Një hile e jetës që ju fut në gjumë për 60 sekonda

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Një hile e jetës që ju fut në gjumë për 60 sekonda

Ndihmat e gjumit siç janë mbulueset e veshit, maskat e syrit, hapat për gjumë dhe zhurmat e bardha të gjitha përdoren për të ndihmuar të flini sa më rahat. Megjithatë, këto ndihma të gjumit mund të jenë të shtrenjta dhe shpesh herë japin zgjidhje afat-shkurtra kur çrregullimet e gjumit dhe mungesa e gjumit vazhdojnë të ndërhyjnë në pushimin e një nate të mirë. Dr. Andrew Weil, një doktor i trajnuar në Harvard me fokus në shëndetin holistik, beson që bërja e gjumit më të mirë është aq e thjeshtë sa marrja dhe nxjerrja e frymës.

article-health-woman-sleep Një hile e jetës që ju fut në gjumë për 60 sekonda

Problemi i gjumit

Në SH.B.A., 40 milion njerëz vuajnë nga çrregullimet kronike afat-gjate të gjumit, thotë Centers for Disease Control and Prevention, derisa 20 milion të tjerë kanë probleme të rralla me gjumë. Stimuluesit siç janë kafja dhe pijet energjetike, orët me alarm dhe dritat shtesë, ndërhyjnë në “ritmin circadian,” gjithashtu të njohur si ciklin tonë të gjumit/zgjimit, që është arsye përse mungesa e gjumit po bëhet më e shpeshtë. Edhe pse hulumtimet nuk mund të caktojnë numrin ekzakt të duhur për fjetje në mosha të ndryshme, tetë apo aty rreth për një të rritur të shëndoshë janë të mjaftueshme, sipas National Sleep Foundation.

Revolucioni digjital i shekullit 21 e ka bërë edhe më të vështirë të merret një sasi e mjaftueshme e gjumit, veçanërisht me nevojën për të qenë të lidhur 24/7. Megjithatë, Weil, një ushtrues i madh i frymëmarrjes holistike për të luftuar stresin, ankthin dhe pagjumësinë, beson që e gjithë kjo mund të largohet me një ushtrim të frymëmarrjes. Në faqen e tij, ai shkruan: “Marrja e frymës thellë influencon fiziologjinë dhe proceset e të menduarit, dhe pa bërë asgjë për të ndryshuar atë, mund ta udhëzoni në drejtimin e relaksimit.”

Filozofia e njëjtë përdoret në “Ushtrimi 4-7-8 të frymëmarrjes ”, ndryshe e quajtur “Frymëmarrja e relaksuar,” që nxit gjumë më të mirë. Kjo është e bazuar në pranayama, një praktikë e lashtë Indiane që do të thotë “rregullim i frymëmarrjes.” Ushtrimi shpjegohet nga Weil si “një qetësues natyral për sistemin nervor” që lehtëson trupin në qetësi dhe relaksim.

Kevin Meehan, një praktikues i holistikës dhe krijues i Meehan Formulations në Jackson, Wyo., beson që kjo teknikë e frymëmarrjes mund të jetë efektive sepse inkurajon heqjen e shpejtë të dioksid karbonit. Frymëmarrja e rregullt është efektive në largimin e dioksid karbonit nga sistemet tona. Duke bërë kështu rezulton në ruajtjen më të mirë të depove të bikarbonatit: rezervat tona për të mbajtur një balans të duhur të pH,” tregoi Meehan per Medical Daily në një email.

Si ta bëni ushtrimin “4-7-8”

Teknika e Weil është shumë e thjeshtë, merr pak kohë, dhe mund të bëhet kudo në 5 hapa. Edhe pse mund ta bëni këtë ushtrim në çfarëdo pozite, është e rekomanduar të uleni me shpinën drejtë gjatë mësimit të këtij ushtrimi. Weil shpjegon që “të vendosni majën e gjuhës në pjesën e lëkurës menjëherë prapa dhëmbëve të lartë, dhe ta mbani aty gjatë tërë ushtrimit. Ju do të nxorrni frymën nga goja rreth gjuhës tuaj; provoni të shtypni buzët nëse ju doket e pazakontë.” Kjo përcillet me procedurën nga 5 hapa që është më poshtë:

1. Nxirrni tërë frymën nga goja, duke bërë një zhurmë.
2. Mbylleni gojën dhe merrni frymë ngadalë nga hunda duke numëruar në mendje deri në katër.
3. Mbajeni frymën duke numëruar deri në shtatë.
4. Nxirrni tërë frymën nga goja, duke bere një zhurmë dhe duke numëruar deri në tetë.
5. Kjo është një frymëmarrje. Tani merrni fryme përsëri dhe përsëritni ciklin edhe 3 herë për një total të 4 frymëmarrjesh.

Weil thekson që pjesa më e rëndësishme e këtij procesi është mbajtja e frymës për tetë sekonda. Kjo është sepse mbajtja e frymës brenda lejon oksigjenin që të mbush mushkëritë tuaja dhe të qarkullojë nëpër organizëm. Është kjo që prodhon efektin relaksues në trupin tuaj.

A funksionon me të vërtetë kjo hile për gjumë?

Një hile e jetës, veçanërisht një trik 60 sekondash për gjumë, bën që disa ekspertë të jenë skeptik për një deklarim të vendosur. Dr. Michelle E. Gordon, krijuese e Northern Westchester Surgical Associates General, specialiste e operacioneve dhe emergjencave, ka provuar teknikën e Weil dhe nuk ka pasur sukses të bie në gjumë brenda një minute. Megjithatë, ajo i tregoi Medical Daily në një email: “Frymëmarrja jep një ndjenjë të relaksimit dhe qetësisë. Unë ja mësojë pacientëve të mi si ndihmë për të qëndruar të qetë kur kanë ankthe për operacion ose pas operacionit.”

Gordon beson se ushtrimi i frymëmarrjes funksionon sepse punon në mënyrë të njëjtë me meditimin: Ndihmon njerëzit të qetësojnë trurin dhe të lejnë anash mendimet preokupuese.

E vërteta nga ushtrimi 4-7-8 i Weil është që duhet të ushtrohet dy herë në ditë gjatë dy muajve deri sa të bini në gjumë për 60 sekonda. Kur mund ta bëni këtë, ajo do të bëhet më shumë e më shumë efektive dhe mund të ndihmojë edhe me strese dhe ankthe. Shpejt, fjetja do të jetë aq e thjeshtë sa marrja e një fryme të thellë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.