Përbërës i gjetur në patatet e fërguara mund të rrisë rrezikun nga kanceri

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Përbërës i gjetur në patatet e fërguara mund të rrisë rrezikun nga kanceri

Sikur të kishit nevojë edhe për një arsye që ti ri mendonit ato patate të fërguara, tash edhe trupi vlerësues i Bashkimit Evropian për siguri në ushqim thotë se ato mund të rrisin rrezikun për kancer.

article-shendet-patate-kancer Përbërës i gjetur në patatet e fërguara mund të rrisë rrezikun nga kanceri

Prej tani e deri më 15 Shtator, European Foods Safety Authority (EFSA)është duke kërkuar reagime publike në deklaratën e saj për akrilamidin në ushqim. Ky përbërës formohet në mënyrë natyrale në produktet e ushqimeve me niseshte gjatë temperaturës  së lartë të gatimit çdo ditë (më e lartë se 150 gradë Celsius), duke përfshirë pjekjen apo fërgimin. Kafja, patatet e fërguara, të pjekura, buka kërcitëse, buka e butë dhe edhe disa ushqime për foshnja janë burime të akrilamidit.

Diane Benford, Ph. D., e cila bën pjesë në panelin e ekspertëve të EFSA, shpjegoj në një konferencë për shtyp aspektet kryesore të deklaratës: “Akrilamidi i konsumuar në mënyrë orale absorbohet nga trakti gastrointestinal, shpërndahet në të gjitha organet dhe tretet në mënyrë ekstensive. Glycidamidi, një nga metabolitet kryesorë nga ky proces, ka më së shumti gjasa të shkaktojnë mutacione gjenetike dhe  tumore siç janë vërejtur në studimet me kafshë.”

Këtu në Shtetet e Bashkuara, Environmental Protection Agency (EPA) e rregullon akrilamidinnë ujë të pijshëm, por nuk ka udhëzime rreth pranisë së akrilamidin në ushqim. Sidoqoftë, mund të zvogëloni ekspozimin ndaj akrilamidin duke zvogëluar kohën e pjekjes, e sidomos të futni patatet në ujë të nxehtë njëherë para se ti fërgoni, zieni apo futni në mikrovalë. Si gjithmonë, përcjellja e një diete të balancuar mirë që përfshin lloj-llojshmëri frutash, perimesh, drithërash, peshqish, arrash, produktesh qumështi e produkte të tjera të ngjashme rekomandohen.

Po ashtu, para se të ju kapë paniku, mendoj se më shumë studime klinike afat-gjate duhet të bëhen në njerëz. Siç e theksoi edhe Benfordi, “deri më tani studimet për ekspozim dietal ndaj akrilamidit kanë mundësuar prova të pamjaftueshme rreth rrezikut të rritur për zhvillimin e kancerit.” Kjo funksionon për mua. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − seventeen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.