12 mënyra se si shoqja më e mirë ju përmirëson shëndetin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 12 mënyra se si shoqja më e mirë ju përmirëson shëndetin

Shanset janë që tashmë i dini disa nga mënyrat më të mira si shoqet më të ngushta mund të ndikojnë në gjendjen tuaj mendore. Kur shoqja më e mirë ju dërgon një video me një qenush të lezetshëm, disponimi juaj përmirësohet menjëherë. Kur keni një ditë të tmerrshme në punë, plani për të pirë margarita pas punës me shoqëri është motivimi i vetëm për të shtyrë atë ditë. Shoqëria kënaqen me ju kur jeni të lumtur dhe ju ndihmojnë kur jeni të pikëlluar. Nuk mund ta nën-vlerësojmë ndikimin e lumtur që ato kanë te ju.

article-lifestyle-shoqe 12 mënyra se si shoqja më e mirë ju përmirëson shëndetin

Ajo influencë është edhe më e madhe sesa që mund ta mendoni. Shkencëtarët dhe ekspertët vazhdimisht shpalosin përfitimet nga shoqëritë e forta për shtypje të gjakut, vijë të trupit, forcë të vullnetit, jetëgjatësi e madje edhe gjasat për kancer të gjirit. Lexoni për të parë sa shumë po ju ndihmon shoqëria-dhe mendoni tu dërgoni letra falënderimi gjithë njerëzve të mrekullueshëm në jetën tuaj. Ata po ju kursejnë nga disa fatura mjekësore serioze.

1. Ju ndihmon të hani më mirë

Ju uleni në darkë dhe shoqja juaj porosit sallatë. Krejt papritur, duket shumë keq të merrni pastën e rëndë me salcë të cilën e kishit planifikuar. Ai presion i vakët shoqëror mund të jetë gjë e mirë nëse ju çon një zgjedhje më të shëndetshme. Një studim në Social Influence analizoi 38 studime të ndryshme në “modelimin social” gjatë ngrënies, apo mënyra se si imitojmë njerëzit me të cilët hamë. Nëse po mundoheni të hani ushqime të lehta, të ndani një shujtë me, le të themi Gwyneth Paltrow (ose shoqen më të shëndetshme) do të ju rrisë forcën e vullnetit.

2. Ajo i bën ushtrimet më argëtuese

Regjistrimi për një klasë me shoqe jo vetëm që ju detyron të shkoni me rregull ose të mundoheni më shumë vetëm për ti lënë mbresa. Sigurisht, ato janë përparësi të mira po ju as nuk e vëreni: Shoqëria e bën fitnesin më argëtues. Në një studim, pjesëmarrësit i shijuan ushtrimet më shumë kur ishin bashkë me shoqëri.

3. Ju ndihmon të shtyni ditën

Kur “gruaja e punës” shkon në pushim për një javë, atëherë e vëreni sa e vështirë është dita nga 9-5 pa të. Një pyetësor i Gallup tregoi se shoqëritë e ngushta në vend të punës ngritin kënaqësinë e punëtorëve për 50 përqind, kurse njerëzit me një shoqe apo shok të ngushtë në zyrë janë shtatë herë më të prirur për tu angazhuar thellë në punë. Leja për ti treguar shefit se koha e lumtur gjatë javës ju bën mirë në punë aprovohet.

4. Ju ndihmon të jetoni më gjatë

Një studim Australian i njerëzve më të vjetër gjatë një periudhe 10 vjeçare zbuloi se njerëzit me shoqëri të forta ishin 22 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja. Luani mirë letra e shoqërisë dhe grupi juaj mund të përfundojë bashkë deri sa të kaloni në moshë tre-shifrore.

5. Ajo ndryshon mënyrën si e përjetoni stresin

Përgjigja “lufto ose ik” ndaj stresit mund të jetë një ndër gjërat e pakta që mbani në mend prej biologjisë së shkollës së mesme. Por një studim nga UCLA sugjeron se gratë kanë reagim hormonal më të ndryshueshëm se kaq. Shkencëtarët zbuluan se kur oksitocina u fut në një situatë stresuese, gratë e zbusnin nevojën për të luftuar apo ikur, kurse burrat jo. Sa më shumë gra që shtoheshin në situatë stresuese, edhe më shumë oksitocinë prodhohej nga pjesëmarrëset femra-dhe prapë, jo edhe aq në meshkuj. Pra, jo vetëm që gratë e përballojnë stresin ndryshe, por ato ndihen më mirë kur ka edhe gra të tjera. Seriozisht.

6. Ajo parandalon qelizat e kancerit të rriten në gjinjtë tuaj

Shkencëtarët janë munduar pa fund me rezultatet e prekshme të shoqërive apo terapisë në grup për të ndihmuar pacientët me kancer. Por një studim mahnitës i një grupi të vogël grash në Chicago zbuloi se lirimi i kortizolit nga stresi i izolimit social ndihmoi në rritjen e qelizave të tumorit në gjinj. Vetmia shpejtoi kancerin e tyre.

7. Ajo ju mbron nga depresioni

Në një studim kanadez, vajzat 10 vjeçare me predispozita për depresion kishin më pak të ngjarë për manifestimin e kësaj sëmundje mendore nëse kishin së paku një shoqe të ngushtë. Lidhja dukej ti mbronte nga dëmi. Rezulton që shoqja e fëmijërisë ishte një super-heroinë!

8. Ju mban nga shpenzimi i tepërt

Koncepti i terapisë së blerjes nuk është diçka që reklamuesit e shpikën vetëm për t’ju bërë të ndiheni mirë që keni bërë pazar. Rezulton që keni më shumë prirje të merrni rreziqe financiare të mëdha kur ndiheni të vetmuar apo të refuzuar- si kur doni të blini biletë për Paris për të lehtësuar dhimbjen pas një ndarjeje. Shoqëritë e ngushta ju mbajnë në anije. Ato janë shumë më argëtuese.

9. Ajo ju pëlqen fotot në Instagram

E dimë, njerëzit kalojnë më shumë kohë duke shikuar në telefon sesa duke kontaktuar me njerëz të tjerë. Por, një pyetësor i ri nga Pew Research Center zbuloi se gratë që përdorin Twitter disa herë në ditë, dërgojnë ose marrin 25 e-maila për ditë (e kush jo?), dhe ndajnë dy foto digjitale në telefon çdo ditë, qëndrojnë 21 përqind më mirë në matjen e stresit sesa gratë që nuk përdorin këto teknologji. Po, Twitter në fakt është i mirë për shpirtin tuaj!

10. Ajo ju ndihmon të gjeni shpirtin binjak

Takimet e dyfishta mund të ndihmojnë lidhjen tuaj. Në një studim të revistës Personal Relationships, çiftet raportuan rritje të “dashurisë pasiononte” pas marrjes pjesë në aktivitete me çifte të tjera. Pra, lejoni shoqet tuaja të ndikojnë në lidhjen tuaj.

11. Ajo ju ul shtypjen e gjakut

Kjo shkon bashkë me atë kur shoqet ju qetësojnë. Një studim i 2010-ës zbuloi se pjesëmarrësit më të vetmuar shënuan rritje prej 14 pikësh në shtypjen e gjakut në krahasim me ata që ishin më të shoqërueshëm. Shoqëritë e tyre ishin parashikues më të mëdhenj të shtypjes së gjakut sesa pesha e tyre, zakoni i duhanit apo konsumi i alkoolit.

12. Ajo ju pranon ashtu siç jeni

Një studim i shoqërive përgjatë katër viteve të fakultetit zbuloi se lidhjet arrinin “statusin e shoqes më të mirë” kur pjesëmarrësit mbështesnin identitetin social të shoqes së tyre. Hulumtuesit e University of Puget Sound definuan identitetin social si rolin e zgjedhur nga ju dhe sistemin tuaj të vlerave. Nëse shoqja juaj ju konsideron brilante, qesharake, të arritur dhe të besueshme ashtu siç ju e konsideroni veten, atëherë ju e pëlqeni atë edhe më shumë. Dhe le ta pranojmë që ajo ka të drejtë! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.