Si e motivova veten të humb mbi 50 kg

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Si e motivova veten të humb mbi 50 kg

Sara Lugger vendosi që fjalët ti shndërrojë në vepra dhe humbi mbi 50 kg

Para: 155 kg
Pas: 88 kg

article-humbje-sara Si e motivova veten të humb mbi 50 kg

Stili i jetës

Për pjesën më të madhe të jetës kam peshuar rreth 100 kg. Në shkollë të mesme haja çfarë të doja-sidomos kur fillova të vozis dhe mund të shkoja në secilin restorant të ushqimit të shpejtë që dëshiroja. Kur fillova fakultetin, provova të humb në peshë sepse studioja terapi fizike, kështu që e kisha kuptuar rëndësinë e të qenit të shëndetshëm. Bashkë me shoqërinë, fillova të shkoj në palestër herë pas here, mirëpo sa humbja pak kg menjëherë i shtoja ata dhe shumë të tjerë.

Ndryshimi

Pas fakultetit, peshoja diku rreth 135 kg. Doja të provoja të humb peshë prapë për shkak të karrierës si terapiste fizike por edhe sepse doja të ndihesha më mirë për veten kur takoja njerëz të rinj. Një shoqe e nënës e dinte se isha në tentim për të ardhur në formë dhe më tregoj se ajo ishte duke bërë programin Weight Watchers (Kontrolluesit e peshës). Më sugjeroi dhe mua ta provoja. Në fakt isha mjaft e suksesshme në atë program- me siguri sepse nuk doja të shkoja në takimin e radhës pa humbur peshë. Ndalova së ngrëni ushqimin junk duke përfshirë akulloren, u anëtarësova në palestër dhe fillova të bëja ushtrime të lehta dy deri në tri herë në ditë. Bëja nga një ushtrim prej videove për 30 minuta në mëngjes, ecja për 30 minuta të tjera gjatë pushimi të drekës dhe vrapoja në pajisje vrapuese në palestër për 20 deri 30 minuta. Pas rreth një viti, kisha humbur 45 kg duke e ulur numrin e kilogramëve të mi total në 95 kg. Fatkeqësisht, nuk zgjati shumë.

Pasi e lashë programin Weight Watchers sepse mendoja se mund të mbaja zakonet e shëndetshme vetë, pesha filloi të rikthehej-shpejtë. Ishte e lehtë të bija pre e zakoneve të vjetra si të haja ushqime të plota në restorante në vend se ti zvogëloja ato.

Në krye të kësaj, koliti, një gjendje shëndetësore me të cilën përballesha prej adoleshencës filloi të kthehej më e fortë se kurrë. Kjo do të thoshte se duhet të zvogëloja konsumin e frutave dhe perimeve. Mendoja me vete, “Tani që nuk duhet të ha perime, do ti kthehem zakoneve të vjetra dhe të ha çfarë haja dikur.” E përdora sëmundjen si justifikim për të ju kthyer zakoneve të vjetra, pa marrë parasysh faktin që e kisha kryer me sukses një dietë të shëndetshme-edhe pse kisha kolit.

article-humbje-sara-1 Si e motivova veten të humb mbi 50 kg

Kur kuptova se kisha arritur gati 160 kg e kuptova se duhet të ndryshoja. Kishte diçka me këtë numër që më bëri të kuptoj se kisha nevojë të humbja peshë përsëri. Tani nuk kisha më justifikime. Gjatë kësaj kohe, një shoqe e fakultetit më tregoi për suksesin e saj në humbje të peshës me ndihmën e një web faqeje të quajtur DietBet.com. Praktikisht, ishte një web faqe ku ti i bashkëngjiteshe një grupi njerëzish të cilët vënë bast një minimum prej $5 se do të humbasin të paktën katër përqind të peshës trupore në 28 ditë. Nëse e arrin qëllimin, i merr paratë e tua dhe të gjithë atyre që nuk e kanë arritur qëllimin. Çka është më fantastike për këto lojëra28 ditëshe është se ke një sistem mbështetjeje në grup. Kur kisha një ditë të vështirë, u shkruaja njerëzve që kishin të njëjtën betejë dhe flisja me ta. Ata gjithmonë përgjigjeshin me shumë fjalë mbështetëse.

Pasi unë jam shumë luftarake, kjo tingëlloi si diçka që më përshtatet mua. Për të humbur peshën e nevojshme, ju ktheva planit nga programi Weight Watchers: Ushtroja tri herë në ditë duke luajtur Just Dance në Wii Fit-in tim, ecja, vrapoja në pajisjen vrapuese-të gjitha këto për 30 minuta ose më pak. Po ashtu, hodha gjithë ushqimin junk dhe ndalova së barturi para të gatshme në mënyrë që mos të blija ushqime të shpejta. Pas 28 ditëve të para, kisha humbur 7kg) Ndonëse ndryshimi nuk vërehej edhe aq, unë ndihesha shumë më mirë. Nëntë muaj më vonë, rashë në 91 kg. Prej asaj kohe, fillova të luaj lojëra në DietBet.com në mënyrë sporadike që të më ndihmonte të rikthehesha në lojë në rast se fitoja prapë peshë.

Sot, unë peshoj 88 kg.

Shpërblimi

Më përpara më vine turp nga dalje të caktuara për shkak të peshës sime. Shoqëria ime më ftonin në lojëra bejsbolli tërë kohën, por unë i refuzoja sepse frikohesha se nuk do të më zënë ulëset. Tani, dua të dal dhe të bëj gjëra të ndryshme tërë kohën. Kam më shumë vullnet për të dalë dhe jetuar jetën.

Këshillat e Sara-s

Gjeni ushtrime që i doni. Është shumë më lehtë të motivoni vetën për të bërë diçka që ju pëlqen sesa diçka që nuk ju pëlqen. Mua më pëlqen shumë vallëzimi, kështu që përdorja Wii Fit për të luajtur Just Dance (Thjeshtë, vallëzo), si dhe bëja ushtrime vallëzimi nga videot në shtëpi.

Ndani shujtat. Unë jam kapëse. Kur ushqimi është para meje unë vazhdoj të ha, edhe nëse jam e ngopur. Tash, unë i ndaj shujtat me shokë/shoqe apo i them kamerierit të më shërbejë vetëm gjysmë porcioni. Kjo eliminon tundimin komplet.

Plotësoja vetes qejfet, por mos mbaj ëmbëlsira në shtëpi. Unë nuk mbaj ushqime të pashëndetshme që i dua në dollap të ushqimeve sepse e di që nuk do të mund të kontrolloj veten. Në vend të kësaj, dal e blej akullore, e ha dhe këtu përfundon. Në këtë mënyrë, tundimi nuk është i njëjtë si të kisha një kuti duke qëndruar në frigorifer. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.