11 mënyrat se si ngritja e peshave do të ju ndryshojë jetën

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 11 mënyrat se si ngritja e peshave do të ju ndryshojë jetën

Duke e filluar një program të rregullt për ngritje të peshave, ju do të korrni përfitime të panumërta shëndetësore si reduktimi i yndyrës së trupit, zvogëlimi i rrezikut për sëmundje të zemrës dhe ulja e tensionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit. Plus, ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë lidhur me ngritjen e peshave është se përveç përfitimeve fizike, ajo ka aftësinë e zgjatjes së jetës në shumë mënyra. Këtu janë vetëm disa mënyra që ju mund t’i shihni duke u përmirësuar nëse filloni të ngrini pesha.

11 mënyrat se si ngritja e peshave do të ju ndryshojë jetën 11 mënyrat se si ngritja e peshave do të ju ndryshojë jetën

Ngritja e peshave mund të ju ndihmojë për të ngulur këmbë

“Në mënyrë që të përjetoni rritjen e muskujve, ju duhet të mësoheni me lodhjen e tyre,” thotë Djuan Means, trajner i certifikuar i AMFPT dhe pronar i By Any Means Fitness. Ai shpjegoi se kjo mund të përkthehet në jetën e përditshme duke ju përgatitur për pengesat dhe sfidat që ju vijnë gjatë rrugës.

Ngritja e peshave mund të ju bëjë të shoqëroheni me njerëz të rinj

“Kur jeni të rregullt në palestër, ju do të njoftoheni me të tjerët që janë po ashtu të rregullt në palestër,” thotë Means. “Derisa e sfidoni trupin tuaj, në mënyrë të pashmangshme do të ju duhet një vrojtues. Do të njoftoheni me këta njerëz dhe do të jeni në njëfarë lidhje me ta – kur është fjala për fitnes, është shumë me rëndësi të njihni njerëz që janë në të njëjtën ‘faqe’ me ju.”

Ngritja e peshave mund të ju rregullojë fokusin

“Në ditët e sotme ne jemi të bombarduar nga mediet sociale, ngarkesat e punës, dhe listat konstante ‘Do ta bëj’,” thotë trajnerja personale dhe shëndetësore, ekspertja e ushqimit Susannah VanWinkle. “Në palestër, ju mësoheni të i lini të gjitha këto prapa dhe të keni vetëm një qëllim – progresin.”

Ngritja e peshave mund të ju rregullojë ambiciet dhe optimizmin

“Jeta mund të jetë dërrmuese dhe mund të ju lodhë,” shtoi VanWinkle. “Por, pasi ta shihni trupin tuaj të transformohet pas ushtrimeve të pandërprera, ju fitoni forcë të brendshme dhe fitoni paqe duke e ditur se gjërat do të ndryshojnë, dhe do të bëhen ashtu si ju vendosni të jenë.”

Ngritja e peshave mund të ju bëjë t’i inspironi të tjerët

Në webfaqen MeaningfulHQ.com, Dean Bokhari, trajner i shëndetit dhe ushqimit, si dhe udhëheqës i Dean Bokhari’s Meaningful Show, së fundi ka shkruar se si njerëzit kanë filluar t’i vërejnë ndryshimet pasi që ai kanë filluar ngritjen e peshave. Ai thotë se ndryshimet më dramatike kanë ndodhur gjatë muajve të parë, dhe nuk shkoi gjatë deri sa transformimi i tij filloi t’i inspirojë të tjerët rreth tij të bënin ndryshime pozitive në jetët e tyre.

Ngritja e peshave mund të ju ndihmojë të keni kontroll në fushat tjera të jetës tuaj

“Shumë njerëz janë të aftë në fajësimin e të tjerëve,” shkruan Bokhari. “Kjo nuk bën asgjë më shumë përpos vënies së mungesës së edukimit në pah. Ngritja e peshave është mënyrë e mrekullueshme për ta vënë veten përgjegjës për jetën që ju e çoni, sepse personi i vetëm përgjegjës për rezultatet e juaja jeni… JU.”

Ngritja e peshave mund të ju rregullojë pamjen e trupit tuaj

Ragen Chastain, model “plus-size” profesional i fitnesit, kampion i vallëzimit, maratonist dhe triatlet në ushtrim i Ironman thotë se ngritja e peshave mund të ndihmojë zhvendosjen e fokusit të imazhit të trupit nga madhësia në aftësi. Me fjalë të tjera, në vend që të përqendroheni në peshën apo në madhësinë e belit tuaj, ju do të filloni të vlerësoni trupin tuaj për forcën dhe çfarë mund të bëjë. “Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për njerëz me peshë më të madhe, duke më përfshirë edhe mua, të cilët jemi paralajmëruar për ngritjen e peshave me frikën se do të na ‘fryjë edhe më shumë’,” tha ajo. “Në të vërtetë, kur fokusohemi në fitnes në vend të madhësisë së trupit, më shumë muskuj mund të na ndihmojnë në lëvizjen e trupit dhe mund të krijojmë marrëdhënie më të mira me trupat tonë si dhe me ushtrime.

Ngritja e peshave mund të ju ndryshojë marrëdhëniet me ushtrime, për të mirë

Për ata që jo domosdoshmërish i shijojnë ushtrimet, por nuk lodhen nga ngritja e peshave, Chastain sugjeron ta marrin një goditje sa i përket ushtrimeve me pesha. “Për shumë njerëz të cilët nuk i shijojnë sportet e organizuara, ose ‘ushtrimet’ tipike si ecja, vrapimi ose aerobiku, ngritja e peshave është lloj i fitnesit që ata gjithmonë e kanë dashur,” tha ajo.

Ngritja e peshave mund të ju rregullojë performancën atletike

“Ngritja e peshave mund të ju përmirësojë performancën atyre që tani më e kanë goditur një pllajë në disiplinën e tyre të zgjedhur,” thotë Chastain. “Edhe nëse ata janë vrapues, çiklistë, volejbollistë apo mundës – ka aq shumë teknika të ndryshme të ngritjes së peshave, që nuk janë vetëm në lidhje me forcim. Programet mund të ndërtohen për të ndihmuar një numër të qëllimeve, pavarësisht a është forca, ekuilibri, shpejtësia, lëvizshmëria apo diçka tjetër.”

Ngritja e peshave mund të ju ndihmojë në vetëbesim

“Ka diçka në lidhje me ushtrimet për forcë që ju bën të ndiheni…i fortë,” thotë Laura Williams, themeluese e Girl Gone Sporty dhe trajnere e fitnesit e certifikuar në ACSM-HFS. “Dhe kjo ndjenjë e forcës së brendshme – se muskujt janë duke ju rritur, dhe jeni duke u definuar, dhe se metabolizmi juaj po nxitet – të gjitha këto punojnë së bashku për nxitjen e vetëbesimit.”

Ngritja e peshave mund të ju përmirësojë forcën e eshtrave

“Trajnimi për forcë nuk është mirë vetëm për muskujt,” shtoi Wiliams. “Është mirë edhe për eshtrat. Ushtrimet me bartje të peshave, veçanërisht ato si uljet (squats), ecja me lakim (lunges) dhe pompat, vendosin presion tek eshtrat në atë mënyrë që stimulon aktivitetin e osteoblastit dhe rritjen e eshtrave.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 12 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.