5 arsye pse Motivim është projekti më i suksesshëm i vitit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 arsye pse Motivim është projekti më i suksesshëm i vitit

Sot, me 27 Prill 2016, Motivim mbushi një vit. Ndoshta është një kohë e shkurtër për të vlerësuar suksesin, mirëpo kur statistikat tregojnë ndryshime të mëdha pozitive brenda kësaj kohe të shkurtër, ja vlen të përmendet cilat janë 5 arsyet pse ky është projekti më i suksesshëm i vitit.

1-vit-motivim 5 arsye pse Motivim është projekti më i suksesshëm i vitit

1. Mbi njëqindmijë pëlqime në Facebook
Deri sot kemi arritur që të mbulojmë një numër të madh të përdoruesve të Facebook duke tërhequr mbi 110.000 pëlqime brenda vetëm një viti. Kështu kemi arritur në vendin e parë sa i përket kategorsë së shëndetit dhe fitnesit.

2. Artikuj origjinal të bazuar në hulumtime
Tekstet tona janë origjinale, me licencë, të bazuara në hulumtime shkencore dhe të cituara nga shkencëtarët, nutricistët dhe trajnerët më të suksesshëm në botë. Deri sa në fillim jemi ballafaquar me plagjiaturë nga shumë portale në gjuhën shqipe që  përdornin tekstet tona pa asnjë autorizim, sot kemi arritur që në shumë forma ligjore t’i bllokojmë të gjithë. Mbetemi të vetmit që kemi të drejtë t’i përdorim këto tekste në gjuhën shqipe.

3. Qindra klientë që kanë humbur peshë
Me fillimin e shërbimit Plani Dietal (www.planidietal.com), ka filluar edhe një shpresë për të gjithë vizitorët që janë mbipeshë apo nënpeshë. Brenda 1 viti kemi dobësuar me sukses mbi 200 klientë, kanë shtuar peshë mbi 100 klientë dhe kemi arritur që mbi 90% për tyre ta mbajnë peshën ideale edhe sot.

4. Numri i vizitorëve vazhdimisht në rritje
Qysh nga dita e parë kjo webfaqe ka arritur të ketë mbi 3000 vizitorë në ditë. Çdo muaj numri është rritur prej 10%-30% dhe sot numërojmë rreth 150.000 vizita unike në muaj.

5. Trajnerët më të mirë në rajon
Shërbimi Ushtrime (www.ushtrime.com), që për qëllim kishte krijimin e një ekipi profesionistë në fushën e fitnesit duke ofruar trajnime personale dhe grupore, është suksesi i radhës që mund të krenohemi sot. Shume klientë filluan me probleme të ndryshme shëndetësore, mbipeshë apo edhe dëshirë për të kaluar kohë në palestër dhe sot ndihen më të ri, më energjik dhe plotë vullnet. Krenohemi me punën e trajnerëve tanë por edhe me vullnetin e klientëve qe asnjëherë nuk munguan dhe i mbetën besnik qëllimit të tyre për të ndryshuar jetën pozitivisht. Me fillim në Prishtinë, tani kemi trajnerë edhe ne Pejë, Tiranë dhe Gjilan duke synuar që brenda vitit të dytë të mbulojmë edhe më shumë qytete tjera.

Ju faleminderit,
Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.