5 mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë të mos i harroni më emrat

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë të mos i harroni më emrat

Të gjithëve na ka ndodhur. Dikush ju thërret në emër përderisa ju jeni duke blerë gjëra për shtëpi, ju ktheheni…. dhe mendja juaj fshihet. Asgjë. Nada. Zilch. Nuk do të mund ta kujtonit emrin e saj as për tërë paratë e botës, kështu që i përgjigjeni me një ‘’Tung’’ të përgjithshme (dhe për turp). Ja si të mos lejoni të ju ndodhë përsëri.

article-shendet-emrat 5 mënyra të thjeshta që ju ndihmojnë të mos i harroni më emrat

Kini një qasje pozitive

‘’Mos mendoni, ‘Jam e tmerrshme me emrat; kurrë nuk do ta mbajë mend këtë’’’, thotë trajneri i kujtesës, Jon Keith. Stresi përzihet me kujtesën prandaj ju do të keni telash të kujtoni gjërat nëse keni dyshime në aftësitë e tuaja.

Observoni rrethin tuaj

Vëreni me kujdes rrethin tuaj, prej ngjyrave të murit deri te pamja që shihet nga dritaret. Pse është kjo e rëndësishme? Shumë shenja vizuale do të ju ndihmojnë të ruani mirë njerëzit që takoni në kujtesën afatgjatë, thotë Keith.

Sigurohuni të dëgjoni mirë emrin

Kjo tingëllon si diçka shumë e qartë por nuk mund të tregoj sa shumë njerëz nuk sigurohen të dëgjojnë emrin e plotë dhe të saktë’’, thotë Keith. Përderisa shpesh takojmë njerëz të rinj në mjedise të zhurmshme si ndejat me kokteje dhe restorantet me zë të lartë është tepër e rëndësishme që të dëgjojmë emrin e plotë. Një strategji fantastike: thjeshtë përsërisni emrin kur dikush ua tregon. Kjo është koha kur personi i caktuar mund të korrigjojë pa u krijuar ndonjë situatë e çuditshme. Nuk munde ta dëgjosh? Thuaj ‘’Më fal por a mund të përsërisni emrin tuaj’’ Nuk mund të shkojë më thjeshtë se kaq.

Bëni një skenim me shkronjën Z

Keith rekomandon të imagjinoni vetën duke vizatuar shkronjës ‘’Z’’ mbi fytyrën e personit me të cilin sapo jeni takuar. Kjo ju mundëson të vëreni karakteristikat e saj si sytë e kaltër si qielli apo buzëqeshjen vrasëse që ju ndihmojnë të lidhni fytyrën me emër.

Shqiptojeni emrin në mendjen tuaj

Mos u brengosni në nuk mund të shqiptoni ndonjë emër; është thjeshtë një shenjë vizuale e fundit që ju ndihmon të lidhni personin me emër. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.