5 mënyra për ta rrafshuar barkun brenda 24 orëve

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 mënyra për ta rrafshuar barkun brenda 24 orëve

Kur Michelangelo e ka skulpturuar Davidin, ai ka punuar në një mermer nga jashtë, duke e kthyer një bllok prej guri në një kryevepër të artit – dhe muskujve të barkut. Por skulpturimi i muskujve tuaj duhet të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër: nga brenda.

5 mënyra për ta rrafshuar barkun brenda 24 orëve 5 mënyra për ta rrafshuar barkun brenda 24 orëve

Asnjë sasi e ushtrimeve të barkut nuk do të ju jep atë bark të sheshtë që ju e dëshironi. Në vend të kësaj, ju duhet të mbështeteni në mekanizmin e rrafshimit të barkun nga brenda – një mekanizëm që mund të aktivizohet brenda 24 orëve, me disa mashtrime të thjeshta. Balanconi sistemin tuaj të tretjes, dhe do ta shtyni metabolizmin tuaj në mënyrë dramatike që ti zvogëlojë fryrjet dhe shihni rezultatet në më pak se një ditë.

1. Barku i sheshtë: ora 7 pasdite – Hani darkën herët

“Agjërimi”: Ky është sekreti i modeleve dhe i të famshmëve. Por për ne të cilët dëshirojmë ta shijojmë jetën, kjo nuk është një perspektivë tërheqëse. Por ja sekreti: Ju faktikisht agjëroni çdo natë në gjumë – dhe kjo është arsyeja që e quajmë ushqimin e parë të ditës “break fast (prishje e agjërimit)”. Sa më shumë që mund ta zgjatni atë periudhë, aq më pak kalori do të merrni dhe trupi juaj do të ketë kohë ta shërojë veten. (Tretja kërkon shumë punë!). Mos hani më ushqim pas orës 7 ose 8 në mbrëmje, dhe vonojeni mëngjesin pak më tej në ditë. Sigurohuni që të keni së paku 12 orë mes shujtës tuaj të fundit sonte deri në shujtën e parë nesër në mëngjes. Do ti jepni sistemit tuaj të tretjes kohë për të punuar, dhe për ta ulur barkun tuaj shpejtë.

2. Barku i sheshtë: ora 7 në mëngjes – Bëni një çaj për metabolizmin

Një sistem i ngadaltë i tretjes rezulton në një normë të ulët të metabolizmit . Zgjoni organet me një filxhan të çajit të xhenxhefilit ose me uthull molle dhe ujë. Të dyja këto pije do të ju ndihmojnë në përmirësimin e tretjes dhe eliminimin e ushqimit tuaj si dhe do ti ndërprenë dëshirat për të ngrënë kripshëm ose ëmbël. Vloni gjysmë luge të mesme xhenxhefil me 1 gotë ujë dhe derdhni në një gotë me qesen e çajit tuaj të preferuar. Alternativa tjetër, përzieni një lugë të mesme të uthullës së mollës me katër lugë të çajit ujë dhe pine esëll në mëngjes.

3. Barku i sheshtë: ora 8 në mëngjes – Merrni së pari proteina

Pasi ta keni zgjuar tretjen tuaj, filloni ditën me një shpërthim të proteinave. Të gjithë hutohemi ose jemi shumë të zënë brenda ditës, por një fillim i pasur me proteina do ta parandalojë një zbritje të energjisë në mes të ditës që na bën të kërkojmë sheqer, kafeinë ose karbohidrate për të ardhur në vete. Shtoni një pije me proteina ose vezë mëngjesit tuaj. Qëllimi: mos dilni nga shtëpia pa marrë 15 gram proteina.

4. Barku i sheshtë: ora 11 paradite – Hani pranë telefonit

Për ta mbajtur metabolizmin “të gjallë” gjatë ditës, përqendrohuni në ushqime të vogla, të mbushura me proteina dhe fibra që mund ti hani çdo 3 ose 4 orë. Jo vetëm që do të digjni më shumë kalori duke ngrënë një seri të porcioneve më të vogla, por gjithashtu do ta shmangni mungesën e energjisë në mes të ditës dhe lodhjen pas punës. (Sigurohuni që të hani atë shujtën me proteina; mëngjesi i anashkaluar na bën që të hamë më shumë brenda ditës se që kemi nevojë.) Përdorni telefonin ose kompjuterin tuaj për të ju kujtuar këto intervale. Një mollë me gjalpë kikiriku, disa arra dhe manaferra, humus ose jogurt, të gjitha janë ushqime që mund ti mbani me vete.

5. Barku i sheshtë: ora 5 pasdite – Shtoni baktere trupit tuaj

Studimet kanë treguar se njerëzit mbipeshë kanë një përqindje më të madhe të baktereve të “këqija” në barkun e tyre. Për ti mbajtur ato larg, juve ju duhet një variacion i ushqimeve që i ndihmojnë baktereve të shëndetshme – lloj që gjendet në barkun e njerëzve të dobët. Kefiri, kosi, çaji kombucha janë shembull i ushqimeve të pasura me probiotik që ju ndihmojnë të humbni peshë duke ju shtuar tretjen. Shtoni 2 deri në 3 porcione të këtyre ushqimeve në planin tuaj ushqimor të javës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − thirteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.