Sa peshë mund të humbni për një muaj?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Sa peshë mund të humbni për një muaj?

Çdo ditë, mediatsociale na bombardojnë me reklama nga kompani për humbjen e peshës të cilat premtojnë që nëse përcillni planin e tyre mund të humbni 4, 6, apo deri 10 kilogramë për një muaj. Kur keni në horizont ndonjë takim të parë, ribashkim, dasmë apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme, këto deklarata mund të bëhen tunduese. Por në një plan të shëndetshëm për humbje të peshës-një me rezultate që zgjasin- sa kilogramë mund të prisni të humbni për 30 ditë?

article-humbje-peshe-matja Sa peshë mund të humbni për një muaj?

Nxirrni kalkulatorët dhe na përcillni sepse përgjigja e kësaj pyetjeje përbëhet nga numrat.

Për një muaj mund të prisni të humbni 2 deri 4 kilogramë nëse i përmbaheni një plani strikt. Humbja e një pound (0.4 kg) është ekuivalent me humbjen e 3,500 kalorive. Për të humbur1 kilogram për një javë, ju duhet të digjni 1.000 kalori për ditë. Eliminimi mund të bëhet duke kufizuar konsumin e kalorive gjatë ditës apo duke rritur sasinë e kalorive që digjni gjatë ushtrimeve.

Sigurisht, këtë nuk mund ta bëni me përafrim. Duhet me të vërtetë të siguroheni që kaloritëqë konsumoni dhe ato që digjni të barazohen me 1.000 kalori më pak sesa që kishit përpara. Kjo është arsyeja pse shumica e dietologëve të suksesshëm mbajnë një ditar ditor të ushqimit. Atë mund ta mbani në një letër apo një aplikacion telefoni si My Fitness Pal.

Regjistrimi i çdo ushqimi që futni në gojë mund të duket i tmerrshëm por është provuar nga dietologët si mënyrë për të vërejtur kur hani ushqime atëherë kur nuk e keni mendjen apo kur hani pa kontrolle gjatë kohës kur jeni në stres, dy gjëra që ju bëjnë të shtoni konsumin e kalorive. Heqja e 1000 kalorive gjatë ditës mund të duket e rëndë por mendoni në sensin e copave të bukës, lugëve të gjalpit, biskotave etj., bëhet më e lehtë të shihni ku mund të bëni ndryshime të vogla për ta zvogëluar atë numër.

Mbani në mend, zhdukja e këtyre kalorive mund të bëhet nga kuzhina dhe shkuarja në palestër. Për të punuar drejt reduktimit të 1000 kalorive, duket të synoni ushtrime të moderuara pesë deri në gjashtë ditë në javë. Numri i kalorive aktuale të hequra do të përcaktohet nga gjinia juaj, pesha, shpejtësia e ushtrimeve dhe kohëzgjatja e tyre. Më poshtë janë disa shembuj të përgjithshëm të bazuar në një person qëpeshon rreth 70 kg.

● Vrapimi në pajisje vrapuese për 20 minuta në shpejtësi 6 milje për orë: 229 kalori
● Trajnim eliptik për 30 minuta: 179 kalori
● Notimi në gjoks për 30 minuta: 189 kalori
● Kik-boks për 30 minuta: 357 kalori

“Hani më pak, lëvizni më mirë ” mund të tingëllojë si këshillë e rëndomtë por është mentaliteti më i mirë që mund të keni për këtë situatë. Planet e dietave që premtojnë më shumë se 10 kilogramë për muaj do të kërkojnë nga ju të ushtroni më shumë seç duhet apo të hani më pak se limiti i kalorive të nevojshme për ditë. Akademia Amerikane për ushqim dhe dietikë rekomandon që asnjë grua të mos hajë më pak se 1200 kalori për ditë dhe asnjë burrë mos të hajë më pak se 1800 kalori. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.