9 mënyra për të qëndruar në këmbë gjatë orarit të punës

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 9 mënyra për të qëndruar në këmbë gjatë orarit të punës

Ju vazhdimisht dëgjoni për mënyrën si një mënyrë e jetës duke qëndruar ulur-sidomos ulja e tepërt në punë-mund të jetë duke ju shkatërruar shëndetin dhe nxitur mbipeshën. Problemi është se nëse keni punë mbrapa tavolinës, gjetja e  kohës për të qëndruar në këmbë kërkon kreativitet. Gjithashtu, jo shumë ekspertë kanë ofruar specifika kur vjen te qëndrimi në këmbë-deri tani!

article-lifestyle-ecje-pune 9 mënyra për të qëndruar në këmbë gjatë orarit të punës

Për tu larguar nga stili i jetesës së ulur, duhet të qëndroni në këmbë për të paktën dy orë çdo ditë pune, këshillon një panel special i shëndetit nga Public Health England (PHE)-krah i departamentit të shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar. Ky panel thotë që katër orë është akoma më mirë. Rekomandimet e tyre janë paraqitur në British Journal of Sports Medicine.

E si saktësisht do ta bëni këtë? Së pari, mundohuni të përmbushni dy orët tuaja duke qëndruar nga pak në këmbë ose me ecje të shkurta-jo një apo dy zgjatje të gjata. Qëllimi juaj është të ikni nga periudhat e gjata në karrige, thotë David Dunstan, Ph.D. anëtar i panelit PHE dhe drejtor i aktivitetit fizik në Australia’s Baker IDI Heart & Diabetes Institute.

Dunstan thotë se qëndrimi në këmbë çdo 20 deri 30 minuta duhet të jetë synim i juaji. Ai dhe kolegët e tij në Baker ofrojnë këshillat në vazhdim për të ndryshuar mënyrën e jetës në punë.

● Qëndroni në këmbë gjatë telefonatave
● Largoni shportat e mbeturinave nga tavolina ashtu që të keni një arsye të qoheni dhe hidhni diçka në shportë.
● Zgjohuni në këmbë për të përshëndetur këdo që viziton tavolinën tuaj.
● Nëse duhet të bisedoni me një kolegë, ecni deri te tavolina e saj në vend se ta thërrisni, dërgoni e-mail apo mesayh.
● Bëni ecje të shpeshta për ujë. Duke mbajtur një gotë të vogël në tavolinën tuaj në vend të një shishe të madhe, do të ju duhet të qoheni në këmbë për ta rimbushur sa herë që ju harxhohet.
● Mos e përdorni liftin por hipni shkallëve.
● Qëndroni në fund të dhomës gjatë prezantimeve në vend se të uleni në tavolinë të konferencave.
● Merreni një tavolinë që rregullohet për lartësi ashtu që të mund të punoni në këmbë herë pas here.
● Mundohuni të ecni apo të përdorni biçikletën të paktën njërën anë të udhëtimit për në punë. Nëse shkoni me autobus apo tren, qëndroni në këmbë.

Kur vjen të ndalimi i këtyre sjelljeve të “uljes!, edhe të qeshurit, trazimi apo bërja me gjeste mund të ju ndihmojnë, tregon një studim nga Montefiore Medical Center-Albert Einstein College of Medicine në New York. (Kjo është mëse e kuptueshme!). Pikakryesore: Një trup në lëvizje ka më shumë gjasa të qëndrojë i dobët për nga pesha, i shëndetshëm dhe –epo- në lëvizje, siç tregon edhe hulumtimi. Kështu që, sido dhe kudo që keni mundësi, mundohuni të lëvizni sa më shumë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.