Nuk dimë mjaftueshëm për zemrat e femrave – dhe kjo po i vret ato

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Nuk dimë mjaftueshëm për zemrat e femrave – dhe kjo po i vret ato

Sëmundja e zemrës nuk është problem meshkujsh. Në vitin e kaluar, 611.015 amerikanë vdiqën nga probleme të zemrës dhe përkundër asaj që mund të prisni, përqindjet mes gjinive ishin gati baraz: 52.5% e vdekjeve ishin meshkuj, 47.5% femra.

article-shendet-zemra-femra Nuk dimë mjaftueshëm për zemrat e femrave – dhe kjo po i vret ato

Për femrat në Amerikë është shkaktari kryesor i vdekjeve, gati një në tri femra çdo vit-më shumë se të gjitha llojet e kancerit të kombinuar. Nëse krahasojmë, në SHBA, kanceri i gjirit vret një në 31 femra. Tradicionalisht, sulmi në zemër është parë si sëmundje e meshkujve, por femrat nuk janë të vetëdijshme për rrezikun e tyre. Një pyetësor i realizuar nga market Research Institute GfK zbuloi se vetëm 27% e femrave mund të përmendin një grua që njohin që ka vuajtur nga sëmundja e zemrës dhe vetëm 11% thonë të kenë njohur një grua që ka vdekur nga ajo.

Si pasojë e fokusit në meshkuj, të paktën në SHBA, “kriteret mbi të cilat vendosim nëse dikush ka sulm në zemër janë të bazuara në meshkuj,” tregoi Anderson për Quarts, duke theksuar se shumica e njerëzve në SHBA janë femra dhe “nuk është e drejtë që ne paguajmë për studime që bëhen për pjesën më të vogël të popullatës.”

“Çka do të thonit për këtë?, kishte theksuar Barbra Streisand, mbrojtëse e kauzës gjatë një paneli në rrezikun në zemër për femrat në konferencën Women in the World, “minjtë në të cilët ata bëjnë hulumtime janë minj meshkuj” Si mund të bësh hulumtime për femra në minj meshkuj?” Me të vërtetë, konfirmoi Andersen, provat laboratorike dhe testimet e barnave (kardiovaskulare dhe tjera) bëhet zakonisht në minj meshkuj (ose subjekte të tjera meshkuj). (Sipas Andersen, vetëm 26% e subjekteve hulumtuese të sëmundjeve kardiovaskulare janë femra.)

Mungesa e informacionit për sëmundje të zemrës në femra mund të jetë fatale: Shpesh, pacientet femra nuk arrijnë të njohin simptomat e sulmeve në zemër, të cilat ndryshojnë prej atyre të meshkujve dhe pastaj kjo rezulton në kujdes të vonuar dhe shkallë më të lartë mortaliteti.

Përderisa dhimbja në gjoks është simptoma e zakonshme në të dy gjinitë, ndodh vetëm në gjysmën e rasteve në sulmet e zemrës të femrave. Tjera simptoma të zakonshme te femrat janë dhimbja e shpinës ose e qafës, problemet me tretje, djegia e zemrës, vjellja, marramendja, lodhja ekstreme apo problemet me frymëmarrje. Meshkujt zakonisht raportojnë dhimbje në krahun e majtë dhe djersë të ftohta.

Sulmet në zemër në femra shpesh kanë marrë diagnozë të gabuar sepse doktorët nuk arrijnë të njohin simptomat ose sepse ankesat nuk janë marrë seriozisht sepse janë konsideruar si ankth.

Andersen thotë se ka të ngjarë se femrat ndihen të turpëruara të asociohen me sëmundje të meshkujve. “Femrat po ashtu e kanë konceptin e gabuar që kanë bërë diçka gabim që e kanë sëmurë veten. Për më tepër, ideja se problemet me zemër janë tregues të plakjes i bën femrat të ngurrojnë në ndarjen e përvojave me të tjerët. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 6 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.