Përse vrapuesit e distancave të gjata kanë jetë më të mirë seksuale

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Përse vrapuesit e distancave të gjata kanë jetë më të mirë seksuale

Me siguri që të gjithë ju e keni zili secilën grua që ua kalon në garat në rrugë. Nëse jo (dhe mirë bëni, duke ndjekur rrugën e drejtë), atëherë do jeni tani: Sipas një studimi të ri të publikuar tek PLOS ONE, vrapuesit e shpejtë mund të kenë më shumë epsh dhe jetë më të mirë seksuale, në krahasim me garuesit e tjerë më të ngadalshëm.

article-cardio-distance-runner Përse vrapuesit e distancave të gjata kanë jetë më të mirë seksuale

Për këtë studim, hulumtuesit nga dega e Antropologjisë biologjike në University of Cambridge qëndruan në linjën e finishit të gjysmë-maratonës Robin Hood, në Nottingham të United Kingdom (Mbretërisë së bashkuar) dhe regjistruan kohën e 542 garuesve, meshkuj dhe femra. Ata gjithashtu fotokopjuan duart e tyre.

Pse t’i prekni gjithë ato duar të djersitura? Sepse, gjatësia e gishtit të një njeriu është mënyra më e saktë për të treguar nëse ai ose ajo është ekspozuar ndaj niveleve të larta apo të ulëta të testosteronit në brendësi. Hulumtimi tregon se njerëzit që ishin më shumë të ekspozuar ndaj testosteronit e kanë gishtin e unazës më të gjatë se gishtin tregues.

Siç zbuluan edhe fotokopjuesit e duarve, njerëzit që i kanë gishtat e unazës të gjatë janë po ashtu vrapues të shpejtë. 10 përqindëshi i meshkujve me shifrat më të larta të testosteronit (gishtat e tyre të unazës ishin shumë më të gjatë se gishtat tregues) mesatarisht, ishin 24 minuta e 33 sekonda më të shpejtë se 10 përqindëshi i meshkujve me shifrat më të ulëta të testosteronit-y (gishtat e tyre të unazës ishin shumë më të shkurtër sesa gishtat tregues). Në të njëjtën kohë, 10 përqindëshi i grave të cilat ishin më së shumti të ekspozuara ndaj testosteronit paralindjes ishin 11 minuta e 59 sekonda më të shpejta, në krahasim më garueset femra më së paku të ekspozuara ndaj T.

Sikur shpejtësia më e madhe mos të ishte e mrekullueshme mjaftueshëm (të paktën nëse keni gishta të unazës të gjatë), konsiderojeni këtë: Studime të mëparshme tregojnë se nivelet më të larta të testosteronit tek burrat dhe gratë kontribuojnë në prirje më të larta seksuale, kështu që hulumtuesit mendojnë se vrapuesit e shpejtë janë të suksesshëm jo vetëm në fushën e vrapimit. Po ashtu, sipas një studimi nga Hormones and Behavior, gratë me nivele më të larta të testosteronit, përjetojnë orgazma më shpesh se homologet e tyre me nivele të ulëta të T.

Prej këndvështrimit evolucionar, është shumë e kuptueshme pse vrapuesit e largësive të mëdha janë gjithmonë të gatshëm për shtrat. Qëndrueshmëria sportive, para së gjithash, ishte element kyç që ka ndihmuar paraardhësit tanë të tejkalojnë grabitqarët dhe të gjejnë ushqimin, thonë hulumtuesit. Vrapuesit ishin partnerë idealë dhe, sa më e lartë dëshira e tyre seksuale, aq më të larta mundësitë për t’u shumuar. Ose, për aq sa na intereson tash, të arrijnë kënaqësi.

Jeni duke parë duart e juaja me zhgënjim? Ushtrimet mund të rrisin nivelet tuaja të testosteronit, shpejtësinë e vrapimit dhe përmirësojnë jetën seksuale. Hulumtimi nga një ekip i shkencëtarëve turk tregon se ushtrimet e rregullta fizike (10 apo më shumë orë në javë) mund të ndikojnë në rritjen e niveleve të testosteronit te gratë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − twelve =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.