Muzika mund ta ulë rrezikun e sëmundjeve mentale

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Muzika mund ta ulë rrezikun e sëmundjeve mentale

A ju kujtohet si Baby Mozart është dashur ta kthente fëmijën tuaj në një gjeni? Rezulton se muzika klasike në fakt e nxit trurin, në çdo moshë.

Muzika mund ta ulë rrezikun e sëmundjeve mentale Muzika mund ta ulë rrezikun e sëmundjeve mentale

Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Helsinkit, tonet e këndshme të Brahms, Beethoven dhe muzikantëve tjerë klasik rrisin gjenet e përfshira në sjelljet motorike, në mësim dhe kujtesë, si dhe në lirimin e kemikales së lumtur të trurit, dopaminës. “Tingulli është i rëndësishëm në evoluim për të na mbrojtur, dhe muzika gjithashtu është tingull,” shpjegon Irma Järvelä, MD, PhD, asistent profesor i gjenetikes molekulare në Universitetin e Helsinkit. Disa prej gjeneve që lidhen te njerëzit janë po ashtu përgjegjës për këngët e shpendëve, një lidhje që nxjerr në pah rolin e mundshëm të perceptimit të shëndoshë dhe të prodhimit në mbijetesën e të gjithë llojeve.

Në eksperiment, meloditë klasike duket që i ndryshojnë gjenet – në veçanti një gjen i quajtur SNCA i cili kontrollon vdekjen e neuroneve, i cili është parë në sëmundje të tilla si Alzhaimer dhe Parkinson.”Duke ndikuar në rrugët e dopaminës, muzika i hesht gjenet që shfaqin rrezik për çmenduri,” thotë Järvelä. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se performanca e muzikës shkakton ndryshime strukturale dhe funksionale në trurin e njeriut dhe e rrit kognitivitetin, por ky ishte studimi i parë që i zbuloi mekanizmat molekulare prapa këtyre efekteve.

Hulumtuesit që publikojnë në revistën Scientific Reports i kanë shikuar skenimet e trurit të muzikantëve profesionistë para dhe pas performimit dy orësh të muzikës klasike, dhe i kanë krahasuar ato me skenimet e muzikantëve të cilët u morën me aktivitete jo-muzikore. Edhe pse ky eksperiment i ka treguar ndryshimet kognitive në vetë muzikantët klasik. Järvelä beson se të paktën disa nga ndryshimet – padyshim të gjeneve SNCA – ndodhin edhe në dëgjuesit e muzikës.

Nëse edhe zhanret tjera të muzikës e kanë fuqinë e njëjtë, Järvelä dyshon se xhazi, me imagjinatën, improvizimin dhe krijimtarinë e tij po ashtu mund të ketë efekt në gjene. Me shumë gjasë gjithashtu edhe Hip Hop-i. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.