Perfeksionojeni këtë lëvizje: Backwards Sled Pull

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Perfeksionojeni këtë lëvizje: Backwards Sled Pull

Kur mendoni për një sajë ushtrimi, ka mundësi që mos të jetë gjëja e parë që ju vije në mendje (aq më pak një dre veriorë me slitë). Por një sajë e peshës momentalisht është super efektive edhe pse ka pak njohuri për këtë mjet të fitnesit. Është një mjet metalik që shtrihet afër tokës me shtylla cilindrike rreth të cilave mund të vendosni peshë. Pastaj ju mund ta shtyni (si në foton në anën e majtë) sajën apo të përdorni një zinxhir të vendosur para për ta shtyrë sajën.

Ushtrime-force-00002a Perfeksionojeni këtë lëvizje: Backwards Sled Pull

“Tërheqja e sajës është një lëvizje fuqie e mirë për zemrën – bën që zemra e juaj të rrit të rrahurat derisa punoni në muskujt katërcepësh, tejzat e gjurit, të pasmet, anën e ulët të kurrizit dhe muskujt e kofshëve që vihen në funksion me një lëvizje”, thotë Alyssa Ages, një trajneri në studiot Uplift, Epic Hybrid Training dhe Global Strongman Gtm. “Po ashtu ndihmon për të zhvilluar fuqi dhe forcë në të pasme dhe tejza të gjurit, sepse të shtysh pas një sajë fokusi shkon në katërcepëshin e juaj, që funksionon edhe në atë pjesën e neglizhuar të muskujve në bel dhe të pasme”, thotë Ages.

Plus është me super efekt dy anësore. Nëse qëllimi i juaj është që të digjni më shumë yndyra dhe kalori, vendosni më pak peshë në sajë, lëvizni më shpejt, dhe mbuloni më shumë hapësirë (pa pushuar). Nëse kërkoni për të ndërtuar më shumë fuqi? Shtoni pak më shumë peshë dhe pushoni ndonjëherë.

Derisa kjo duket se ndihmon të keni një saj si kjo, atëherë nuk do ta gjeni të këtillë në çdo palestër. Por mund ta krijoni edhe një të këtillë në shtëpi duke e ndryshuar sajën, e vendosni një litar apo zinxhir dhe pjata me peshë apo objekte që kanë peshë të këtillë. Stërvituni katër herë në ditë këtë lëvizje duke e bërë rutinë së paku dy herë në javë.

A Tërhiqni zinxhirin apo litarin duke e tërhequr në ecje pas në drejtim që e keni. Këmbët duhet të vendosen në qëndrim të gjerë që ndihmojnë stabilitetin tuaj. Vendosni këmbët e juaja në taka, angazhoni kurrizin dhe pjesën e sipërmet të shpinës kurse duart mbani drejtë para juve.

Ushtrime-force-00002b Perfeksionojeni këtë lëvizje: Backwards Sled Pull

B Bëni një hap të shpejt pas. Ideja është të lëvizni sa më shpejt që mundeni, duke ndërtuar momentin derisa ecni. Përshpejtojeni këtë kurse në tërë distancën. Përsëriteni.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − six =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.