Të mirat e zemëratës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Të mirat e zemëratës

Do të bëhet mirë. Mendoni pozitivisht, bëhuni pozitiv. Oh ju lutem. Optimizmi e ka vendin e vet, por të gjithë ne kemi ditë (ose muaj…ose një vit!) kur i përngjajmë më shumë Aubrey Plazas sesa Anna Hathaway. Eh çfarë lehtësimi kur mëson se ka dalë një libër që flet për të mirat e negativitetit.

Lifestyle-00006a Të mirat e zemëratës

Është toksike të mendohet se ne duhet 1) gjithmonë të shmangim ndjenjat e këqija, dhe 2) të dukemi se po ndihemi mirë gjithë kohës, thotë Todd Kashdan, bashkautorë i lirit “The Upside of Your Dark Side”. Pse? Tradicionalisht emocionet “negative” – zemërimi, pikëllimi, ndjenja e fajit, turpi – mund të ju ndihmojnë të bëheni më të suksesshëm, dhe si për ironi të ironisë, më të lumtur, thotë doktori. Këto janë tiparet pesimiste që të gjithë duhet t’i përqafojmë:

1. Hidhu në skenarin më të keq
Ëndërroni të hapni një furrë buke e cila prodhon një kroasant i cili kthehen në mani për konsumatorët.
Mendojeni fundin e lojës – njerëzit duke shitur produktet e furrës suaj një Craiglist për 200 dollarë – është motivuese por injoron punën e rëndë që keni bërë për të arritur deri aty. “Jeta nuk është e plotë dhe e kënaqshme nëse nuk rrezikon, por nuk keni nevojë të merrni hapa qesharak dhe katastrofik,” thotë Oliver Burkeman, autor i “The Antidote: Happiness for People Who Can’t Stand Positive Thinking.” Për të gjetur baraspeshën, përqendrohuni në atë se çfarë jeni në gjendje të rrezikoni për sukses.
Mesatarja e lumturisë: Eksploro atë që Burkeman e quan “shtegu negativ”: Mendo se çfarë do të humbisni nëse nuk realizoni ëndrrën dhe pyesni veten, A mund ta përballoj këtë? Nëse kjo pyetje ju tmerron, është një shenjë se plani juaj ka shumë rreziqe kështu kijeni parasysh rishikimin e asaj ideje, thotë Burkeman. Fluturat nervoze, në anën tjetër, zakonisht janë indikacion i emocionimit dhe janë shenjë se ju duhet të merrni hapat e parë për të ecur përpara, thotë Burkeman. Shqyrtoj me kujdes të gjitha planet para se ta bësh hapin (kur fjala bie vendosni ta leni punën).
2. Bëhuni nervoz
Femrat zakonisht etiketohen si “histerike” ose “të vështira” kur lëshohen në komente të egra, por sa herë që ndrydhni ndjenjat ka më shumë mundësi të eksplodoni. Bezdia ndaj motrës suaj shkakton një skenë të madhe në takimin familjar gjatë festive; inati ndaj koleges së punës që mburret me idenë që ju në fakt e keni propozuar vlon me një e-mail aspak të këndshëm ku ju aksidentalisht ia keni bërë “cc” tërë zyrës – ju bën të ndeheni për faqe të zezë. “Nëse nuk respektojmë ndjenjat tona, atëherë të tjerët do na njohin nëpërmjet sjelljes sonë,” thotë konsulentja Tina Gilbertson, autore e ‘Constructive Wallowing: How to Beat Bad Feelings by Letting Yourself Have Them.” Një shtrirje tjetër e injorimit të emocioneve “negative”: E lëshoni një mundësi për ta forcuar lidhjen, thotë Kashdan. “Nëse lidhja juaj varet nga të qenit pozitiv dhe jo nga shprehja e frikës dhe ankthit, kjo nuk vlen shumë”, thotë ai.

Mesatarja e lumturisë: Shprehja e zemërimit nuk do të thotë të dalësh jashtë kontrollit sa herë je e xhindosur. Ftohu pak, pastaj thuaji koleges në punë se veprimet e saj nuk janë okay, ose njoftoje motrën se ajo s’ka bërë mirë kur ju ka ftuar të dilni për pije me miqtë e saj.

“Ne lejohemi tua rikujtojmë njerëzve sjelljet e tyre nëse këtë e bëjmë me karar. Mund të na duket keq në atë moment, por në afat më të gjatë ndihmon në vendosjen e kufijve,” thotë Kashdan.

3. Gjeji të metat në çdo gjë
I dashuri juaj i ri është i mrekullueshëm. Ju ndihmon shumë, mamaja juaj e adhuron, dhe ai është shumë i bukur! Por, ai iu detyron gjithmonë të bëni xhiro në mëhallën e tij dhe nuk iu bën të qeshni sa duhet…por asnjë marrëdhënie s’është e përkryer, apo jo? Stop. Ndjenjat mund të ju japin informacione të rëndësishme, thotë Gilbertson.

Për më shumë një studim i revistës “The National Academy of Sciences of the United States of America” konkludon se ne në mënyrë të pavetëdijshme përdorim të menduarit racional – siç janë peshimi i pro dhe kundër ose analizimi I fakteve – për të informuar reagimet tona të brendshme. Pra mos i varrosni këto dyshime, nëse ai sillet si babëlok, dhe sillet si babëlok…e po të tjerat i dini vet.

Mesatarja e lumturisë: Pyesni veten (ose më mirë një shoqe të besueshme): A mos po kritikoj shumë ose po bëhem vetiake? Nëse përgjigja e sinqertë është “jo” respektoji pritjet tuaja dhe lejo atë mendim të nxisë veprimin e caktuar. Nuk po themi se duhet të ndaheni me të dashurin – nuk jeni të obliguar ta respektoni çdo impuls. Por është e udhës të themi, “Duhet të flasim për këtë”. Dhe nëse të njëjtat problem paraqiten përkundër përpjekjes për ta kanalizuar një mendim të tillë, mere si shenjë se situate me siguri nuk është në favorin tuaj.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.