Nga mishi tek muskujt

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Nga mishi tek muskujt

Ushqim-00005 Nga mishi tek muskujt

1. Ngrënia e mishit
Procesi fillon në gojë me tretjen mekanike të ushqimit: Dhëmbët e prenë, copëtojnë, dhe lagin biftekun në copa më të vogla, duke e përzier me pështymë për të formuar një kafshatë gjysmë të fortë.

2. Tretja e proteinës
Pas kapërdirjes, mishi i copëtuar lëvizë poshtë ezofagut dhe ndalet në stomak. Këtu, enzimat siç është pepsina fillojnë tretjen kimike të biftekut duke e transformuar në aminoacide. E tërë kjo masë shndërrohet tash në një lëng viskoz.

3. Shndërrimi në pjesë ushqyese
Nga stomaku, lëngu viskoz kalon nëpër zorrë. Këtu, enzime tjera – trypsina dhe chymotrypsina – veprojnë në produktin e aminoacideve për t’i transformuar ato në copa edhe më të vogla, derisa mbeten vetëm aminoacidet e veçuara dhe të dyfishta.

4. Përgatitja për shpërndarje
Aminoacidet pastaj transportohen nëpër qeliza që janë të rreshtuara në muret e zorrëve dhe drejtohen tek rrjedha e gjakut, një proces i quajtur thithje (absorbim). Tash ato janë gati ta dërgojnë ushqimin tek muskujt nëpërmjet venave të gjakut.

5. Krijimi i muskulit
Me të arritur tek muskujt, aminoacidet dërgohen tek qelizat nëpërmjet kapilarëve. Aty, aminoacidet ndihmojnë në riparimin e fibrave. Në fakt, sinteza e proteinave të muskulit nuk mund të ndodhë pa praninë e aminoacideve – një arsye më shumë kjo për të ngrënë më shumë proteina në çdo vakt.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 12 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.