Po, konsumi i pijeve me gaz dhe me sheqer mund të jetë duke ju vrarë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Po, konsumi i pijeve me gaz dhe me sheqer mund të jetë duke ju vrarë

Nuk ka ndonjë mënyrë për të argumentuar kundër: konsumimi i tepërt i sheqerit nuk iu bën mire për shëndetin. Është i dëmshëm për trurin, për pankerasin, për vijën e belit dhe ndoshta më së keqi, është i dëmshëm për zemrën tuaj.

article-ushqim-gazuara Po, konsumi i pijeve me gaz dhe me sheqer mund të jetë duke ju vrarë

Edhe nëse mendoni që kjo temë e të ushqyerit është përfolur shumë dhe po mësoni vetëm efektet negative të një diete me shumë sheqer, rezultatet e një studimi sërish mund t’ju befasojnë.

Për një kohë doktorët kanë supozuar se konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit shoqërohet me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës për shkak të efektit që sheqeri ka në peshë, presion të gjakut dhe nivelin e triglicerideve.

Sidoqoftë, një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë, Davis – që gjeti se konsumimi i pijeve me sheqer, edhe për vetëm dy javë, mund t’i rrisë faktorët e rrezikut të shoqëruar me sëmundjet e zemrës – ishte i pari që demonstroi një “lidhje të varur nga doza” midis konsumit të sheqerit (sidomos në formën e sirupit të misrit me shumë fruktozë) dhe sëmundjet e zemrës.

Në tjera fjalë, studiuesit ishin të aftë të gjenin sa shumë sheqer mund të shkaktojë rezultate negative shëndetësore, dhe të dhënat e tyre tregojnë se nuk është shumë.

Studimi përfshinte 85 burra dhe gra nga 18-49 vjet përgjatë 15 ditëve. Pjesëmarrësit ishin caktuar në një nga katër grupet ku konsumoheshin pije me sheqer me sasi zero të sirupit të misrit me shumë fruktozë, sasi 10, 17.5 apo 25% të sasisë së plotë të kalorive të tyre. (Pijet në grupin zero-përqin kishin sheqer artificial të quajtur aspartame.)

Autorët e studimit për çdo orë morën gjakun e pjesëmarrësve në fillim dhe në fund të studimit për të matur ndryshimet në nivelin e lipoproteinave, triglicerideve dhe acidit uric, të gjitha që konsideroheshin tregues të një rreziku të ngritur të sëmundjes së zemrës.

Rezultati tregonte se këta faktorë u rritën me rritjen e sirupit të misrit me shumë fruktozë, duke treguar se sa më shumë sheqer të shtuar që konsumojmë (posaçërisht kur vjen nga ky sirup) aq më shumë jemi të rrezikuar të vdesim nga sëmundjet e zemrës.

Studiuesit gjetën që pjesëmarrësit me dozen 10% kishin rritje në lipoproteina dhe nivelet e triglicerideve krahasuar me matjet fillestare.

Gjithashtu ata gjetën që krahasuar me gratë, rritja e rrezikut ishte më e madhe te burrat dhe nuk varej nga shtimi në peshë.

Në tjera fjalë, burrat mund të jenë edhe më të rrezikuar dhe edhe nëse nuk shtoni peshë nga konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer, nuk do të thotë që nuk jeni të rrezikuar.

Këshilla përfundimtare: konsumimi i pijeve me sheqer dhe tjera formave të sheqernave ka një efekt të thellë në shendetin tuaj, edhe gjatë një periudhe të shkurtër kohore – ky studim posaçërisht dha rezultate signifikante në vetëm dy javë.

Posaçërisht shëndeti jonë i zemrës është në rrezik. Kjo është e rëndësishme sepse sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në ShBA dhe mbarë botën.

Posaçërisht shëndeti jonë i zemrës është në rrezik. Kjo është e rëndësishme sepse sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në ShBA dhe mbarë botën.

Ekspertët besojnë se shumë njerëz nënvlerësojnë marrjen e shtuar të sheqerit, posaçërisht sepse shpesh është i përfshirë në ushqime ku nuk dyshohet.

Journal of American Medical Association vlerëson se amerikani mesatar konsumon rreth 88 gramë sheqer të shtuar çdo ditë, një sasi që tejkalon rekomandimin e American Heart Association në 37.5 gramë në ditë për burra dhe 25 gramë në ditë për gra.

Si të siguroheni që nuk po e teproni?

Fillimisht është ide e mire që të kufizoni ose të heqni pijet e gazuara dhe pijet e tjera të ëmbëlsuara me sheqer. Së dyti, lexoni etiketat e përbërësve. Ushqimet e paketuara tregojnë sa sheqer përmbajnë në seksionin e karbohidrateve.

Gjithashtu mund të përcaktoni nëse një produkt përmban sheqer të shtuar (përkundër sheqerit natyral si ai në fruta apo qumësht) duke lexuar përbërsit. Nëse ka sheqer të shtuar në produkt, lista përfshin “sheqer”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 10 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.