5 mite për muskujt e barkut që nuk ju lejojnë të arrini formën e dëshiruar të tyre

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 mite për muskujt e barkut që nuk ju lejojnë të arrini formën e dëshiruar të tyre

Asnjë lloj i muskujve nuk ka më shumë mite apo dedikime sesa muskujt e barkut. Ndoshta sepse zbulimi i tyre duket mbinjerëzor. Ose ndoshta ata kanë fuqi magjike mbi gjininë e kundërt. Cilado që të jetë arsyeja, shumë prej të ashtuquajturës dituri për këta muskujt është gabim-dhe mund të ta vështirësojë procesin e formimit të këtyre muskujve. Këtu kemi pesë prej miteve më të mëdha në mes jush dhe formimit të mirëfilltë të muskujve të barkut.

article-ushtrime-force-muskuj-barku 5 mite për muskujt e barkut që nuk ju lejojnë të arrini formën e dëshiruar të tyre

Miti nr. 1: Mund të hiqni dhjamin me pompa

Pa marrë parasysh sa pompa bëni, nëse nuk 1) ndërroni planin e ushqimit dhe 2) nuk bëni ushtrime gjithëpërfshirëse që djegin kalori, formimi i muskujve të barkut do të mbetet brenda një shtrese dhjami aspak tërheqëse, thotë trajneri me bazë në Los Angeles, Mike Donavanik, C.S.C.S., kreator i DVD-ve me ushtrime Extreme burn. Pas të gjithave, edhe po të arrinit të hiqni kalori vetëm në një vend (gjë që nuk mundeni!), ushtrimet e barkut nuk djegin shumë kalori.

Miti nr. 2:  Përsëritjet e ushtrimeve të barkut duhet të bëhen sa më shpejt që është e mundur

Nuk bëni ushtrime barku për kardio, kështu që ngadalësojuni. Në vend të saj, zgjatja e kohës së mbajtjes së muskujve nën tension-ushtrimi i tyre në mocione të ngadalshme dhe të kontrolluara-është çelësi për të arritur ndryshimet që doni të shihni, thotë ai. Plus që kur i bëni përsëritjet ngadalë, eliminoni mundësinë e mashtrimi “aksidental” dhe ta shfrytëzoni momentin për të kryer lëvizjen.

Miti nr. 3: Nuk mund të keni muskujt barku të formësuar dhe të hani karbohidrate

Përderisa hani karbohidrate të shëndetshme nga burime të plota, është më lehtë të formësoni muskuj barku sesa pa to. Kjo sepse trupi varet në karbohidrate për energji, sidomos gjatë ushtrimeve intensive që ju ndihmojnë të zbuloni muskujt e barkut, thotë ai. Në vend të uljes së konsumit të karbohidrateve, fokusoni në marrjen e tyre nga drithërat, frutat dhe perimet dhe automatikisht do të hani më pak kalori dhe mundësoni vetës të digjni më shumë në palestër.

Miti nr. 4: Nuk duhet të punoni në muskuj të barkut çdo ditë

Ushtroni dy herë dhe rrezikoni ushtrim të tepërt. Përderisa ka të vërtetë në atë rregull të stërvitjeve, muskujt e barkut janë pak a shumë përjashtim. “Muskujt e barkut punojnë gati 24/7- prej momentin që zgjoheni në mëngjes deri kur të bini në gjumë,” thotë Donavanik. “Kështu që, po, mundeni dhe duhet të punoni në muskujt e barkut çdo ditë. Kjo është mënyra më funksionale e të stërviturit e tyre.” Thënë kjo, prapë nuk duhet të bëni të njëjtat ushtrime dy ditë radhazi sepse mund të lëndoni disa fibra të caktuara muskulore më shumë sesa që krijoni. Kështu që, një ditë fokusohuni në pompa, ditën tjetër planks, pastaj lëvizje rrotulluese… e kuptoni ku dua të dal.

Miti nr. 5: Mund të ushtroni vetëm muskujt e poshtëm të barkut

“Teknikisht, nuk egziston një gjë e tillë si muskuj e poshtëm apo të epërm të barkut.  Unë madje ngushtohem kur i them ato terma. Por është më e lehtë sesa të shpjegosh tërë shkencën prapa saj, sidomos nëse nuk ke shumë kohë,” thotë Donavanik. Për hir të qartësisë, është e rëndësishme të ceket se rectusabdominis është një muskul i gjatë i ndarë në gjashtë seksione të vogla nda indi lidhor. Nga lartë-poshtë, shihni një sektor të epërm, një mes dhe një sektor të poshtëm por të gjitha këto segmente janë pjesë të një faqe të madhe muskulore. Pra sa herë që ushtroni rectus abdominis, ju ushtroni tërë masën muskulore. Sigurisht, disa ushtrime se varja e këmbës rrit funksionimin e sektorit të poshtëm më shumë, por muskujt e mesëm dhe të epërm do të vazhdojnë të funksionojnë po ashtu. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 15 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.