A mund të jeni me të vërtetë të varur nga telefoni juaj?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A mund të jeni me të vërtetë të varur nga telefoni juaj?

Për disa vite, Allison* mendoi se lidhja e saj me telefonin ishte normale. Ajo vjedhurazi shikon atë gjatë drekës. Ajo zgjohet ne mes të natës të kontrolloj mesazhet e saj. Ajo kalon disa orë në ditë duke përdorur atë për të hyrë në Instagram, Snapchat, Facebook dhe Tinder .

article-health-cellphone-addiction A mund të jeni me të vërtetë të varur nga telefoni juaj?

Miqtë e saj kurrë nuk e kanë parë sjelljen e saj të çuditshme, sepse edhe ata vepronin njëjtë. Asnjëri nuk mendon se është e pasjellshme të ndërpresësh bisedën për një vështrim të shpejt në telefon. Është diçka qe praktikisht pritet të ndodhë.

“Është e vështirë të thuhet kush e ka një obsesion jo të shëndetshëm e kush e përdor telefonin si një person mesatar.” thotë Allison, 21, nga Orange County, California.

Ishte vetëm vitin e kaluar, kur ajo ishte vendosur në Morningside Recovery Center, një objekt rehabilitimi në Orange County, për të ndihmuar atë të menaxhon ankthin e saj të përditshëm që ajo më në fund e bëri lidhjen mes ankthit të saj dhe telefonit. Aktivitetet e rregullta si shkolla dhe puna kishin filluar të ndjehen si barrë që ajo duhet t’i duroj deri sa të mund të futet përsëri në botën e telefonit të saj – veçanërisht tek mesazhet e saj dhe mediet sociale.

Morningside, e cila për pacientët siguron një sërë kushtesh psikologjike, është një nga pak objektet e rehabilitimit në SHBA që ofrojnë trajtim për “nomophobia” shkurtesë për “no-mobile-phone phonia.” Ekspertët thonë se ka vetëm disa objekte të tilla sepse shumica e njerëzve që përballën me këtë çështje nuk e kuptojnë se ata kanë një problem.

Që nga koha e saj në Mornigside, objekti ka lëvizur në një ndërtesë të sapo rinovuar dy katëshe në Irvine. Në një ditë të muajit Shkurt, disa paciente të reja femra qëndronin dhe bisedonin në stole të larta të kthyera nga rrezet e diellit. Disa pacientë pozuan me fytyrë poshtë në studion e jogës, drejtë pranë palestër të ngarkuar me makina eliptike dhe pesha. Një rresht i grupit dhe dhomat e terapisë private ishin i vetmi aluzion se hapësira ishte një strukturë rehabilitimi. Në një dhomë, ku një terapist ishte duke e mbajtur një diskutim në ndërgjegjësimin, pacientë të shumtë ishin mbledhur rreth një tabele të bardhë të mbuluar me fjalë të tilla si “i lumtur” dhe “në lëvizje”. Një terapist tjetër kishte takimi me një grup jashtë në diell.

Nga 70 pacientët që gjendeshin gjithsej ne trajtim në Morningside ne atë kohe, rreth 10 prej tyre merrnin ndihmë për varësinë e telefonit përveç çrregullimeve të tjera siç janë depresioni dhe ankthi. Shumica pre tyre ishin gra të reja në të 20-tat.

“Ta humbësh vetën në lidhje me botën online është shumë e lehtë tani.” thotë Kevin Gtanich, drejtor i marketingun në Morningside, i cili ka ofruar trajnim për nomophobia për rreth tre vjet. “Ne jemi duke ndryshuar me kohën dhe me klientët tanë.”

Pacientët në Morningside jetojnë në shtëpi të përbashkëta afër Costa Mesa dhe transportohen në Irvine çdo mëngjes. Ata shkojnë përmes grupeve dhe seancave individuale, duhet të punojnë jashtë dhe të provojnë aktivitete që nxisin vetë-shprehjen, si rrethet daulle, muzikë dhe art. Qëndrimi më i shkurtë prej 30 dite kushton $24,000. Qëndrimi tipike është 60 deri 90 ditë, ku 30 ditë e para janë të fokusuara në mësimin e aftësive përballuese, 30 ditët e radhës në përfshirjen e këtyre aftësive si dhe 30 ditët përfundimtare për hapat e ardhshëm.

Një ndryshim tjetër që dallon Morningside nga programet e tjera të rehabilitimit është se nuk i largon pacientët nga telefonat apo laptopët e tyre pas mbërritjes. Pacientët fokusohen në të mësuarit e aftësive përballuese për të mbajtur veten nga obsesioni për te kontrolluar pajisjet e tyre – siç janë futja e duarve nën ujë kur ndjejnë një detyrim apo edhe angazhimi në bisedë ballë për ballë.

“Për ne, të pasurit elektronik është një pjesë e rëndësishme”, thotë Granich, “sepse ju do të largoheni dhe do ta keni telefonin e juaj”. Ne duam ta imitojmë botën reale ne një mjedis nxitje të sigurt.

Programi gjithashtu sponsorizon udhëtime në terren në vendet si Big Bear Lake apo Grand Canyon, gjatë së cilës pacientët nuk janë të lejuar të dërgojnë mesazhe apo të postojnë në mediet sociale. Në vend të kësaj, ata duhet të socializohen dhe t’i procesojnë emocionet pa praninë e telefonave të tyre.

Çelësi i suksesit të përmirësimit është te identifikimi i asaj se çka e shkakton dikë të lidhet me telefonin e saj. Sipas Granich, një nga pacientët e fundit, vuajti nga traumatizmi i dhunimit që e kishte lënë të bëhet e varur nga telefoni i saj. Ajo beson se nëse do e kishte pasur telefonin e saj gjatë incidentit, ajo do kishte mundur ta ndalonte atë. Kur ajo erdhi të kërkonte ndihmë në Morningside, ajo kishte tre telefona me vete, në rast se i nevojiten. Në raste më tipike, arsyet e pacientit janë të lidhura me ankthe të pa trajnuara apo me depresion. Allison, për shembull, i referohet fëmijërisë së saj të vështirë, si faktori kryesor që i shkakton përballjen me ankthe.

Sipas një kërkimi të fundit, lidhja e Allison-it me telefon nuk është e pazakonshme tek vajzat e moshës së kolegjit. Një studim i publikuar në Journal of Behavioral Addictions ka gjetur se studentet tipike femër në kolegje kalojnë rreth 600 minuta në ditë në telefon. Kjo i bie 10 orë, krahasuar me 458 minuta që i kalojnë studentët meshkuj në kolegj.

Dr. James Roberts, autori lider i një studimi dhe profesor i marketingut në Baylor University në Texas, citon disa arsye shumë të dukshme se pse gjenerata jonë është kaq e obsesionuar me telefonat e tyre, duke përfshirë transportueshmërinë, lehtësinë e multitasking dhe teknologjinë më të sofistikuar se kurrë.

“Nuk dua të jem shumë tradicionalist, po duhet të jesh një femër, për ta konsideruar më të rëndësishme lidhjen me familje dhe shoqëri” thotë Dr. Roberts.

Dr. Larry Rose, një professor psikologjie në California State University në Dominguez Hills dhe autori i iDisorder: Understanding Our Obsession ëith Technology and Overcoming Its Hold on Us, pretendon se “varsia” nga telefoni është një term i gabueshëm. Ai preferon termin “obsesion” apo “detyrim.”

“Në mënyrë që të jetë varësi, personi duhet të zhvillojë kënaqësi nga ajo” thotë Dr.Rosen. “Shumë njerëz që ne i studiojmë nuk duken sikur po i kontrollojnë telefonat e tyre dhe po ndihen mirë për atë – ata i kontrollojnë çdo 15 minuta ose më pak se nuk dëshirojnë të humbin diçka, e cila është i bazuar në ankth.”

Përdoruesit më të mëdhenj të telefonit, sipas Dr. Rosen janë gratë e moshave 18 deri 30 vjeçare. Kërkimet e tij kanë treguar se kur ju largojnë telefonat atyre, niveli i stresit të tyre rritet vetëm pas 10 minutave dhe përshkallëzohet gjatë një ore.

Shumë njerëz janë të varur, thotë Dr. Roberts, profesor në Baylor. Ata bëjnë shaka në lidhje me lidhjen e tyre me telefon dhe nuk kanë regjistruar pasoja mjaftë serioze si aksidentet me makinë nga mesazhet dhe vozitja.

Allison, megjithatë, raporton se ankthi i saj i vazhdueshëm është larguar, dhe lidhja e saj është përmirësuar, dhe ajo ndihet shumë më pak e dekoncentruar. Dhe sikur, për shembull, ajo merr një alarm që nuk është urgjent, si një Tinder i ri, ajo provon të mos e kontrolloj atë menjëherë. Ajo gjithashtu del shpesh nga shtëpia pa të, që për të cilën ajo thotë se ishte e vështirë në fillim, por tani është e menaxhueshme. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.