Nëse flini kaq orë, nuk do të sëmureni kurrë?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Nëse flini kaq orë, nuk do të sëmureni kurrë?

Përkundër motit të nxehtë, sezoni i ftohjes dhe gripit ka arritur. Për shumë prej nesh kjo përfshin larje më të shpeshtë të duarve, paketim i dezinfektuesve kudo dhe të shikojmë me bisht syri këdo që kollitet kur jemi në transport publik. (Për hir të ilaçit Nyquil, kollituni poshtë bërrylit!). Por këtë vit shkencëtarët janë duke na dhënë një armë të re për të luftuar ftohjen-dhe nuk është me larg se dhoma juaj e fjetjes.

article-lifestyle-gjum Nëse flini kaq orë, nuk do të sëmureni kurrë?

Parandalimi i ftohjes së zakonshme mund të jetë aq e thjeshtë sa të merrni mjaftueshëm gjumë tha një studim i ri i publikuar në magazinën Sleep. Hulumtuesit kërkuan 164 të rritur të shëndetshëm që të veshin një pajisje të vogël që monitoron ciklin e gjumit për një javë. Ata pastaj gjuajtën një virus të gjallë në hundët e pjesëmarrësve (argëtuese!) dhe i izoluan ata për pesë ditë për të parë kush ka zhvilluar simptoma të ftohjes e kush jo. Rezultatet ishin të qarta: Njerëzit të cilët zakonisht kalonin më pak se gjashtë orë gjumë natën ishin 4.5 herë më të prirur për tu sëmurë në krahasim me njerëzit që kalonin së paku shtatë orë duke fjetur. Kjo ishte e vërtetë pa marrë parasysh demografia, stina e vitit, indeksi i masës trupore, ndryshoret psikologjike dhe praktikat shëndetësore.

Kjo nuk është befasuese, thotë autori i studimit AricPrather, Ph.D, profesor asistent i psikiatrisë në University of California, San Francisko. Në fakt, hulumtimi i tij i mëparshëm zbuloi se gjumi joadekuat është i lidhur me sëmundjet e tjera. Prather thotë se kjo mund të jetë sepse mungesa e gjumit e dobëson sistemin imunitar dhe rrit rrezikun për inflamacion, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë bakteret në mjedis. Pastaj, ai shtoi: Shëndeti i grave duket të vuajë më shumë nga mungesa e gjumit në krahasim me burrat. ‘’Inflamacioni është krijuar si proces i rëndësishëm biologjik në zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes.’’

Gjumi i mjaftueshëm është i rëndësishëm për shumë arsye- jo vetëm që do të ndihmojë të shmangni teshtitjet por, hulumtimi i mëparshëm ka treguar se gjumi i pamjaftueshëm rrit rrezikun për depresion, obezitet, diabet, sëmundje të zemrës dhe madje edhe kancer.

Unë jam përkrahës i madh i gjumit si pjesë e rëndësishme e planit të përgjithshëm shëndetësore bashkë me ushtrimet dhe dietën e shëndetshme,’’ thotë ai, duke shtuar se i pëlqen rekomandimet e dhëna nga National Sleep Foundation, që përfshin të kapeni për një strategji, të ushtroni çdo ditë dhe të praktikoni rituale relaksimi para gjumit. Sepse dëshmitë shkencore vazhdojnë të tregojnë se gratë janë më të dobëta në luftën kundër efekteve negative të gjumit të pamjaftueshëm, Prather thotë se kjo është një arsye më shumë se gjumi i shëndetshëm i natës duhet të bëhet prioritet. Kështu, shkëmbeni maskën e fytyrës për maskë të syve dhe bini të flini herët sonte! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.