Një lugë në ditë prej kësaj erëze mund të luftojë ftohjen

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Një lugë në ditë prej kësaj erëze mund të luftojë ftohjen

Çka nëse ju themi se mposhtja e ftohjeve dhe gripit është aq e lehtë sa fillimi i ditës me jogurt kanelle? Kjo është gjetja interesante e hulumtimit të ri nga Touro College’s New York School of Career and Applied Studies.

article-food-ereza Një lugë në ditë prej kësaj erëze mund të luftojë ftohjen

Hulumtuesit mblodhën një grumbull ekstraktesh të bimëve natyrale (kanella, qepa, hudhra, thelpinj, pepermint, kakao dhe shafran) dhe testuan aftësinë e tyre për të luftuar një virus të quajtur Phi X 174 në një studim me epruvetë. Kanella ishte i vetmi ekstrakt që doli mjaftueshëm i forte për ta deaktivizuar virusin duke e shuar 99.0-100% të virusit për vetëm 10 minuta.

Edhe pse Phi X nuk i infekton njerëzit (në fakt ai sulmon bakteret), është shumë i ngjashëm në strukturë me viruset të cilët duhet t’i luftojmë duke përfshirë ata që shkaktojnë ftohje, grip apo edhe herpesin, thotë autori kryesor Dr. Milton Schiffenbauer i cili së fundmi prezantoi të gjeturat e tij në takimin vjetor të American Society for Microbiology (Shoqëria amerikane për mikro-biologji).

Ende nuk ka mjaftueshëm dëshmi për efektet antivirale të kanellës tek njerëzit e megjithatë Schiffenbauer beson se mund të mbledhim përfitimet e luftimit të viruseve duke konsumuar 1 deri në 2 lugë në baza ditore. Do dikush një jogurt me kanellë? Duam edhe ne një gjithashtu. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.