Për të kuptuar rrezikun e skizofrenisë te burrat, shikoni duart e tyre

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Për të kuptuar rrezikun e skizofrenisë te burrat, shikoni duart e tyre

Me siguri keni dëgjuar se gjatësia e gishtërinjve të burrit mund të tregojë për gjasat që ai të jetë i pabesë ndaj partneres. Tani, hulumtimi i ri sugjeron që raporti në mes të gjatësisë së gishtit tregues dhe atij të unazës mund të tregojnë për rrezikun që u kanoset burrave për skizofreni-çrregullim i rëndë mendor që prek rreth 24 milion njerëz në botë.

article-shendet-dora Për të kuptuar rrezikun e skizofrenisë te burrat, shikoni duart e tyre

Studimi, i publikuar në Clinical Anatomy u kompletua nga hulumtues në Turqi të cilët matën gjatësitë e gishtave të 103 pacientëve me skizofreni dhe pastaj i krahasuan ato të dhëna me ato të 100 burrave të shëndetshëm. Raporti i njësisë për secilin pjesëmarrës u kalkulua, në kuptimi që shkencëtarët kontrolluan përshtatshmërinë e gjatësisë së gishtave tregues me ata të unazës. Hulumtuesit zbuluan se burrat me skizofreni kishin raport të njësisë më të lartë për dorën e djathtë sesa burrat pa çrregullimin mendor. Me fjalë të tjera, burrat skizofrenik kishin më shumë gjasa të kenë gishtërinj tregues më të gjatë dhe gishtërinj të unazës më të shkurtë. Në dorën e majtë, sidoqoftë, burrat skizofrenik kishin raport të njësisë më të ulët sesa burrat e shëndetshëm.

“Indeksi i asimetrisë tregoi fuqi të moderuar diskriminuese kështu që indeksi i asimetrisë ka potencial për tu përdorur si test diagnostikues në përcaktimin e prezencës së skizofrenisë,” tha Dr. TanerOznur, autor i studimit, gjatë konferencës për shtyp.

Edhe pse askush nuk është komplet i sigurt për ekzistencën e kësaj lidhjeje, hulumtuesit kanë nxjerrë hipoteza për shumë gjëra. Hulumtime të kaluara kanë treguar që ekspozimi ndaj niveleve të larta të testosteronit apo hormoneve të tjera në mitër mund të ndikojë në zhvillim të trurit, duke rritur rrezikun e foshnjës për zhvillim të skizofrenisë ose çrregullimeve tjera mendore. Ekspozimi i njëjtë ndaj hormoneve në mitër, në të njëjtën kohë mund të ndikojë në madhësinë dhe gjatësinë e gishtërinjve.

Por deri në çfarë niveli mund ta përdorin mjekët këtë informacion në diagnostikimin e skizofrenisë? Sigurisht, jo shumë sepse edhe pse këto raporte lidhen me çrregullimin mendor, kjo nuk do të thotë që kanë lidhje direkte. Me fjalë të tjera, të bazoheni vetëm në duart e dikujt mund të ofrojë informacione të turbullta rreth rrezikut të tyre për skizofreni- kështu që nuk do të përdoret si vegël e vetme për diagnostikim, të paktën jo derisa hulumtime tjera të kompletohen. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.