8 mënyra për ta shtytur metabolizmin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 8 mënyra për ta shtytur metabolizmin

Të gjithë i kemi mallkuar ata njerëz që pretendojnë se janë të bekuar me një metabolizëm të shpejtë, por e vërteta është se ju nuk mund t’ia lëni të gjithën gjeneve. Sipas shkencës, janë disa gjëra çuditërisht të thjeshta që mund ti bëni për ta shpejtuar metabolizmin tuaj.

8 mënyra për ta shtytur metabolizmin 8 mënyra për ta shtytur metabolizmin

1. Pini ujë . . .

Fakt: H₂O në thelb është ushqim dietal. Studiuesit Gjermanë kanë gjetur se, pasi të keni pirë gjysmë litre ujë, norma metabolike rritet për 30%. Efektet janë të shpejta dhe zgjasin relativisht shumë: Rritja ndodh brenda 10 minutave pas pirjes së ujit dhe zgjat rreth 40 minuta. Bazuar në gjetjet tjera, studiuesit vlerësojnë se rritja e konsumimit të ujit për 1.5 litra në ditë mund ti djeg 17,400 kalori shtesë në vit.

2. . . . dhe lëng të grejpfrutit

Mund të dëshironi të konsideroni shtimin e një lëngu të grejpfrutit afër ushqimit me yndyrë. Hulumtuesit në UC Berkeley kanë gjetur se minjtë që kanë pirë lëng të grejpfrutit me sheqer, kanë fituar më pak kilogram se ata që kanë pirë vetëm ujë me sheqer. Pas 100 ditëve, minjtë që e kanë pirë këtë lëng kanë peshuar 18.4%më pak se minjtë tjerë si dhe kanë pasur metabolizëm më të shëndetshme (nivele më të mira të sheqerit në gjak dhe ndjeshmëri të insulinës). Shënim: Këto rezultate kanë ndodhur vetëm në dietë me yndyrë të lartë – gjë që është për tu mbajtur në mend për çdo rast.

3. Dridhuni nga i ftohti

Mos u ngutni që ta shani një dimër shumë të ftohtë. Sipas hulumtimit, i ftohti mund ta shpejtojë metabolizmin tuaj nga 8% në 80%, varësisht prej kohëzgjatjes, moshës dhe indeksit të masës suaj trupore (BMI). Një studim i vitit 2014 ka gjetur se 15 minuta në të ftohtë mund të ju nxit metabolizmin po aq sa 1 orë ushtrime. Një studim tjetër nga viti i kaluar ka gjetur se njerëzit që jetojnë në pjesët e nxehta të Spanjës kanë më shumë prirje për mbipeshës se sa ata që jetojnë në pjesë më të ftohta. Rastësi? Ne nuk mendojmë ashtu!

4. Ndërtoni muskuj

Lajm i mirë për dembelët: Norma juaj bazë e metabolizmit llogaritet për rreth 70% të kalorive që ju i digjni çdo ditë. Lajm edhe më i mirë për ata që ushtrojnë me pesha. Njerëzit që kanë më shumë muskuj djegin më shumë kalori, atë edhe kur pushojnë, bazuar në Mayo Clinic. Numrat janë kontradiktore (disa ekspertë thonë se çdo kilogram i muskujve djeg 50 kalori shtesë në ditë, të tjetër thonë se i djeg vetëm 6 kalori), por në secilin rast, çdo muskul ndihmon.

5. Merrni pak rreze dielli

Fjala kyçe është PAK. Hulumtuesit kanë gjetur se ekspozimi i moderuar në rreze UV lëshon oksid nitrik, i cili e ngadalëson zhvillimin e mbipeshës dhe diabetit të tipit 2. Në studimin e tyre gjatë vitit 2014, shkencëtarët kanë gjetur se minjtë e ushqyer shumë të cilët janë ekspozuar në diell kanë fituar peshë më ngadalë dhe kanë treguar më pak shenja të diabetit.

6. Hani më shumë produkte të qumështit

Një studim i publikuar në revistën Diabetes ka gjetur se rënia e nivelit të kalciumit mund të shkaktojë lirimin e kalcitriolit, një hormon që shkakton akumulimin e yndyrës në trup. Shumë ekspertë pajtohen me këto rezultate dhe thonë se mungesa e kalciumit mund ta ngadalësojë metabolizmin. Mundohuni të konsumoni dy deri në tre racione të qumështit me pak yndyrë, djathit apo kosit në ditë.

7. Qeshuni

Mos hezitoni ta shikoni atë videon e pa kuptimtë në YouTube apo edhe të kënaqeni me disa shaka rreth aparatit të ujit: Hulumtuesit në Universitetin e Vanderbilt kanë gjetur se me të vërtetë qeshja shkakton 10% deri në 20% të shpenzimit të energjisë dhe ngritjes së rrahjeve të zemrës. Bazuar në studimin e tyre, 10 deri në 15 minuta të qeshura mund të djegin 40 kalori ekstra.

8. Hani ushqime organike

Kostoja shtesë që e paguani për produkte dhe mish organik ia vlen për shumë arsye-një prej të cilave është nxitja e metabolizmit. Studiuesit Kanadez kanë gjetur se mbajtësit e dietës me nivel më të lartë të organochlorinës (që gjendet në pesticide) kanë metabolizëm më të ngadalshëm se sa ata me nivele më të ulëta të ndotësve. Hulumtime tjera, si ajo e publikuar në Environmental Health Perspectives, raportojnë se pesticidet kontribuojnë në shtimin e peshës. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + seven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.