Numri i saktë i arrave që duhet të hani çdo ditë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Numri i saktë i arrave që duhet të hani çdo ditë

Ndoshta keni filluar të përfshini arrat në dietën e shëndetshme për zemrën dhe që përmirëson aktivitetin në tru por një studim i ri shton disa detaje imponuese për fuqinë ushqyese të këtij ushqimi.

article-shendet-arra Numri i saktë i arrave që duhet të hani çdo ditë

Hulumtuesit holandez përcollën 120,000 të rritur (të moshave 55 deri 69) si pjesë e një Netherlands Cohort Study dhe pasi rishikuan të dhënat panë se të ngrënit arra ofron mbrojtje nga disa prej shkaktarëve kryesorë të vdekjes. Të dy grupet, gratë dhe burrat të cilët kishin ngrënë të paktën 10 gramë arra në ditë kishin më pak probabilitet për të vdekur nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës- dhe arra kishte luajtur një rol të rëndësishëm, thotë autori udhëheqës i studimit Piet va nden Brandt, PhD, epidemologjist dhe profesor në Maastricht University në Holandë.

Në krahasim me ata që nuk kishin ngrënë arra, njerëzit të cilin kishin ngrënë të paktën 10 gramë për ditë kishin 23% shans më pak për të vdekur nga çfarëdo shkaku. Ishin të paktën 15% më pak të prirur për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, 21% më pak të ngjarë për të vdekur nga kanceri, 30% më pak të ngjarë për të vdekur nga diabeti, 47% më pak probabilitet për të vdekur nga sëmundjet neurodegjenerative, thotë studimi i publikuar në the International Journal of Epidemiology. Rritja e gramëve të konsumuar megjithatë, nuk përmirësoi përqindjet edhe aq.

“Kikirikët dhe arrat e pemëve janë relativisht të pasura në yndyra mono dhe poli-pasaturuara, proteina, fibra, disa lloje të vitaminës B dhe aniti-oksidantë të cilët mund të shpjegojnë pjesërisht efektin,” thotë va nden Brandt. Por është e mundur që arrat vet nuk janë krejt përgjegjëse për efektin e tyre. “Konsumuesit e arrave në këtë popullatë (të mostrës) ishin zakonisht më të shëndetshëm, hanin më shumë fruta dhe perime, përdorin shtesa dietale më shpesh dhe kishin nivel më të lartë të edukimi,” thotë Bradely Bollin, PhD, profesor asistent në departamentin e shkencës së ushqimit në University of Wisconsin-Madison, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. Të gjitha këto zakone pozitive bashkë mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës.

Fatkeqësisht për neve që na pëlqen gjalpi i kikirikëve, një lloj çfarëdo nuk bën. Autorët nuk janë të sigurt pse versioni i përzier nuk ofron përparësi që sfidojnë vdekjen si arra e plotë, por dyshohet se janë efektet negative të kripës së shtuar apo trans yndyrave në një firmë komerciale të gjalpit të kikirikëve. (Llojet e tjerë të gjalpit si ai i bajameve nuk janë analizuar, në rast se jeni kureshtar.) Mundet po ashtu të ekzistojnë diferenca në stilit e jetës apo zakonet ushqimore të njerëzve që konsumojnë më shumë gjalpë kikiriku se arra të plota, thotë Bolling. Për shembull, autorët e studimit konsideruan faktin se fansat e gjalpit të kikirikut pinin më pak alkool por faktorë të tjerë mund të jenë kaluar pa u vërejtur.

Ja si duken 10 gramë të disa prej varieteteve më të shëndetshme:
10 gramë kikirikë = 12 kikirikë
10 gramë bajame = 8–9 bajame
10 gramë të arrave inde = 6 arra inde
10 gramë arra = 5 gjysmë-arra
10 gramë arra amerikane = 5 gjysmë arra-amerikane

©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 6 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.