18 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 18 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin

Nëse keni stagnuar në planin për humbje të peshës, provoni këto mënyra të aprovuara nga ekspertë që përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin yndyrën- pa u kërkuar ndonjë dietë e çmendur apo ushtrime të çuditshme.

article-humbje-peshe-metabolizmi 18 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin

Qëndroni të hidratuar

Jam sigurtë që popullata në përgjithësi mendojnë se dietecienët tingëllojnë si një këngë e prishur kur vjen puna te konsumi i ujit por është me të vërtetë e rëndësishme. Konsumi i tetë gotave të rekomanduara të ujit në ditë e ndihmon trupin tuaj të funksionojë në nivelet më të larta.

Mbani lartë nivelet e kalciumit

Hulumtimet aktuale të mbipeshës tregojnë se një rënie e niveleve të kalciumit mund të nxisin të njëjtat hormone që shkaktojnë trupin të mbahet për yndyrë. Zgjidhni produkte të qumështit pa ose me shumë pak yndyrë si djathi, jogurti e më pas edhe produkte tjera si salmoni, pastë  soje dhe tërshërë.

Lini pijen

Pijet e shumta dhe koktejet vonë natën mund të dëmtojnë metabolizmin tuaj ditën tjetër. Hulumtimi tregon se ditën e nesërme, metabolizmi juaj pëson një rënie. Kombinoni këto me nepset pas hangover dhe keni një katastrofë të dyfishtë.

Hani vazhdimisht

Të ngrënit nuk do të thotë që duhet të jetë diçka e keqe. Nëse zorrët tuaj bëjnë zhurmë, do të thotë që keni nevojë të mbushni bateritë. Pamundësimi i trupit me ushqim është një mënyrë e sigurt e ngadalësimit të funksioneve themelore. Të zgjidhni ushqime me nivele të larta të fibrave dhe proteinave si djathi me pak yndyrë, frutat, perimet apo jogurti grek. Nëse e lini veten të vdisni urie, do të përfundoni duke shkatërruar mundin e dietës.

Mos e  stresoni veten

Stresi e rrit sasinë e kortizolit në trup. Kortizoli  është një hormon që i tregon trupit të llogarit në yndyrë në rast të ndonjë situate stresuese (mendoni për nivele stresi pas një fatkeqësie natyrore, jo nivel stresi pas një dite të keqe në punë). Eksperimentoni me joga apo meditim si mënyra për të ulur nivelet e stresit dhe qartësoni mendjen.

Ulni pijet dietale me shkumë

Edhe pse ka pak kalori dhe duket si një zëvendësim i lehtë i pijeve me shumë kalori, soda dietale mund të ketë efekte negative në metabolizëm. Uji natyral dhe mineral janë opsione më të mira, por nëse duhet të pini sodë dietale atëherë limitojeni konsumin në dy kanaçe maksimum për javë.

Mos harroni të flini mirë

Shtatë deri në tetë orë gjumë çdo natë janë shumë të rëndësishme për një metabolizëm të shëndoshë. Gjithçka më pak mund të ndikojë negativisht në  aftësinë  e trupit për të djegur kaloritë.  Befasisht, gjumi i tepërt mund ta bëjë të njëjtën gjë. Është më mirë të mbani njëorari gjumi të qëndrueshëm dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.

Dilni në diell

Hulumtimi tregon që kur një person kalon periudha të gjata në mjedise të mbyllura, stimulon të njëjta funksione fiziologjike në trup si fitimi në peshë dhe gjumi. Orët më të mira gjatë ditës janë në mes orës 11 në mëngjes dhe 3 pasdite, ashtu që bëjeni qëllim të zgjoheni nga tavolina dhe të bëni një shëtitje jashtë. Përveç marrjes së rrezeve, do të përmirësoni rrahjet e zemrës dhe përfitoni nga ajri i freskët.

Punoni në të ftohtë

Çfarëdo ushtrimi kardio në të ftohtë mund të rrisë aftësinë e yndyrës në trup të punojë në kapacitet maksimal. Hulumtimi  i sapo-publikuar tregon se yndyra ngjyre kafe në gjak ndihmon në djegien e yndyrës së bardhë, e cila konsiderohet “yndyra e keqe”.

Pini çaj kombucha

Ky çaj, i përgatitur nga kërpudha e zezë Kombucha, ka marrë vlerësime të larta në gati çdo fushë shëndetësore- vlerësimet shkojnë nga lehtësimi i artritit e deri te de-toksifikimi i mëlçisë. Natyra e detoksifikimit e kësaj pije mund të ndihmojë trupin tuaj të funksionojë në nivel optimal që pastaj përkthehet në metabolizëm të shëndetshëm.

Merrni më shumë vitaminë C

Vitamina C dhe kalciumi janë partnerë në krim  kur vjen te shpejtësia e metabolizmit. Kalciumi përshpejton metabolizmin, kurse vitamina C ndihmon trupin të absorbojë këtë mineral, duke krijuar një situatë ku të gjithë fitojnë.

Vitamina B është çelësi

Konsumi i vitaminës B,  e cila përfshihet në sasi të vogla në arra, fara, pulë pa yndyrë, mish lope dhe peshk ndihmon në mbajtjen e një metabolizmi të shëndetshëm. Bishtajoret po ashtu janë burim fantastik i vitaminës B; plus që janë të mbushura me fibra.

Pini çaj të gjelbër

Poli-fenolet, më specifikisht ato EGCG që gjenden në çaj të gjelbër kanë karakteristika që përshpejtojnë metabolizmin. Sidoqoftë, çaji i gjelbër kërkon dedikim. Duhet të pini 4-5 filxhanë në ditë për të parë rezultate.

Shmangni shurupin e misrit me shumë fruktozë

Është një nga temat më kontroverse në ushqim: Studimet tregojnë se HFCS mund ta bëjë trupin rezistent ndaj insulinës në trup. Po ashtu, kur ka zgjidhje, trupi më parë e shndërron fruktozën në yndyrë sesa glukozën.

Provoni ushtrimet me intervale

Përveç se shëron mërzinë e ushtrimeve, ushtrimi  me intervale  ju mundëson djegien e më shumë kalorive në më pak kohë. Kjo është mënyrë fantastike për njerëz që janë shumë të zënë të përfitojnë sa më shumë nga ushtrimet.

Pini çaj oolong

Ndërrojeni kafen e dytë të ditës me një filxhan të freskët çaji oolong. Mjekësia kineze dhe të famshmit i shfrytëzojnë sa më shumë karakteristikat e djegies së kalorive të këtij eliksiri elektrizues.

Specat djegës

Zgjidhni vetë: Jalapenos, chili, cayenne, habanero etj.  Gjitha këto lloje përmbajnë kapsaicin që është edhe arsyeja pse keni ndjenjën e djegies kur i hani ato. Efekti i njëjtë krijohet në brendësi duke shkaktuar djegien e kalorive për 30 minuta pas ngrënies.

Shto xhenxhefil

Çmenduria e fundit është  shtimi i xhenxhefilit në lëngje,  por nëse nuk jeni adhurues i madh i lëngjeve, mund ta bëni bashkë me perime dhe ti fërgoni.  Përveç që ndihmon tretjen, xhenxhefili përshpejton procesin e tretjes së trupit për 20%. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 1 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.