A po ndikojnë keq ushtrimet kardio në rritjen e muskujve tuaj?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A po ndikojnë keq ushtrimet kardio në rritjen e muskujve tuaj?

Pyetje: E di që ushtrimet kardiovaskulare janë të mira për zemrën tuaj, por kur jam duke ushtruar, a nuk do ta shkatërrojë kardio forcën time të fituar?

article-fitness-muscle-cardio A po ndikojnë keq ushtrimet kardio në rritjen e muskujve tuaj?

Eksperti: Brad Schoenfeld, PhD, CSCS-D, profesor asistent i shkencave të stërvitjes në Lehman College dhe asistent kryeredaktor i Strength and Conditioning Journal.

Vendimi: Atëherë, varet se çfarë nënkupton me “fuqi.” Nëse dëshironi muskuj të cilët janë të shkathët jo vetëm për ta mbushur bluzën, por që ju ndihmojnë ta kaloni vijën përfundimtare të maratonës, atëherë kardio do ta rris fitimin e forcës. Nëse dëshironi vetëm muskuj të mëdhenj, kardio nuk do të ju ndihmojë në këtë rast.

Kjo ndodh sepse trajnimet për forcë dhe ushtrimet kardiovaskulare – derisa të dyjat nënkuptojnë krijimin e një trupi më të shëndetshëm, të përshtatshëm dhe, të jemi të sinqertë, më seksi – krijojnë forcë në dy mënyra të ndryshme.

Stërvitja për forcë i bënë fibrat tuaja të dridhen më shpejtë falë intensitetit të lartë dhe ushtrimeve me kohëzgjatje të shkurtër, thotë ai. Sa i përket stërvitjes, fibrat duke u rritur dhe duke u shtuar në numër bëhen më të forta falë shtimit të madhësisë në bicepsin tuaj.

Në anën tjetër, përballimi i ushtrimeve në radhë të pare trajnon fibrat dridhëse të ngadalshme të trupit të cilat janë përgjegjëse për nxitjen e intensitetit të ngadalshëm dhe ushtrimeve me kohëzgjatje të madhe, siç janë vrapimi, noti dhe çiklizmi. Ato janë të vogla, dhe derisa janë në gjendje t’i përshtaten çdo ushtrimi kardio apo eventi të gjatë, ato nuk shtojnë masë muskulore në trupin tuaj, thotë ai.

Kjo është e qëllimshme: “Me muskuj të mjaftueshëm ju do të peshoni më shumë, e kjo do të ishte kundër-produktiv në përballimin e performancës,” thotë Schoenfeld. “Do të ishte sikur të vrapoje në një distancë të gjatë duke bartur një valixhe.”

Derisa trajnimi i forcës i lë fibrat për dridhje të ngadalshme të kryejnë funksionin e tyre, ekzistojnë disa prova se ushtrimi kardiovaskular mund t’i shndërrojë fibrat për dridhje të shpejtë në fibra për dridhje të ngadalshme, thotë Schoenfeld. Prit, a mundet vrapimi t’i forcojë fibrat muskulore përmes ushtrimeve kardiake? Kjo është e mundur.

Për më tepër, kardio mundet gjithashtu ta ndalojë rritjen e fibrave për dridhje të shpejtë nëpërmjet të ashtuquajturit efekti ndërhyrës, thotë ai. Gjatë ushtrimeve trupi juaj dërgon sinjale anabolike (ndërtim i muskujve) dhe katabolike (thyerje e muskujve) dhe besohet se ushtrimet aerobike mund të krijojnë një ambient më katabolik.

Kjo është arsyeja pse studimi i vitit 2012 i bërë nga Research Institute for Olympic Sports zbuloi se fuqia e muskujve është dukshëm më e ulët tek njerëzit të cilët kryejnë të dyja ushtrimet për forcë dhe ushtrimet kardiovaskulare, në krahasim me vetëm ushtrimet për forcë.

Para se të hiqni dorë nga kjo rutinë, mendoni dhe mos e bëni. Ushtrimi kardiovaskular nuk është i keq dhe nuk duhet ta shmangësh si një plak të zhveshur në një dhomë të kyçur.  Përkundrazi, kardio i bënë mirë trupit, thotë ai. Ai e përmirëson rezistencën e trupit tuaj, djeg kaloritë dhe e përmirëson punën e zemrës (e që ndikon në rrjedhjen më të mirë të gjakut ne pjesën e poshtme të trupit). Dhe nëse jeni bodybuilder apo konkurrent për ngritje të peshës, atëherë ndikimi i kardios në muskujt e krijuar nuk është aq i keq. Plus, “no-neck physiques” (ushtrimi për qafë muskulore) është dalë nga moda.

Që të përfitoni sa më shumë nga ushtrimet e forcës derisa e ngrisni kapacitetin kardiak, Schoefeld rekomandon që të bëni ushtrimet e forcës dhe kardio në ditë të ndara. Nëse keni kohë të mjaftueshme në orarin tuaj për ushtrime dy herë në ditë, atëherë bëjeni njërin ushtrim në mëngjes dhe tjetrin në mbrëmje. Vënia e disa orëve ne mes të stërvitjes ndihmon që të zbutni efektin ndërhyrës dhe të bëheni më elastik për t’i fituar garat rrugore, thotë ai. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.