10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Ne nuk i marrim lajmet për ushqimin nga Subway, por gjetjet nga një sondazh me konsumatorë realizuar nga zinxhiri i dyqaneve të sandviçëve ishin tepër interesante: Kur është fjala për të ngrënë perime, mbi 84% e amerikanëve thanë se nuk arrijnë të marrin 4 porcionet e rekomanduara për çdo ditë. Sidoqoftë, gjysma pranojmë se nuk ka asgjë që na ndalë kur është fjala të hajmë më shumë perime.

article-ushqim-perime-mengjes 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Dhe po ashtu: Vetëm 1% (një! përqind[!) nga ne thonë se hanë perime për mëngjes. Që do të thotë, natyrisht, se shujta juaj e mëngjesit është mundësia më e mirë për ta rritur kuotën. A ju duhet frymëzim? Ja 10 ide të lehta që do t’ju bëjnë të kërkoni dollapin.

1. Bëni një sallatë mëngjesi

article-ushqim-perime-mengjes-1 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Proshuta kërcitëse dhe vezët e ziera butë i japin gjithçkaje ndjenjën e mëngjesit, përfshirë këtu një tasi të madh me spinaq apo lakër të gjelbër. Shtoni avokado të copëtuar dhe disa fara të lulediellit, dhe ja një mëngjes i mbushur me perime që do t’ju mbajë të ngopur për disa orë.

2. Shkoni përtej lëngut të shtrydhur të gjelbër

Nëse tashmë nuk keni shtuar spinaq apo lakër të gjelbër në lëngun e shtrydhur të mëngjesit, ndoshta duhet të filloni. Por nëse mërzitja ju ka larguar nga kjo mënyrë kohë më parë, provoni të zëvendësoni perimet e gjelbra për diçka krejt ndryshe, si për shembull rrepat e zjerë me avull dhe pastaj të ftohur.

3. Bëni një patate të ëmbël të mbushur

E doni shumë tërshërën në mëngjes? Provoni patate të ëmbël të zier në vend të saj. Ashtu si tasi juaj me tërshërë, është e mbushur me fibra dhe karbohidrate komplekse. Mbi të gjitha, mund t’i shtoni çka do. Provoni shije të kripur me perime dhe bizele të fërguara, ose shije të ëmbël me pak jogurt dhe arra të copëtuara apo fara.

4. Mendoni vezë të fërguara

article-ushqim-perime-mengjes-2 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Në vend të vezëve të fërguara me pak spinaq apo domate, provoni të ndryshoni proporcionet. Fërgoni disa perime në vaj të arrës së kokosit (çdo kombinim funksionon, por lakra e gjelbër, kërpudhat shiitake dhe kungulli janë shumë të shijshme). Në fund, shtoni një vezë apo dy dhe bëjini bashkë. Hidhini salcë sriracha përmbi.

5. Konsumoni perime në vend të frutave

Kjo është shumë e lehtë: Zëvendësojeni mollën, bananen apo frutat e malit me disa karota të vogla apo shkopa selinoje. Ose hani brussels sprouts të pjekura apo asparag – gatuani një natë më parë dhe hani të ftohura. Janë po aq të mira.

6. Thyeni një vezë në të

Mund të gatuani vezë të pjekura në një pjatë të vogël, por përse ta bëni këtë? Thyeni vezën në një gjysmë domate pa tul, gjysmën e një speci të kuq, apo një këpurdhë të madhe portobello dhe zieni në temperaturë të lartë derisa të bëhen gati. Shtoni parmezan përmbi. (Duket shumë më e shtrenjtë sesa që është).

7. Hani mbetjet për mëngjes

article-ushqim-perime-mengjes-3 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Si thatë? Jeni tepër dembel për të bërë mëngjes? Po, kemi qenë aty edhe ne. Herën tjetër, paketoni darkën (që kishte shumë perime, a po jo?) për ta ngrënë për mëngjes. Sepse edhe një copë pica me spinaq apo brokoli të ftohtë është më e mirë sesa një shujtë granola koti apo një tas i mërzitshëm me drithëra.

8. Jepini energji tostit tuaj me avokado

Avokado e shtypur mbi bukë? Mund të bëni më mirë se aq. Mbusheni tostin tuaj me avokado me lakër turshi të freskët dhe rrepan të copëtuar, lulelakër të pjekur me pak tahini, apo copa të trasha të domates së lëngshme dhe mozarellës kremoze.

9. Bëni një burrito të mëngjesir më të mirë

Nuk mund të gaboni kurrë me vezë të fërguara, salsë dhe pak djathë të mbështjellë në bukë të zezë apo tortilla me oriz të kaftë. Por nëse ndaleni me kaq, do ta humbisni mundësinë për të shtuar një apo dy porcione të perimeve si copa të pjekura të specit, qepë të karamelizuara apo spinaq.

10. Përmirësoni palëpetat

article-ushqim-perime-mengjes 10 mënyra për të ngrënë më shumë perime për mëngjes

Sepse shujta mes drekës dhe mëngjesit nuk ka përse të jetë krejtësisht e pashëndetshme. Në vend të copëzave të çokollatës, mbështjellni karotat e prera, zukini, kungull të verdhë apo rrepa në brumin e palapetave. Ose kërkoni shijen e kripur me spinaq ose kërpudha të fërguara, dhe hidhini përmbi gjalpë, vaj kokosi, ose jogurt sesa sirup panje. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.