Në një dekadë, më shumë femra sesa meshkuj kanë filluar konsumimin e tepërt të alkoolit

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Në një dekadë, më shumë femra sesa meshkuj kanë filluar konsumimin e tepërt të alkoolit

Pirja është bërë normë rrënjësore e shoqërisë, por ekziston një ndryshim shumë i vogël në konsumin e alkoolit tek meshkujt dhe femrat, dhe personat të cilët e konsumojnë më tepër atë janë më të rrezikuarit. Kërkuesit nga University of Washington i analizuan për një dekadë modelet e pirjes dhe zbuluan se kishte një rritje të konsiderueshme të konsumuesve të tepërt të alkoolit. Studimi i publikuar në American Journal of Public Health nxori se më shumë njerëz prej 17.2% e kanë zhvilluar vesin e pirjes së tepërt brenda një kohe të shkurtër dhe shumica e tyre ishin femra.

article-health-women-drinking Në një dekadë, më shumë femra sesa meshkuj kanë filluar konsumimin e tepërt të alkoolit

“Duket sikur femrat po mundohen të kapen pas meshkujve përmes pirjes së tepërt,” tha për Kaiser Health News, autori kryesorë i studimit, Ali Mokdad. “Është vërtetë shumë e frikshme. Ka shumë njerëz të cilët kanë nevojë për trajtim por që nuk vijnë derisa të kenë ndonjë pasojë, siç është largimi nga puna apo derisa të kapen duke vozitur në gjendje të dehur (DUI). Ata mendojnë se mund ta kontrollojnë atë”.

Binge drinking (konsumi i tepërt i alkoolit) zakonisht përbëhet nga katër pije për një femër dhe pesë pije për një mashkull brenda dy orëve. Sipas zbulimit të kërkuesve, shkalla e konsumuesve të tepërt të alkoolit te femrat është rritur për 36%, kurse tek meshkujt për 23%. Sipas Centers for Disease Control and Prevention, një mashkull ka më shumë gjasa ta bëjë një femër të dehet dhe vetë të qëndrojë esëll. Për shkak të strukturave dhe metabolizmit gjinorë të trupit, femrat e absorbojnë alkoolin më ngadalë. Nevojitet më shumë kohë që alkooli të metabolizohet dhe të hiqet nga trupi, lajm ky i keq për femrat të cilat mundohen ta ndjejnë alkoolin dhe të dehen.

Gara e pirjes: Nëse një mashkull dhe një femër do të pinin sasinë e njëjtë të alkoolit dhe do të testoheshin në të njëjtën kohë, femra do të kishte nivel më të lartë të alkoolit në gjak dhe do ta përjetonte më shpejtë ndikimin e alkoolit – dhe kjo do të zgjaste më shumë. Një listë e madhe me rreziqe i kanosen femrës kur e tejkalon të pirët. Ajo është më e prirur të bëjë seks të pambrojtur dhe të ketë më shumë partnerë seksual; ajo gjithashtu e rrit rrezikun për shterpësi, abort, lindjen e frytit të vdekur dhe lindje të parakohshme.

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e fëmijës. Femrat të cilat nuk planifikojnë të kenë fëmijë tani apo në ndonjë moment të caktuar të jetës së tyre, kanë mundësi t’i shkaktojnë vetes probleme. Femrat të cilat janë konsumuese të tepërta të alkoolit janë më të rrezikuara sesa meshkujt që tu zhvillohet ceroza (sëmundja e mëlçisë) dhe janë më të ndjeshme ndaj efekteve të dëmtimit të trurit për shkak të përdorimit të tepruar të alkoolit. Sa i përket kancerit, femrat janë më të rrezikuara ndaj kancerit të gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit. Sipas studimit të publikuar në Lancet Oncology, femra, me secilën pije, e rrit rrezikun e saj ndaj kancerit të gjirit.

Ngacmimi seksual është gjithmonë një rrezik i dukshëm për femrat, por kur alkooli përzihet me këtë ekuacion, rreziku bëhet më i madh. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Studies on Alchool, një në 20 femra kolegji në Amerikë ngacmohen seksualisht, dhe nëse sulmuesi dhe viktima janë të dy të dehur, rreziku i përdhunimit bëhet më i madh. Sidoqoftë, alkooli nuk duhet të fajësohet, por e rrit rrezikun për femrat.

Pse do donin femrat kaq shumë ta vënë veten përballë rrezikut ndaj sëmundjeve dhe rrezikut të menjëhershëm? Kërkuesit po mundohen akoma ta zgjidhin këtë mister, sepse shkalla e femrave të cilat janë konsumuese të tepërta të alkoolit është rritur shtatë herë më shumë sesa e meshkujve në dhjetë vitet e fundit. Të rinjtë janë më të prirë të konsumojnë më tepër alkool, duke i bërë femrat e moshës 20 vjeçare grupin më të rrezikuar ndaj konsumimit të tepërt të alkoolit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 17 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.