10 mënyra për tu dukur më e re pa përdorur ASNJË produkt

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 mënyra për tu dukur më e re pa përdorur ASNJË produkt

Gjëja e parë për tu mbrojtur kundër rrudhave është kujdesi rutinorë i lëkurës. Nga serumet që rrisin prodhimin e kolagjenit, deri tek elementet që fshehin pamjen e linjave të bukura, rezultatet e produktit të cilat askush nuk i vë në diskutim. Megjithatë, disa shprehi të mira gjithashtu mund të ndihmojnë që ta mbajnë lëkurën të duket rinore, dhe kjo është tepër e çmuar. Më poshtë, dermatologjistët ofrojnë truqe të thjeshta të cilat ju mund t’i zbatoni çdo ditë.

10 mënyrat për tu dukur më e re pa përdorur asnjë produkt 10 mënyra për tu dukur më e re pa përdorur ASNJË produkt

1. Hidhni fyshtat

Dermatologjistja nga Manhattan, Francesca Fusco, M.D., është shprehur se përdorimi i tyre nxit rrudhat për rreth gojës (kjo ndodh për shkak të formës së buzëve gjatë përdorimit të fyshtave.)

2. Bëni gjumë të mjaftueshëm

Kohëzgjatja dhe cilësia se çfarë gjumi bëni ka ndikim direkt se si duket lëkura juaj. Nëse flini gjatë natës më pak se tetë orë, juve do të fillojnë të ju shfaqen inflamacione të ndryshme dhe shenja të plakjes, shprehet Ami Shvartzam, drejtor i arsimit në Osmosis Skincare. Madje vet akti i të qenurit shtrirë ju mundëson muskujve që të relaksohen, gjë e cila ndihmon të ulen mundësitë për shfaqjen e rrudhave gjatë natës.

3. Ndryshoni pozicionin tuaj të gjumit

“Unë gjithmonë mund ta vërej se në cilën pozitë flenë pacientët e mi”, thotë Fusco. “Linja e buzëqeshjes është më e thellë, dhe ka një linjë të vogël vertikale në faqe.” Kur ju flini në një pozicion për çdo natë, e njëjta anë e fytyrës merr një formë të shtypur nga jastëku juaj. Me kalimin e kohës, lëkura nuk qetësohet në mënyrë të lehtë dhe kështu do të formohen disa vija, shprehet Fusco. Gjumi me pozitë nga shpinda është më i miri, por në qoftë se kështu nuk mund të flini, atëherë mundohuni që t’i ndërroni dyja anët në mënyrë të barabartë,” shprehet ajo.

4. Shkruani me zgjuarsi

Fusco rekomandon që kur shkruani në telefon, ta mbani atë në nivel barabar me sytë. “Kur mbani kokën vazhdimisht ulur, shumë shpejt do të fillojnë të ju shfaqen linja në qafë,” thotë ajo.

5. Bëjeni butë bishtalecin

Mënjanoni përdorimin e Rogaine për gra duke i lidhur flokët më irë dhe duke mos i shtrënguar shumë. Shtrëngimi i tepërt mund të rezultojë në rënie të flokëve, eventualisht.

6. Investoni në një pastrues të ajrit

“Deri sa e ndizni zjarrin apo koftorin që të ju mbaj ngrohtë, ato thithin lagështinë nga ajri gjë e cila çon në tharjen e lëkurës, e cila me kalimin e kohës ka efekt në plakje.” Shprehet James C. Marotta, MD, kirurg për intervenime plastike në fytyrë me banim në New York.

7. Fshijeni lëkurën tuaj me peshqir

Fërkimi i fytyrës suaj – posaçërisht me peshqir të vrazhdë – mund të shkaktojë plakjen e parakohshme duke e tërhequr atë vazhdimisht me peshqir,” shprehet Marotta. Ne vend te kësaj, fshijeni lagështinë nga lëkura juaj me peshqir te bute.

8. Merruni me palestër

Kardio jo vetëm që ju jep një pamje të natyrshme rrezatuese, por ajo ka edhe përfitime me të mëdha në qoftë se e bëni atë vazhdimisht me kalimin e kohës. “Duke bërë ushtrime të paktën tri herë në javë e mbani trupin dhe lëkurën tuaj të shkëlqyeshme”, thotë dermatologu Sejal Shah, M.D., nga Smarter Skin Dermatology.

9. Mos bëni shprehje ekstreme të fytyrës

Të gjitha lëvizjet që nga heqja e vetullave e deri tek rrudhja e buzëve krijojnë rrudha ose përkeqësojnë ato rrudha që tashmë ekzistojnë. ‘ushtrimet e fytyrës tërheqin lëkurën në tepri, dhe në momentin kur lëkura fillon të humb elasticitetin, mund të dalin rrudhat.’ Thotë David E. Bank, një dermatolog i certifikuar dhe autor i Lëkura e Bukur: udhërrëfyesi i çdo gruaje për dukjen më të mire në çfarëdo moshe. Ai rekomandon që këto lëvizje të kufizohen dhe të barten syzet e diellit çdo ditë, edhe gjatë dimrit. ‘kjo do të ndihmojë që të mos i rrudhni sytë në diell.’

10. Konsumoni dozën ditore të karotës

Këto perime bëjnë më shumë se sa veç mbrojtjen e syve. ‘Lëkura jonë përballet me shumë faktorë mjedisor për çdo ditë, si p.sh.; rrezatimi nga delli dhe toksiket, të cilat kur kombinohen me stres, mund të çojnë edhe deri tek mbrojtja e dobët kundrejt radikaleve të lira të dëmshme që sulmojnë lëkurën tonë,’ thotë Bank. Karotat përmbajnë karotenoide te cilat mbrojnë nga këta sabotues të lëkurës, dhe si rezultat, mbrojnë nga rrudhat. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.