9 përdorime kreative të lëvores së bananes

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 9 përdorime kreative të lëvores së bananes

article-shendet-banane 9 përdorime kreative të lëvores së bananes

1. Kurth për miza
Krijo kurth mizash me një gotë të madhe jogurti pasi të hapni vrima të vogla anash dhe vendosni në të lëvoren e bananes dhe mbylleni kapakun. Vareni gotën e jogurtit në një vend ku mendoni se mizat mblidhen. Era e këndshme e bananes do t’i tërheqë mizat e vogla të futen brenda në gotë, por nuk dinë të dalin jashtë nëpërmjet vrimave të vogla. Pasi kurthi grumbullon mizat mos harroni ta hiqni gotën nga vendi.

2. Kundër gërvishtjes së CD-së ose DVD-së
Nëse disku i juaj i preferuar nuk punon si duhet, rregullojeni me lëvore të bananes. Udhëzimi: Fërkojeni diskun nga brenda butësisht me anën e brendshme të lëvores. Fshijeni pastaj tepricën me një faculetë të butë, dhe pastaj spërkateni lehtë diskun me pastrues xhamash dhe lustrojeni deri sa të shkëlqejë. Dylli i lëvores do t’i mbushë të gërvishturat e diskut pa e dëmtuar fundin e plastikës dhe kështu lexuesi i diskut më nuk kapërcen pjesën e dëmtuar.

3. Hiqni qafe milingonat
Nëse vëreni se insektet po ua dëmtojnë kopshtin, vetëm merrni dy tri copa lëvore bananesh, hapni një gropë të vogël tek rrënjët e bimës dhe futni lëvoret brenda. Milingonat dhe insektet tjera që dëmtojnë bimët, tërhiqen nga lëvorja e bananes e pasur me kalium dhe do groposen vetë brenda.

4. Hiqni njollat e ngjyrës nga lëkura
Eksplodimi i një stilolapsi në dorë mund të ju përlyejë duart me ngjyrë dhe shamponi e uji nuk bëjnë punë. Si shpëtim: provoni lëvoren e bananes! Fërkoje anën e bardhë në vendet me ngjyrë dhe do ta shihni se si njollat zhduken. Vajrat natyrale të lëvores tërheqin vajrat e ngjyrës, duke dobësuar lidhjet e pigmentit me lëkurën dhe ndikon në heqjen sa më të lehtë të ngjyrës.

5. Ëmbëlsojeni dhimbjen e pickimit nga insektet!
Vera është te dera, por duket se mushkonjat nuk janë nisur ende, por ia vlen të bëheni gati. Në rast pickimit të mushkonjës fërkojeni me lëvoren e bananes vendin e pickimit. Lëvoret përmbajnë polisaharide, që depërtojnë në qelizat e lëkurës që parandalojnë ënjtjen dhe pezmatimin.

6. Zbardhoni dhëmbët falas
Nuk keni nevojë të shpenzoni asnjë cent në zbardhimin profesional të dhëmbëve – lejojeni këtë punë lëvores së bananes. Thjeshtë vetëm fërkoni pjesën e brendshme të bardhë të lëvores pas larjes së dhëmbëve për dy minuta çdo ditë. Kombinimi i elementeve kimike në lëvoren e bananes ndihmon në zbardhjen e sipërfaqes së dhëmbëve pa pasur nevojë për trajtim shtesë. Me këtë marifet, mund të keni dhëmbë të bardhë si perla brenda pak javësh!

7. Gërryej njollat e këpucëve të lëkurës
Këpucët e vitit të kaluar janë ende në gjendje të mirë në përjashtim të disa njollave. Lehtë fshij njollat me lëvoren e bananes dhe pastaj fshije me një leckë të pastër. Kaliumi i lëvores (një përbërës kyç në lëkurë të lëmuar) do të absorbohet në lëkurë dhe zvogëlojë shenjat, duke lënë këpucët të duken si të reja.

8. Pastroni lulet
Nëse lulet e mbjella në saksi kanë nevojë për pak shkëlqim, jepni një të fshirë me lëkurë bananesh. Përbërja e vrazhdë e pjesës së brendshme të lëvores së bananes heqë perfekt pluhurin, ndërsa vajrat natyrale i japin luleve një shkëlqim natyral. Bonusi: Lëvorja e bananes përmban material ushqyese si natriumi që i ushqen bimët dhe i mban të shëndetshme.

9. Heqë ashklat pa dhimbje
Hiqni ashklat e vogla të drurit me këtë truk: Ngjiteni një copë lëkurë bananeje në plagë dhe mos e hiqni për 30 minuta. Enzimat e lëvores do të futen në lëkurë dhe ndihmojnë ashklat të dalin në sipërfaqe dhe kjo mundëson heqjen e tyre më lehtë. Rezultati: Një largim i ashklave pa dhimbje. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − fourteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.