4 mënyra që truri ju bën të hani tepër – dhe si ta fitoni këtë betejë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 4 mënyra që truri ju bën të hani tepër – dhe si ta fitoni këtë betejë

A jeni dorëzuar ndonjëherë para akullores? A jeni kthyer prapë në bufe për të dytën apo tretën akullore? Atëherë e dini sa vështirë mund të jetë të vini limite në ushqim. Mund të mallkoni mungesën e vullnetit, por hulumtime të reja sugjerojnë se mund të jetë truri ai që i dobëson qëllimet e mira që mund të keni.

article-humbje-peshe-naten 4 mënyra që truri ju bën të hani tepër – dhe si ta fitoni këtë betejë

Më poshtë janë katër mënyra se si koka juaj mund të jetë duke ju shtyrë të hani aq shumë- dhe si mund ta ndryshoni sjelljen për të mirë:

1. Truri liron një stres hormoni që ju bën të hani

Ju mund të dini se truri mund të krijojë nepse për ushqime komforti kur jeni nën stres. Tani, një studim i ri nga hulumtuesit e University of Florida ka zbuluar se yndyra në bark dhe ije dërgon sinjale që parandalojnë trurin që të fikë këtë përgjigje ndaj stresit. Rezultati? Ndjenja e vazhdueshme e urisë dhe dëshirës për të ngrënë akoma më shumë. “Kemi nevojë të mësojmë si të thyejmë atë cikël të stresit dhe ushqimit,” thotë bashkë autori i studimit James Herman, PhD.

Mposhtni trurin: Pini më pak kafe. Hulumtimi tregon se kafeina në fakt, mund të përkeqësojë përgjigjen ndaj stresit, kurse ide më e mirë mund të jetë çaji apo pije të tjera që ju bëjnë ndiheni më të relaksuar-çaji herbal, për shembull. Mundeni po ashtu të shfrytëzoni këtë lajm si motivim për të ngrënë pastër dhe të shkoni në palestër, pasi sa më pak yndyrë që keni, aq më shumë i dërgoni trurit sinjale që të rregullojë hormonin e stresit.

2. Një hormon i trurit ju bën të kërkoni ushqime me nivele më të larta të yndyrës

A keni pyetur ndonjëherë pse disa njerëz duken shumë të kënaqur me një pjatë sallatë kurse të tjerët do të preferonin një hamburger dhe patate të fërguara? Rezulton që një mungesë hormoni në tru mund ta ketë fajin. Në një studim të ri të Rutgers Robert Wood Johnson Medical Schooltë publikuar në revistën Cell Reports, hulumtuesit zbuluan se nivelet më të ulëta të një hormoni që quhet glukagon-si-peptide-1 (GLP-1) në minj i detyronte ata të hanin së tepërmi- dhe me preferenca për ushqimet me nivele të larta të yndyrës.

Nivelet e mjaftueshme të GLP-1, i cili sekretohet nga qelizat në zorrën e vogël si dhe në tru, sinjalizojnë që kemi ngrënë mjaftueshëm.

Mposhteni trurin: Merrni mjaftueshëm gjumë. Përderisa është një barnë e aprovuar nga Administrata Amerikane e ushqimit dhe barnave që imiton hormonin GLP-1 dhe po përdoret si tretman për mbipeshë, prapëseprapë ju mund të ngritni nivelet (dhe shmangni efektet potenciale anësore si probleme me pankreas, fshikëzës në tëmth dhe veshka) duke u siguruar që po flini mjaftueshëm. Një studim i ri i publikuar në American Journal of Human Biology zbuloi se gjumi joadekuat ndryshon sekrecionin e hormoneve të urisë duke bërë që të ndiheni më të uritur dhe të hani së tepërmi. Synoni për 7 deri 8 orë për natë.

3. Një dietë e lartë në kalori në fakt i rimbush qarqet e trurit dhe inkurajon ngrënien e tepërt

Le të përballemi me fakte: Të ngrënit është proces i kënaqshëm. Në fakt, hulumtimet tregojnë se të ngrënit radhitet bashkë me seksin dhe përdorimin e varur të drogës. Kjo sepse të ngrënit liron dopaminën- hormonin që na bën të ndihemi mirë dhe ndez qendrën e shpërblimit në tru duke na bërë të kërkojmë më shumë nga ajo gjë që na bën të ndihemi aq mirë.

Sipas një studimi të ri të publikuar në magazinën Nature Neuroscience, minjtë që vraponin pas ushqimeve të shijshme e të mbushura me yndyrë si proshuta, suxhuku, çokollata dhe torta me djathë, shpejtë u bënë të varur nga sasi të mëdha të këtyre ushqimeve për tu ndjerë mirë- ngjashëm me përdoruesit e drogës që kanë nevojë për rritjen e konsumit të drogës për të arritur gjendjen e dëshiruar, thonë hulumtuesit. Minjtë u bënë aq të varua në ato ushqime me nivele të larta të yndyrës saqë e patën shumë të vështirë të heqin dorë nga to edhe pas shokut të lehtë elektrik që u dhanë hulumtuesit për ti larguar nga ato ushqime jo të shëndetshme.

Mposhteni trurin: Reduktoni konsumin e ushqimeve me nivele të larta të yndyrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për ato ushqime që përmbajnë shumë kripë dhe sheqer (po të shikojmë, qips me patate). Hulumtimi tregon që ky kombinim stimulon trurin të kërkojë më shumë.

4. Ndonjëherë nevojat tona psikologjike i mposhtin ato fizike

Shkencëtarët kanë provuar atë që kemi dyshuar me kohë. Ngrënia e tepërt është shpesh një tentim për të kënaqur nevoja emocionale më shumë se uri. Në një studim të ri të 1.447 studenteve femra të fakultetit, të publikuar në International Journal of Behavioral Medicine, 40% e tyre pranuan të kenë ngrënë së tepërmi gjatë muajit të kaluar- dhe këtu u gjet edhe lidhja mes ndjenjës së depresionit dhe humbja e kontrollit gjatë ngrënies së tepërt.

Mposhteni trurin: Shmangni ngrënien në mbrëmje. Përderisa është gati e pamundur të shmangni të ngrënit emocional komplet, një studim i publikuar në revistën Eating Behaviors zbuloi se të ngrënit gjatë mbrëmjes është asociuar me disponim depresiv. Kështu që, nëse po ndiheni keq, orët e mbrëmjes mund të ju bëjnë të hani edhe më shumë. Në vend që të rrini zgjuar e shikoni TV, synoni të bini të flini më herët dhe trajtojeni vetën me një mëngjes të madh e të shëndetshëm mëngjesin e nesërm. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 9 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.