7 ndryshime për nënat pas lindjes së fëmijës së dytë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 ndryshime për nënat pas lindjes së fëmijës së dytë

Me lindjen e fëmijës së parë, ne presim se do të jemi nëna të përkryera për një fëmijë të përkryer.

Dhe më pas vjen numri dy – dhe perfeksionimi zhduket ngadalë. Shtatë nëna ndajnë përvojat e tyre se çfarë duhet ndryshuar për ta mirëpritur fëmijën e dytë në këtë botë:

Lifestyle-00005a 7 ndryshime për nënat pas lindjes së fëmijës së dytë

1. Veshja
“Punoja në Gap pas lindjes së fëmijës së parë, kështu që i pari gjithmonë duhej të vishej mirë – edhe pse rrallë dilnim në ambiente të jashtme! Por kur lindi i dyti, gjëja e parë që mendoja ishte ‘një veshje bebesh!” – Heather S., 45

2. Plotësimi i dëshirave
“Fëmijës së parë ia plotësojë gjithmonë të gjitha dëshirat. Sa herë i premtoja se do bënim një gjë, e bënim vërtetë. Por me fëmijën e dytë, nganjëherë na lindë ndonjë ide por e harrojmë. Besoj se kur mendoj të bëjë diç dhe nuk e bëjë më nuk e kam atë ndjenjën sikur po e tradhtojë fëmijën tim, edhe pse me fëmijën e parë gjithmonë e kisha atë ndjenjë”. – Elizabeth C., 37

3. Betejat që fitoni
“Gjithmonë besoja se “betejat duhet fituar” me fëmijët. Por kjo u bë edhe më e vërtetë me fëmijën tim të dytë. Nuk kam më kohë të jem fituese pas çdo debati! Për shembull, kur vajza ime katër vjeçe insiston se duhet veshur një bluzë me mëngë të shkurtra kur jashtë është 10 gradë – dhe unë i them se duhet veshë diçka me mëngë të gjata – ajo më kundërvihet dhe dëshiron të fitojë debatin. Më herët ndjeja se duhet të mbaja qëndrim derisa ajo të bëjë çfarë unë i thosha, dhe në disa raste, kjo ende vlen. Por natyrisht jo në të gjitha rastet, dhe kur dalë me të dy fëmijët, nuk kam kohë për këso gjëra. Kështu që e kam mësuar nëse vajza dëshiron të dal në të ftohtë me veshjen që ka zgjedhur vetë, le ta përjetojë vetë. Pastaj mund t’ia sqaroj se pse herën tjetër duhet ta dëgjojë mamin – dhe pas disa minutash “ligjërata” mund t’ia jap bluzën që kam marrë me vete” – Caitilin R., 38

4. Oraret
“Gjëja më e madhe që ka ndryshuar me fëmijën e dytë është orari i gjumit. Me vajzën përcillja një orar shumë strikt që ne kurrë nuk e devijonim. Por djali im nuk përfill fare orarin e vajzës së parë, kështu që ndjehem me fat nëse ai dremitë të paktën një herë në ditë. Edhe pse vajza ka një orar më të mirë gjumi, djali më është bërë bebe shumë fleksibile!” – Stephi W. 32

5. Argëtimi në makinë
“Menduam se nuk duhet të jemi ata prindër që blejnë një DVD për fëmijët për t’i mbajtur rehat sa herë hipin në makinë. Por pastaj të lindë një vajzë që si ka qejf edhe aq udhëtimet. Dhe në rastin e parë që vendosim t’i bëjmë dhuratë vajzës së vogël e dinim se çfarë duhet blerë. Kjo ka qenë dhurata më e mirë ndonjëherë”. – Amanda R., 35

6. Me dallgët
“Duhej më shumë përshtatje me stilin ka të na dërgojë dallga. Nuk mund të tregoheni i ngurtë dhe struktural kur keni më shumë se një fëmijë. Duhet të gjejmë mënyra dhe kohë për t’iu përshtatur nevojave të tyre pa pasur nevojë që gjërat të kenë një orar strikt”. – Sarah L., 32

7. Rregullat
“Gjithmonë i kam ndjekur rregullat dhe kam imagjinuar botën bardh e zi. Kur isha shtatzënë me fëmijën e parë, e përktheva këtë në besimin se ekzistonte “një mënyrë” e caktuar për tu bërë prind. Lexova libra, artikuj, dhe bëra ç ‘është e mundur të bëja gjërat e duhura. Dëshiroja ta ushqeja fëmijën me gji, të përdorë pelena rrobash, t’ia përgatisja ushqimin, ta njoftoja beben time me Moxartin, të jem me të çdo ditë jashtë – lista është e gjatë. Katër vite dhe tre fëmijë tjerë më vonë, vuajta dhe vajtimi se patjetër ekziston ‘një mënyrë e duhur!” u zhduk. Më në fund e kuptova se nuk ka një metodë të duhur për të qenë prind, por ka një metodë të mirë për tu mësuar nga secili prind dhe secili fëmijë. I kam katër fëmijë me personalitete të ndryshme: Njërit i pëlqen ta përkëdheli natën, tjetri dëshiron ta lë rehat… kam mësuar se kush jam, cilat janë limitet e mia dhe të fëmijëve të mi. Tash e kam kuptuar se nuk ekziston një botë bardh e zi, por ajo që ka rëndësi në fund është se secili fëmijë ka ushqim të shëndetshëm për të ngrënë, mundësi për të mësuar dhe rritur, një ambient të qetë dhe shumë e shumë dashuri”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.