A mundet ndjenja e vetmisë të ju bëjë të uritur?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A mundet ndjenja e vetmisë të ju bëjë të uritur?

Herën tjetër që ju ndjeni nevojën për të ngrënë diçka, mund të dëshironi ta konsideroni se a është torta apo një mik në largësi që po e thërret emrin tuaj. Një studim i ri i botuar në Hormones and Behavior (Hormonet dhe Sjelljet) ka gjetur se femrat e vetmuara ndihen më të uritura se sa femrat që kanë një grup shoqëror të fortë.

article-lifestyle-lonely-hungry A mundet ndjenja e vetmisë të ju bëjë të uritur?

Në hulumtimet e tyre, psikologët në Ohio State University kanë matur nivelet e ghrelinit te femrat, një hormon që rregullon urinë. Pasi të keni ngrënë, niveli juaj ghrelinit bie dhe pastaj me kalimin e kohës rritet, gjë që ju bën të hani përsëri. Megjithatë, në studim, femrat që raportuan që ndihen të izoluara treguan ngritje më të shpejtë të ghrelinit, dhe raportuan se ndihen më të uritura se ato që janë më aktive në shoqëri.

Ndjenja e vetmisë me të vërtetë mund të shkaktojë që femrat të ndiejnë uri fizike, edhe në qoftë se të gjitha nevojat e kalorive të tyre janë plotësuar, thonë shkencëtarët. “Nevoja për lidhje është thelbësore për natyrën njerëzore,” arrijnë në përfundim hulumtuesit. “Si pasojë, njerëzit mund të ndjehen më të uritur kur ata ndihet të shkëputur nga shoqëria.”

Çuditërisht, femrat me peshë më të madhe po ashtu përjetojnë një ngritje më të shpejtë të ghrelinit, pavarësisht se sa aktive në shoqëri janë ato, por hulumtuesit ia atribuojnë këtë çrregullimeve hormonale për shkak të peshës së tyre të tepërt.

Se femrat kanë nevojë për të qenë të lidhura dhe të dashura, nuk është befasi e madhe. Por, kjo lidhje me ushqimin është e rëndësishme, sidomos për njerëzit që tashmë janë të prirë për të ngrënë nga emocionet. Studiuesit theksojnë se ndonjëherë është më me rëndësi të fokusohemi se pse jemi duke ngrënë se sa të përqendrohemi në atë që, pasi ta kemi mbushur barkun, nuk po na e mbush një vrimë në zemër.

Por si ju kontaktoni me të tjerët është shumë e rëndësishme. Hulumtimet e fundit nga Universiteti i Michiganit kanë treguar se mediet sociale (pavarësisht emrit), në të vërtetë na bëjnë të ndihemi më të vetmuar dhe më të izoluar nga të dashurit tanë. Kështu që herën tjetër kur ju hahet një çokollatë e madhe, provoni ta merrni telefonin së pari – vetëm se sigurohuni që ta telefononi mikun tuaj me të vërtetë, në vend se ta shihni se çfarë është duke bërë në Facebook.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.