10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Jeni gati të bëheni një makinë pa dhjamë dhe që djegë kaloritë pa mëshirë? Përmirësimi i metabolizmit tuaj do të ndihmojë trupin të djegë më shumë kalori në mënyrë natyrale gjatë ditës, duke e bërë më të lehtë humbjen në peshë dhe mbajtjen e asaj peshe. Ju mund të përshpejtoni këtë proces në një periudhë një ditore. Lexoni planin tuaj orë për orë.

article-humbje-peshe-metabolizmi 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Ora 7 e mëngjesit: Dilni jashtë

Zgjohu! Ekspozimi ndaj dritës së diellit në mëngjes, jo vetëm që ju ndihmon të kthjelloheni, por edhe mund të ju mbajë të dobët sugjeron hulumtimi nga Northwestern University. Fatmirësisht, drita e mëngjesit (dielli është më i miri) rregullon orën tuaj biologjike që njëkohësisht është edhe aktori kryesor në rregullimin e secilit sistem në trupin tuaj, duke përfshirë metabolizmin-qoftë të shpejtë, qoftë të ngadalshëm.

Ora 7:30: Çojeni intensitetin një nivel më lartë

article-humbje-peshe-metabolizmi-1 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Nëse do të shkoni në palestër, është mirë të përfitoni sa më shumë që është e mundur, a po jo? Hulumtimi i një studimi të vogël ka treguar së një ushtrim rigoroz mund të ndihmojë të djegin gati 200 kalori më shumë në 14 orët e ardhshme pas ushtrimeve. Studime të mëvonshme tregojnë një djegie të kalorive më të vogël gjatë ushtrimeve intensive me intervale (rreth 60 kalori shtesë në orët pas ushtrimeve), por prapë kjo mund të bëjë diferencën me kohë. Nuk ke kohë për ushtrime të gjata? Provoni 60 sekonda vrapim të shpejtë, në biçikletë, apo në eliptik me 60 sekonda pushim, përsërisni për 25 minuta, sugjeron American College of Sports Medicine dhe do të humbisni kalori pasi të dilni nga palestra.

8:30: Shtoni proteina

Nëse mëngjesi juaj është një gjevrek me krem djathi apo një kek me kafe, ndërroni për ushqime që kanë më shumë proteina. Kur gratë e reja të mbipesha hëngrën mëngjese të pasura me proteina (një që përmbante diku 30 gramë proteina, në krahasim me një që përmbante 12 gramë), ato patën kontroll më të mirë glicemik gjatë tërë ditës, raporton hulumtimi në European Journal of Clinical Nutrition. Shkoni me vezë apo jogurt grek, të dyja të mbushura me proteina.

9 e mëngjesit: Kaloni në çaj

article-humbje-peshe-metabolizmi-2 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Ndoshta jeni shumë të lidhur me firmën java, por përgatitja e çajit ka dëshmuar të ndihmojë trupin tuaj të djegë rreth 100 kalori shtesë gjatë ditës dhe mund të largojë yndyrën tregon një analizë e bërë gjatë vitit 2011. Mund të jetë për shkak të kombinimit të katekinës (anti-oksidantë të shëndetshëm) në çaj dhe kafe që e ndihmon metabolizmin.

Ora 10: qëndro në këmbë përderisa përgjigjesh në telefon

 

Mjaft u ulët dhe qëndroni në këmbë! Të rriturit të cilët kishin punonin duke qëndruar ulur ose duke ndenjur në këmbë dogjën më shumë kalori, tregon një studim i 2012 në Journal of Physical Acivity & Health. Gjatë pushimit, ata dogjën 1.02 kalori për minutë në krahasim me 1.36 kalori të djegura për minutë kur qëndronin në këmbë. Për ta vënë këtë më mirë në perspektivë, nëse qëndroni në këmbë për një orë duke biseduar në telefon do të digjni 82 kalori në krahasim me 61 kalori të humbura nëse qëndroni ulur. Sigurisht, kur e mendoni nuk tingëllon edhe aq shumë por kur i shtohen aktiviteteve të tjera gjatë ditës, këto pak kalori shndërrohen në shumë më shumë.

Ora 12: Mos e pini sodën dietale

Mund të ketë zero kalori, por konsumi i pijeve të ëmbëlsuara artificialisht mund të ndikojë negativisht në reagimin normal metabolik të trupit ndaj sheqerit, thekson një studim në Trends in Endocrinology & Metablism. Jo gjithkush pajtohet por pijet dietale shpesh lidhen me shtim në peshë dhe sindromën metabolike, një grumbull faktorësh që rrisin rrezikun për shtim sëmundje të zemrës dhe diabet duke përfshirë sheqerin e ngritur në gjak dhe zmadhimin e dhjamit në bark.

Ora 3 pasdite: Hani një copë çokollatë

Kjo nuk do të thotë ti hidheni një tasi me ëmbëlsira në tavolinën e kolegut tuaj, por nuk ju bën keq të merrni ca copa të një çokollatë të zezë. Në një studim nga hulumtuesit Zviceranë dhe Gjermanë, pjesëmarrësit hëngrën rreth 1.5 ons (rreth 43 gramë) çokollatë të zezë për dy javë. Në krahasim me grupin e kontrollit, ata që kishin ngrënë ëmbëlsira treguan nivele më të ulëta të stresit dhe metabolizëm më mirë të rregulluar. Pse? Stresi mund të shkaktojë makina të zhurmshme që djegin yndyra. Mund të jetë në kemikalet në kakao si flavonoidet, që luajnë rol në rregullimin e metabolizmit.

Ora 5 e pasdites: Qeshni

article-humbje-peshe-metabolizmi-3 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Dita është duke mbaruar, gjallërohu pak! Merreni kolegun më argëtues dhe dilni me të nga zyra apo thirreni ndonjë shok/shoqe me të cilin argëtoheni. Të qeshurit është si ushtrim-edhe 10 minuta duke qeshur ju ndihmon të digjni 10 deri 20% më shumë kalori sesa kur rrini fytyrë-varur. Kjo është mjaftueshëm për të larguar 10 deri 40 kalori. Mund të tingëllojë si pak por mendoni çka po përfitoni: Hulumtimi po ashtu tregon se të qeshurit mund të ndihmojë të mbani zemrën e shëndetshme.

Ora 8 e pasdites: Mposhteni stresin

S’ka rëndësi çfarë ju qetëson- një libër i mirë, revistë me lajme për të famshmit, seksi, videot 3-minutëshe të qenve, shava sana në dysheme- thjeshtë bëjeni. Sipas një hulumtimi të vitit 2014, gratë që ishin më të stresuara kishin metabolizëm më të ngadalësuar dhe digjnin më pak dhjamë pas ngrënies në krahasim me ato që ishin të liruara nga stresi- diference prej 100 kalorive. Si përfundim, hulumtuesit theksojnë se të jetuarit me ndjenjën konstante të rraskapitjes promovon fitim në peshë.

10 pasdite: Bini të flini

article-humbje-peshe-metabolizmi-4 10 mënyra për të përshpejtuar metabolizmin tuaj për vetëm një ditë

Lista e gjërave për tu bërë mund të vazhdojë ende, por është koha të përgatisni trupin dhe mendjen tuaj për shtrat. Kjo sepse gjumi i vonuar e bën lëmsh metabolizmin tuaj, sugjeron një studim i vogël i bërë në vitin 2012 në American Journal of Psychology. Të rriturit që flinin për nëntë orë kishin metabolizëm më të shëndoshë, më pak nepse për ushqime të ëmbla apo tharta dhe më pak uri në krahasim me ata që shkurtonin gjumin për katër orë. Fjetja i bën mirë trupit. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.