Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun nga kanceri i gjirit shumë vite përpara

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun nga kanceri i gjirit shumë vite përpara

Është njohuri e përgjithshme që zbulimi i kancerit në faza të hershme mund të qojë në trajtim më të mirë. Por çka nëse e gjeni para se të shfaqet? Shkencëtarët kanë zhvilluar një test të gjakut për të cilin thonë se mund të parashikojë kancerin vite para shfaqjes së tij.

article-shendet-gjaku-kancer Një analizë e thjeshtë gjaku mund të parashikojë rrezikun nga kanceri i gjirit shumë vite përpara

Hulumtuesit e University of Copenhagen aplikuan metoda që zakonisht përdoren në shkencën e ushqimit për të zhvilluar testin e gjakut në njerëz. Ata u fokusuan në bikonture, janë mostra komplekse të informacionit biologjik. Ata përdorën mostra gjaku 20 vjeçare nga një grup prej 400 grash të cilat ishin të shëndetshme kur iu nënshtruan testit, por përfunduan me kancer të gjirit më vonë.

Ata shikuan të gjithë përbërësit në gjak dhe gjetën një model specifik i cili parashikon kancerin e gjirit. Sipas Telegraph, ata morën profile të plota metabolike për secilën grua duke matur secilën pjesë të gjakut.

Nëse keni prirje kancerogjene, mënyra se si i procesoni disa përbërës të caktuar ndryshon. Testi i gjakut që ata zhvilluan mund të parashikojë kancerin e gjirit deri disa vite para diagnozës dhe përmban ndjeshmëri deri në 80%. Studimi i plotë u publikua në revistën Metabolomics.

Testi i tyre është më i mirë se mamografia, thonë hulumtuesit sepse këta të fundit vetëm tregojnë nëse keni kancer apo jo dhe kanë ndjeshmëri vetëm deri 75%. Gjithashtu, mamogramët mund të dërgojnë në rezultate pozitive false që mund të bëjë shumë gra të trajtohen pa nevojë.

Metoda ka nevojë për më shumë testim para se të dalë për përdorim të gjerë pasi është shpallur i vlefshëm vetëm për një popullatë të caktuar. Por hulumtuesit thonë se me testime të tjera, ata mund të ndryshojnë komplet mënyrën si trajtohet kanceri i gjirit. “Nuk është perfekt, por është me të vërtetë e mahnitshme si mund të parashikojmë kancerin ende pa ardhur”, thotë hulumtuesi kryesor Rasmus Bro, gjatë një konference për shtyp. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.