Një dietë me shumë yndyrë mund të ua shkatërrojë metabolizmin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Një dietë me shumë yndyrë mund të ua shkatërrojë metabolizmin

Dietat e larta në yndyrë mund të jenë në modë por ndoshta duhet ta mendoni edhe njëherë këtë gjë. Një dietë e lartë në yndyrë riorganizon metabolizmin duke e bërë më të vështirë për trupin të djegë kalori, raporton një studim i ri në Obesity. Edhe më shokues është fakti se duhet më pak se një javë për të shpërbërë gjithë punën e madhe nga ushtrimet intensive.

article-humbje-peshe-diete-yndyre Një dietë me shumë yndyrë mund të ua shkatërrojë metabolizmin

“Shumica e njerëzve mendojnë se mund të ia dalin shumë mirë me dieta të larta në yndyrë, por i duhen vetëm pesë ditë muskujve të trupit të fillojnë protestën,” tha Matt Hulver, profesor i asociuar në Virginia Tech dhe autor kryesor i studimit, në një konferencë për shtyp.

Në studim studentët e shëndetshëm shkëmbejnë një shujtë në ditë për kalori të ngjashme me 55 përqind përbërje të yndyrës-kryesisht me llojet e ngopura dhe jo të shëndetshme. Rezultatet: Ngrënia e gjithë asaj yndyre për një javë zvogëloi aftësinë e muskujve për të oksiduar sheqerin e darkës. Ku qëndron rëndësia e kësaj: Muskujt janë mënyra primare që trupi juaj proceson sheqerin. Nëse ata nuk mund të bëjnë punën e tyre- në këtë rast me ndërhyrjen e yndyrës-do të përfundoni me rezistencë ndaj insulinës e cila pastaj çon në diabet, shtypje të lartë të gjakut dhe sigurisht, shtim në peshë.

Këto gjetje mbështeten nga hulumtimi i publikuar vitin e kaluar në Biological Psychiatry, i cili zbuloi se metabolizmi i njerëzve ngadalësohej pas vetëm një shujte të lartë në yndyrë. Për tu siguruar që ky efekt nuk vinte vetëm nga yndyrat e ngopura e të pashëndetshme që u jepeshin njerëzve, Janice Kiecolt-Glaser, Ph.D., dhe autore kryesore e studimit përsëriti eksperimentin duke përdorur yndyra të shëndetshme si vajrat e pangopura prezentë në kanola dhe vaj ulliri. Befasisht, rezultatet ishin të njëjta- pa marrë parasysh llojin e yndyrës.

Me kohë, Kiecolt-Glaser vlerëson se konsumi i një shujte të lartë në yndyrë një herë në javë mund të shtojë 5 kilogramë në një vit. Dhe kjo prej vetëm një shujte. Hulver thekson se nëse hani ushqime të larta në yndyrë vazhdimisht, efekti mund të jetë shumë më i madh. Akoma më shumë: Kurdo që metabolizmi ndryshon mund të ketë pasoja direkte në tërë trupin, jo vetëm në peshë. Por para se të bëni panik duke numëruar fundjavat me pica, ekipi i Hulverit thekson se më shumë studime duhet të bëhen, sidomos ato që konsiderojnë përbërësit e pashëndetshëm në ushqim. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.