3 perimet më të këqija për humbje peshe

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 3 perimet më të këqija për humbje peshe

Na vjen keq të ju tregojmë, por ekziston një gjë e tillë si konsumi i tepërt i një gjëje të mirë – duke përfshirë disa perime të caktuara. Para se të pyesni, përgjigja është jo, kjo nuk është shaka.

article-humbje-peshe-perime 3 perimet më të këqija për humbje peshe

Edhe pse është mjaft e vështirë të shtoni peshë duke ngrënë perime, hulumtim i ri i Harvard-it sugjeron që është e mundur. Për të arritur deri te ky rezultat, hulumtuesit përcollën mbi 130,000 pjesëmarrës të studimit për më shumë se njëzetë vjet. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit plotësuar pyetësor ushqimor dhe vetë-raportuan peshën e tyre.

Në përgjithësi, ata që kishin ngrënë më së shumti fruta dhe perime humbën peshë, me manaferrat, mollët, dardhët, produktet me bazë sojën dhe gjelbërimet me gjete si perimet më që dobësojnë më shumë në peshë – sigurisht për shkak që nxisin ngopjen me shumë pak kalori.  Sidoqoftë, hulumtuesit po ashtu zbuluan se perimet me niseshte si patatet, misri dhe bizelet lidhen me shtim në peshë, me siguri për shkak të pranisë më të madhe glicemike, thonë hulumtuesit. Ushqimet me prani të madhe glicemike ngritin nivelet e sheqerit në gjak dhe nxisin urinë.

Këshillë: Hani këtë!

Nuk ka nevojë të braktisni misrin, bizelet dhe patatet përgjithmonë. Vetëm sigurohuni që  nuk zënë shumicën e hapësirës në pjatën tuaj ushqimore. Në vend që të mendoni për perimet me niseshte si perime, konsiderojini ato si karbohidratet e tjera duke përfshirë bukën, orizin apo pastat. Ato nuk duhet të zënë më shumë se çerekun e pjatës për darkë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.