushtojnë më lirë,” thotë ajo.

Prisni të shihni alga, quinoa dhe pulse tek shfaqen si përbërës në shumë prej produkteve tuaja të preferuara në supermarkete (mendoni drithërat, buka, biskota dhe tjera ushqime me shumë pak ose pa proteina). Këtu, Pritchett tregon çka keni nevojë të dini për secilën, sasinë e vërtetë të proteinave që po konsumoni dhe si të përfshini më shumë nga këto proteina me bazë bimore në dietën tuaj.

Mikro-alga

article-ushqim-protein-2 3 proteina bimore që nuk jeni duke  i ngrënë – por që do të duhej

Ndryshe e njohur si spirulina apo klorela, mikro alga është e pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina; sipas administratës për ushqim dhe barna, ajo përmban sasi të konsiderueshme të kalciumit, niacinës, kaliumit, magnezit, vitaminës B dhe hekurit. Përderisa do të lexoni se mikro-alga mund të zëvendësojë perimet apo edhe sasinë e multivitaminave tuaj ditore, mos e ndërroni dietën tuaj ende, thotë Pritchett. Shkencëtarët nuk janë të sigurtë për sasinë e algës që absorbohet nga trupi. Gjëja më e mençur që mund të bëni është të përfshini gjënë e gjelbër si pjesë e një diete të ndryshme dhe të shëndetshme.

Përmbajtja e proteinave: 8 gramë në dy lugë çaji.
Ku ta gjeni: Shtesa, pluhur, çokollata energjike dhe pije të gjelbra.
Përdoreni për të përgatitur… Një smoothie të gjelbër të mbushur me proteina.

Quinoa

article-ushqim-protein-3 3 proteina bimore që nuk jeni duke  i ngrënë – por që do të duhej

Prej pastave në formë fluture deri te drithërat e mëngjesit, ky drith pa gluten është duke u shfaqur në shumë produkte. Është me shumë pak yndyrë (një porcion ka rreth 3.4 gramë yndyrë, në krahasim me 3 gramë që ka bifteku!), pa kolesterol dhe burim fantastik i hekurit dhe fibrave.

Sasia e proteinave: Rreth 8 gramë një filxhan (të gatuar)
Ku ta gjeni: Në drithëra, pasta, bukë, biskota, ushqime të pjekura, çokollata me proteina dhe shumë të tjera.
Përdoreni për të përgatitur... Versione më të shëndetshme të ushqimeve të preferuara.

Pulse

article-ushqim-protein-4 3 proteina bimore që nuk jeni duke  i ngrënë – por që do të duhej

Kjo kategori përfshin fasulet, bizelet dhe thjerrëzat, thotë Pritchett, dhe përmban më shumë proteina se dy të parat.
“Pulset janë po ashtu burim fantastik i fibrave, karbohidrateve të shëndetshme, vitaminës B dhe hekurit,” thotë ajo e cila shërben të shpjegoni pse hulumtimet e reja tregojnë se konsumi i rregullt i tyre mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit.

Sasia e proteinave: Rreth 16 deri 18 gram për shujtë varësisht nga burimi.
Ku ta gjeni:  Në pasta, bukë, biskota, çipsa, protein bar etj..
Përdoreni për të përgatitur… Një “energy bar” shtëpie. Recetat mund të gjinden shumë lehtë duke kërkuar në google me fjalinë  “homemade energy bar”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + eighteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.