10 mënyra për të humbur peshë pa mbetur të uritur

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 mënyra për të humbur peshë pa mbetur të uritur

Ju mund ti godisni kaloritë tuaja pa e shkatërruar jetën ose pa e ngrënë vetëm një copë të tortës me oriz: vetëm ndiqni këto këshilla të thjeshta. Mund të befasoheni se sa të lehta (dhe të shijshme) janë disa nga to për tu ndjekur.

humbje peshe 10 mënyra për të humbur peshë pa mbetur të uritur

1. Gjithmonë hani mëngjes për të rritur.

S’ka më Lucky Charms për ju – hani ca proteina dhe yndyrë. Vezët e fërguara dhe pak suxhuk do të ju mbajë të ngopur më gjatë se sa një petull e mbushur me ajër.

2. Hani më shumë!

Jemi duke folur për 3 ushqime të mira dhe 3 vakte të shëndetshme. Por çfarë mund të shërbeni gjatë lojës nëse nuk mund të hani çipsa? Arra të përziera, sidomos bajame, do të ju përmbush nevojën për ushqim përderisa ju ndihmon të ndërtoni muskuj.

3. Thuani jo nishestesë

Ushqimet si makaronat, buka e bardhë dhe patatet ju bëjnë që të shtoni peshë. Nëse duhet të hani makarona, sigurohuni të jenë të tëra nga gruri. E njëjta gjë vlen edhe për bukën, dhe shkëmbeni patatet e bardha për patate të ëmbla. Vetëm se mos hani shumë! Një shembull i përkryer i shkëmbimit janë pomfritat e patateve të ëmbla. Nuk do të ktheheni më në patatet e rregullta!

4. Ngrini pesha

Po, duhet të shkoni në palestër, dhe jo, ngritja e kanaqeve të birrës nuk llogaritet. Muskujt që i ndërtoni jo vetëm që do ta përmirësojnë performancën tuaj, por edhe do ta ushqejnë metabolizmin ashtu që ju digjni kalori edhe pas mbarimit të ushtrimeve.

5. Mendoni para se të hani

Mos e mbushni barkun me keksët e mbetura nga pushimet, hani çfarë shijon mirë dhe çka është mirë për ju. Kaloni kohë duke ngrënë; do të jeni të ngopur për më gjatë.

6. Por argëtohuni ndonjëherë – ose një herë në javë

Shtypni dëshirat për shumë gjatë, dhe do të jeni të mërzitur dhe do të hiqni dorë nga plani ushqimor përgjithmonë. Vetëm argëtohuni arsyeshëm – dy copa pica, jo të gjithë picën.

7. Mos hani shumë karbohidrate

Është mënyra më e lehtë për të humbur peshë shpejtë. Lakmia për ushqim mund të jetë e vështirë në fillim, por bëhet më lehtë – sidomos kur ti shihni rezultatet.

8. Vraponi me intervale

Është më e lehtë të kombinoni mes vrapimit të vështirë dhe të lehtë në vend që të shkoni për një vrapim të gjatë – sidomos kur nuk ju pëlqejnë vrapimet. Plus, do të mbaroni më shpejtë dhe do të digjni më shumë kalori. Thyeni kufijtë tuaj të shpejtësisë duke e rritur shpejtësinë me intervale. Jo vetëm që do të bëheni më të shpejtë, por edhe barku do të ju rrafshohet në kohë shumë të shpejtë.

9. Kurrë mos pini lëngje me sheqer

Por mund të pini një gotë verë ndonjëherë. Birra me karbohidrate të ulëta është në rregull gjithashtu, në masë.

10. Mos kini frikë nga yndyra

Ju bën të ndiheni të ngopur, ndihmon për ta kontrolluar oreksin dhe trupi juaj ka nevojë për të. Sigurisht, disa nga yndyrërat janë të mira përderisa disa janë të këqija. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eleven =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.