7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar

Mendojeni trupin tuaj si tempull: Është i juaji për tu përdorur, por janë disa vende të shenjta të cilat nuk bën ti prekni me duar.

article-shendet-veshi 7 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me duar

“Hulumtimi tregon se duart luajnë një rol të madh në transmetimin e baktereve,” thotë Kelly Reynolds, PhD, profesoreshë e asociuar në Zuckerman College of Public Health në University of Arizona. “Edhe pas larjes së mirëfilltë, duart dhe gishtërinjtë ri-kontaminohen shpejt nga mjedisi.”

Kjo sidomos vlen nëse nuk i keni prerë thonjtë, apo nëse bartni bizhuteri. Hulumtimi nga Unviersity of Nebraska sugjeron se njerëzit që mbajnë unaza apo i mbajnë thonjtë 2 milimetra ose më gjatë zakonisht bartin më shumë baktere. ” Sipas mendimit tim, sa më e lehtë të jetë larja e duarve, aq më mirë për juve”, thotë autori i studimit, Mark E. Rupp, MD, profesor dhe drejtor i departamentit për sëmundje infektive në qendrën mjekësore të University of Nebraska.

Hapi tjetër: mbani duart sa më larg që është e mundur këtyre pjesëve të trupit.

Kanali i veshit

Asnjëherë nuk duhet të futni gishtërinjtë tuaj-apo çfarëdo tjetër-në vesh. ” Futja e çfarëdo gjëje në kanalin e veshit mund të shkatërrojë lëkurën e hollë që gjendet në të”, thotë John K Niparko, MD, profesor dhe drejtor i departamentit të kirurgjisë së otolaringologjisë-kokës dhe qafës në Keck School of Medicine në USC.

Nëse ndjeni kruarje të vazhdueshme në vesh, vizitoni një otolaringologjist në vend se të provoni diçka vetë. “Një otolaringologjist mund të vlerësojë problemin- nëse ka akumulim dylli, ekzema të lëkurës, apo infeksion-si veshi i notuesit për shembull. Një program i mirë përgatitur trajtimi, higjienë veshi dhe lagështia e lëkurës duhet të vihen në lojë,” thotë Niparko.

Fytyra juaj

Mund të përdorni duart për të larë fytyrën apo të vëni produkte mbrojtëse. Përndryshe, mbani ato larg. Kur pushoni duart në një sipërfaqe me baktere dhe pastaj prekni ballin, ju rritni gjasat për tu sëmurë. Gishtërinjtë tuaj përmbajnë vajra që mund të mbyllin poret thotë këshilluesi e shëndetit dermatologjik për burra, Adnan Nasir, MD.

Të pasmet

Fshirja dhe larja anash lejohet, por mos e prekni prapanicën. Thjeshtë mos. “Anusi përmban baktere që mund të jenë të dëmshme,” thotë Jared W. Klein, MD, PhD, drejtor mjekësor i klinikës për kujdes në qendrën mjekësore Harborview. Pasi të kryeni nevojën e madhe apo të prekni prapanicën për çfarëdo arsye tjetre, lani duart mirë e mirë.

Sytë

Përveç nëse vendosni lenteapo hiqni diçka që ju ka hyrë në sy, mbani duart larg. Shumë lehtë mund të futni baktere në sy thotë Kimberly Cockerham, MD, këshilluese oftamologjike në Men’s Health. Ato bakter mund të shkaktojnë çdo gjë prej syrit rozë e deri të infeksionet më të frikshme. Përcillni rregullin e saj të thjeshtë: “Mos prek dhe mos fërko.” Edhe nëse ndjeni kruarje, thatësi apo jo-rahati nga lentet, flisni me mjekun e syve. Ai/ajo mund të adresojë problemin e saktë.

Goja

Hulumtimi i fundit nga M.B zbuloi se njerëzit vendosin gishtërinjtë në gojë ose rreth saj, mesatarisht 23.5 herë në orë kur mërziten në punë. Prapë, ata e bënë të njëjtën gjë për 6.3 herë kur ishin të zënë! Ky është problemi: Në një studim të publikuar në Journal of Applied Microbiology, tri të katërtat e baktereve të testuar ishin transferuar nga gishtërinjtë e pjesëmarrësve në gojët e tyre. Ndoshta duhet të mendoni ta vjedhni biberonin e fëmijës tuaj.

Pjesa e brendshme e hundës

Mjaft kërkuat thesare: Në një studim të vitit 2006 me pacientë të veshit, hundës dhe fytit të publikuar në Infection Control and Hospital Epidemiology,njerëzit që prekin hundën ishin 51% më të prirur të bartnin bakterin Staphylococcus aureusnë hundë sesa të tjerët.

Lëkura brenda thonjve

Shumë baktere të këqija duke përfshirë staf, mund të jetojnë aty. “Thonjtë tuaj duhet të jenë të shkurtë për të zvogëluar shanset e bartjes së bakteres dhe thonjtë të tillë kanë nevojë për një brushë që heq copëra të panevojshme”, thotë David De Berker, MRCP, këshillues dermatolog në qendrën e dermatologjisë Britanike. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.