Si e pengon sheqeri trupin tuaj nga detoksikimi i natyrshëm

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si e pengon sheqeri trupin tuaj nga detoksikimi i natyrshëm

Supermarketi është një vend i shkëlqyer që t’i edukoni fëmijët tuaj për konsumimin e ushqimit të shëndetshëm. Por, mund të bëhet e vështirë nëse gjendeni në radhën e biskotave. Kohët e fundit unë dhe djali im po lëviznim me karrocë pranë rafteve të katrorëve, disqeve dhe biskotave të ndryshme,  kur më tregoi se shoku i tij i han çdo ditë shtatë biskota në drekë. (Fëmijët e mi i hanë maksimum dy: pas shujtës dhe detyrave të shtëpisë).

article-health-sugar Si e pengon sheqeri trupin tuaj nga detoksikimi i natyrshëm

E pash reagimin tim. “Më lër të të tregoj rreth sëmundjes së yndyrave joalkoolike të mëlçisë,” i thash. Shumë shpejt për një 12 vjeçar. Në dreq. Do të ju tregoj çfarë i thash atij: Teproje me biskota dhe ushqime të ëmbla dhe mëlçia jote do të goditet nga fruktoza.

E vendosur në anën e djathtë të barkut dhe e futur prapa brinjëve të poshtëm, mëlçia juaj ka një funksion të rëndësishëm: t’i kthejë toksinat në substance të padëmshme, qofshin ato të krijuara natyrshëm në trupin tuaj, apo të krijuara nga njeriu.

Mëlçia i përdor 20% të kalorive që ju i konsumoni për ta nxitur funksionin dhe punën e saj, e që i shndërron proteinat dhe sheqerin nga ushqimi në energji për trupin tuaj, proces ky i ndihmuar nga insulina.

Një dietë e qëndrueshme me ushqim të mbushur me fruktozë mund të bëjë që rruazat e yndyrës të fillojnë të formohen në qelizat e mëlçisë. Para vitit 1980, mjekët rrallë herë e kanë vënë re këtë grumbullim të yndyrës, e njohur si sëmundja nga yndyrat joalkoolike të mëlçisë (NAFLD – Non-alcoholic fatty liver desease). Tani ajo i prek 30% të të rriturve. Ia vlen të përmendet se rritja e numrit të rasteve me NAFLD përkon me rritjen e obezitetit dhe diabetit, dhe kryesisht ndikon rreth 70% deri në 90% tek personat obezë apo tek ata të cilët e kanë diabetin e tipit 2. Në fakt, ekspertët e konsiderojnë NAFLD-në si një shenjë dalluese të sindromës metabolike, gjendje kjo e karakterizuar nga një grup kushtesh të lidhura me obezitetin.

Ky grumbullim i yndyrës në mëlçi nuk është patjetër i dukshëm në kofshët tuaja. Një studim i vitit 2012, i bërë nga American Journal of Clinical Nutrition, nxori se njerëzit të cilët merrnin 1000 kalori shtesë nga ushqimet me sheqer për 3 javë, kishin një rritje prej 2% në peshën e trupit, por një rritje prej 27% në yndyrën e mëlçisë.

Kur humbni peshë, yndyra e mëlçisë kthehet në nivel normal. Por nëse NAFLD nuk zbulohet me kohë, mëlçia mund të pësojë inflamacion dhe kjo mund të shpijë në një gjendje më të rëndë të mëlçisë e njohur si steatohepatitis joalkoolik (steato do të thot yndyrë, kurse hepatitis është inflamacioni I mëlçisë).

Nëse inflamacioni rëndohet, indi i lënduar e zëvendëson indin e shëndoshë duke ia vështirësuar mëlçisë kryerjen funksioneve të saj kyçe. Ky veprim quhet cerozë. (Ceroza ndodh vetëm në rastet e rënda të alkoolizmit, apo jo? Të paktën, kështu kam menduar gjithmonë. Tani del se një dietë e pasur me tepër sheqer mund të ndikojë gjithashtu në shkaktimin e cerozës. E mahnitshme.)

Një mëlçi e mbushur me yndyrë bëhet rezistente ndaj veprimit të insulinës. Derisa pankreasi prodhon gjithnjë e më shumë nga ky hormon i akumulimit të yndyrës për të stimuluar mëlçinë në kryerjen e funksionit të saj, niveli i insulinës rritet, e bashkë me të edhe yndyra e trupit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.