5 mënyra të pirjes së çajit të gjelbër për të humbur në peshë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 mënyra të pirjes së çajit të gjelbër për të humbur në peshë

E pranoj: Kam bërë një festë të vogël kur mësova se çaji i gjelbër ka fuqi të jashtëzakonshme për të përmirësuar metabolizmin tuaj në luftimin e dhjamit. Po ashtu, i hodha këpucët me taka të ajër kur e lexova një hulumtim që thoshte se ushtruesit që pinë çaj të gjelbër humbin peshë dyfish më shumë se ata që nuk pinë këtë çaj.

article-ushqim-caj-i-gjelber 5 mënyra të pirjes së çajit të gjelbër për të humbur në peshë

Menjëherë fillova të blej produkte me çaj të gjelbër në ushqimoren afër shtëpisë sime. Blija çdo gjë që kishte çaj të gjelbër. Akullore, petë, etj. Kë po e tallja? Efektet pozitive në humbje të peshës vijnë nga epigalokatecin gallate (ndryshe e njohur si EGCG, një anti-oksidant i shëndetshëm) që gjendet në çaj të gjelbër. Jo në shijen e çajit të gjelbër…

Kjo më bëri të mendoja: Çfarë llojesh të çajit të gjelbër duhet të pi për të përfituar nga fuqia e këtij super ushqimi për të luftuar yndyrën? A është efektiv ekstrakti i çajit të gjelbër? A ndikon temperatura në fuqinë e tij? Oh, gjithë ato pyetje. Fatmirësisht, dietologia e regjistruar dhe ekspertja e të ushqyerit të Women’s Health, Keri Glassman kishte të gjitha përgjigjet.

A gjenden të njëjtat përfitime të çajit të gjelbër edhe në çajet e gjelbër të mbushur me shije artificiale?

“Të mirat e çajit të gjelbër nuk duhet të zvogëlohen nga shtimi i shijeve”, thotë Glassman. Po flasim për çaj të gjelbër me shije shege, me shije boronice etj. Sidoqoftë, nëse shijuesit përmbajnë sheqer, atëherë ajo pije mund të përmbajë më shumë kalori se çajet natyral, thotë Glassman. Rekomandimi i saj: Shmangni çajin e gjelbër që ka sheqer apo ëmbëlsues artificial.

A ka rëndësi firma e çaji të gjelbër?

Po. “Mund të ketë ndryshime në kualitet të gjetheve të çajit apo një numër të përbërësve të panevojshëm të shtuar”, thotë Glassman. Si e përmenda më lart, duhet të siguroheni të mos përzini fuqitë e çajit të gjelbër duke shtuar sheqer. Kur e shikoni etiketën, mbani në mend se përderisa çaji i gjelbër ka shumë përfitime shëndetësore, “nuk është burim i rëndësishëm i vitaminave”, thotë Glassman. Për të përfituar maksimalisht, kërkoni firma që përdorin përbërës natyral dhe nuk ka konservues artificiale si Traditional Medicinals apo Yogi.

Çka nëse ngrihet çaji i gjelbër?

Sigurisht, mbetet i njëjti çaj por mbani në mend se çajet e ftohur mund të hollohen me ujë. Sa i përket humbjes në peshë, më së shumti mund të përfitoni duke e shërbyer të nxehtë.

A mund të prishet çaji i gjelbër?

Nuk prishet, por si me shumicën e ushqimeve “sa më i freskët, aq më mirë”, thotë Glassman. “Nëse përdorni çaj në qese, sigurohuni ti [pini] brenda gjashtë muajve. “Përndryshe, çaji do të humbë disa nga fuqitë e tij anti-oksidante.

Nëse nuk jam në disponim për çaj, a mund të përfitoj njëjtë me ekstrakt çaji?

Po. “Shtimi i ekstraktit të çajit në ujë është një mënyrë fantastike për të përfituar nga çaji i gjelbër kur jeni në lëvizje,” thotë Glassman. “Varësisht prej koncentrimit në formulë, 1 mil. ekstrakt i çajit të gjelbër ju mundëson të përfitoni njësoj si të kishit pirë 8 deri 10 filxhanë me çaj të gjelbër të pasur me anti-oksidant. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.